InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

POLITIKANI ZEF MORINA, SHËRBESË PËR DEMOKRISTIANËT SHQIPTAR

13 Janar, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
POLITIKANI ZEF MORINA, SHËRBESË PËR DEMOKRISTIANËT SHQIPTAR

Nga, Agron Prebibaj

Mora shkas nga botimi publicistik “E vërteta mbi demokristianët e Kosovës”, një rrëfim demokristiani i sinqertë dhe korrekt përballë publikut.
Sinqerisht gjatë leximit të këtij libri mësova të reja në politikëbërjen e demokristianëve kosovar e cila gjatë periudhës afro 30 vjeçare, përveç suksesit, rruga e saj ishte e mbushur me vuajtje, kërcënime e peripeci të tjera brënda familjes demokristiane ose e thënë ndryshe allashqiptare.
Njëri nga themeluesit e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) zoti Zef Morina një personalitet ky i zgjedhur që herët në strukturën drejtuese të partisë merr kosto me zigzaket e veta të cilat kapërcehen me qëndresën, përkushtimin e maturinë e politikanit të shëndoshë.
Pas një suksesi politik të PSHDK-së në 13 -14 vitet e para duke u rënditur si forcë e dytë politike në koalicion me LDK-në e Rugovës, me patjeter se edhe këtu do të futej djalli në mes për përçarje e cila tashmë do të shoqërohej edhe me tkurrje të elektoratit.
Pa marrë përsipër të evidentoj shkakun, arsyet, individin apo individët, logjika të çon në përgjegjësi direkte të lidershipit i cili krijoi këtë krisje në drejtimin e partisë, kala e ndërtuar bashkarisht e cila han energji për riformatim e besueshmëri.
Në fakt politikani Zef Mirina pjellë e demokracisë kristiane që në fillesë, u rrit dhe u maturua për politikën kosovare duke drejtuar Parlamentin e Kosovës në postin e n/kryetarit, për 4 vite ministër i Telekomunikacionit e Infrastrukturës, mjaft i suksesshëm në postet shtetërore, pra zyrtari më jetëgjatë në qeverisjen kosovare, njëkohësisht drejtuesi numër dy i partisë, arrihet deri në largimin e tij nga partia me pakicë absolute, kjo qëllimkeqe, aspak qytetari demokristiane për njeriun që u shndërrua në personalitet publik i respektuar dhe i dashur për të gjithë Kosovën.
Si personalitet i rëndësishëm i qeverisjes kosovare zoti Morina detyrohet të mbledhë partinë në një sigel tjetër PDKI me qëllim final ndërgjegjësimine secilit demokristian për tu bashkuar së shpejti në një çader e cila do të ishte mundësia reale në politikëbërje, për të qëndruar gjithnjë si qershia mbi tortë në politikën kosovare.
Duhet theksuar se zoti Morina pati sukses me siglën PDKI duke u zgjedhur si deputet në zgjedhjet parlamentare si dhe mjaft sukses në zgjedhjet lokale, por gjithnjë me shikim nga perëndimi për bashkimin e demokristianëve duke hapur siparin e bashkëpunimit me cilindo.
Shumë shpejt PDKI dhe PDSHK me mendjet e tyre të ftohta u gjet formula e unifikimit në një të vetme nën siglën e parë PSHDK.
Një sihariq i mirë ky e ogur bardhë për politikën shqiptare në tërësi.
Sot politikani Zef Morina me konseguencën e tij është i zgjedhur
n/kryetar i PSHDK-së dhe kryetar USHDK-së, pozicione të cilat e ngarkojnë me përgjegjësi për jetën politike të gjithë demokristianëve në të gjitha trojet shqiptare.
Tashmë PSHDK me kryetar dr. Uke Berisha realisht është një parti elitare me frymë të shëndoshë demokratike e properëndimore, ka në gjirin e vet potenciale të gatshme për sipërmarrjen dhe ballafaques ndaj publikut, por si kudo fillojnë pluhurat e përgjumja të cilat shkunden e zgjohen nga mendje të tjera që afrojnë me ne, për ekspertët demokristian mbetet parësore ndërtimi i strategjisë së tyre për të tërhequr intelektualë të zotë në karrierën e tyre, përveç detyrimit për të rinjtë dhe gratë.

Të Lidhura

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com