InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026
in I përzgjedhur
A A
NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

Një reflektim mbi drejtimin, fuqinë e fjalës dhe sfidën për të zbatuar ligjin pa humbur njerëzoren

Ka pyetje që, edhe pse i ke dëgjuar vite më parë, mbeten diku në një qoshk të mendjes për t’u rikthyer sërish. Dhe kjo ndodhi sot, m’u kujtua një pyetje e bërë nga lektorja, Prof. Asoc. Dr. Elda Tartari, gjatë trajnimit për Drejtimin e Institucioneve Arsimore Parauniversitare, të kryer nga unë pranë Shkollës së Drejtorëve, gjatë vitit 2020-2021.

“KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

Përgjigjja ime atëherë ishte e thjeshtë:

“Drita dhe errësira ime qëndrojnë në të njëjtin bosht: KOMUNIKIMI.”

Dhe sot, pas pesë vitesh, e mendoj po njësoj.

Madje, sa më shumë përvojë të mbledh në marrëdhëniet me njerëzit, aq më shumë bindem se fjala nuk është thjesht një mjet komunikimi. Fjala mbart peshë.

Kur jemi mirë me veten, fjalët rrjedhin si ujëvarë, gurgullojnë, marrin me vete mendimet, emocionet, shqetësimet. Dalin të lira, të ngrohta, të natyrshme. Por kur jemi keq, kur brenda nesh ka lodhje, zhgënjim, zemërim apo një padrejtësi që na ka mbetur në shpirt, fjalët dalin ndryshe. Ndonjëherë dalin si lakuriqët e natës nga shpella: të errëta, të vrullshme, pa na dhënë kohë të mendojmë se ku do të bien, e ndonjëherë bëhen si plumbi që vret pa ta marrë frymën…

Dhe pikërisht këtu fillon sfida e vërtetë e një drejtuesi:

A mundemi, pikërisht kur jemi keq, të mos e nxjerrim errësirën tonë, por të ruajmë forcën e dritës?

Nuk është e lehtë.

Sepse drejtuesi është njeri para se të jetë drejtues. Edhe ai lodhet. Edhe ai zhgënjehet. Edhe atij i dhemb një fjalë. Edhe ai mund të ndihet i padrejtësuar.

Por në momentin që fjala jote ka peshë mbi të tjerët, përgjegjësia bëhet më e madhe.

Një fjalë mund të ndërtojë besim, por mund edhe ta rrëzojë atë.

Mund të korrigjojë një gabim, por mund edhe të plagosë një njeri.

Këtë e ndiej veçanërisht në marrëdhënien me mësuesit.

Mësuesi që ke përballë nuk është vetëm një punonjës që duhet të zbatojë një detyrë. Është një njeri. Ka ditë kur shkëlqen dhe ditë kur mezi e mban veten. Ka dritën e tij, por ka edhe errësirën e tij. Ka lodhjen, krenarinë, pasiguritë, bindjet, plagët dhe mënyrën e vet për të reaguar.

Dhe atëherë lind një tjetër pyetje e vështirë:

Çfarë bëjmë me errësirën e tjetrit?

A e mbajmë mend?

A e grumbullojmë?

A e ruajmë diku në heshtje, për t’ia kthyer një ditë?

A hakmerremi?

A tolerojmë gjithçka vetëm që të ruajmë qetësinë?

Besoj se asnjëra nuk është përgjigjja e plotë.

Sepse toleranca nuk duhet të kthehet në dobësi dhe drejtësia nuk duhet të kthehet në hakmarrje.

Një drejtues duhet të dijë të thotë “jo”. Duhet të dijë të vendosë kufij. Duhet të dijë të marrë edhe vendime të vështira.

Por ka një ndryshim të madh mes vendosmërisë dhe dëshirës për të lënduar.

Mund të jesh i fortë pa qenë i pamëshirshëm.

Mund të vendosësh një masë pa e poshtëruar tjetrin.

Mund të kundërshtosh pa fyer.

Mund të vendosësh kufij pa ngritur mure.

Dhe këtu hyn edhe ligji.

Ligji na tregon çfarë duhet të bëjmë. Por jo gjithmonë na tregon si duhet ta bëjmë.

Në drejtimin e një institucioni, ligji është kufiri brenda të cilit duhet të veprojmë. Por brenda atij kufiri mbetet gjithmonë hapësirë për gjykimin, maturinë dhe njerëzoren.

Parimi i proporcionalitetit në të drejtën administrative është një kujtesë e rëndësishme: Autoriteti nuk duhet të përdoret më shumë nga sa kërkohet për të arritur qëllimin e ligjshëm.

Në pamje të parë, është një term juridik. Por unë mendoj se brenda tij fshihet diçka shumë njerëzore. Sepse ligji mund të më tregojë çfarë mase mund të marr, por nuk mund të më mësojë gjithmonë si ta marr atë masë pa humbur njeriun përballë meje.

Mund të më japë kompetencën, por jo domosdoshmërisht maturinë.

Mund të më japë kufirin, por jo domosdoshmërisht urtësinë.

Dhe këtu njerëzorja nuk e rrëzon ligjin.

Përkundrazi, njerëzorja e mban ligjin larg hakmarrjes.

Sepse ligji nuk duhet të përdoret si armë për t’ia kthyer dikujt një fjalë, një sjellje apo një konflikt.

Nëse një mësues gabon, ligji më jep mjetet për të reaguar.

Por ndërgjegjja më pyet:

A po korrigjoj një gabim, apo po ndëshkoj një njeri?

Dallimi është i madh.

Sepse mund të kesh të drejtë ligjore dhe përsëri të gabosh njerëzisht.

Dhe këtu besoj se qëndron një nga provat më të mëdha të drejtimit: Të mos lejosh që sjellja e tjetrit të përcaktojë mënyrën tënde të të qenit.

Nëse dikush më flet me zemërim dhe unë i përgjigjem me të njëjtën monedhë, atëherë errësira e tij ka gjetur vend edhe brenda meje.

Nëse dikush më lëndon dhe unë e mbaj atë lëndim për t’ia kthyer në një moment tjetër, atëherë nuk jam më duke drejtuar.

Jam duke reaguar.

Por nëse arrij të ndalem për një çast, të marr frymë dhe të zgjedh fjalën, jo impulsin; nëse arrij të dëgjoj përpara se të gjykoj; nëse arrij të kuptoj se pas një reagimi të ashpër mund të fshihet një lodhje, një frikë apo një plagë — atëherë komunikimi bëhet Dritë.

Kjo nuk do të thotë të justifikosh çdo sjellje. Jo. Do të thotë të mos lejosh që errësira e tjetrit të të marrë dritën. Sepse drejtësia nuk është gjithmonë butësi. Dhe njerëzorja nuk është të tolerosh gjithçka. Njerëzorja është të dish ku ta ndalosh veten, edhe atëherë kur ke fuqinë për të shkuar më tej. Ndoshta kjo është një nga sprovat më të mëdha të drejtimit: Jo të dish vetëm rregullin, por të dish masën. Jo vetëm të dish çfarë ke të drejtë të bësh, por të pyesësh veten nëse është e drejtë ta bësh pikërisht në atë mënyrë. Sepse pas çdo neni, çdo rregulli, çdo procesverbali dhe çdo mase, qëndron një Njeri.

Dhe njeriu nuk është një nen. Nuk është një dosje. Nuk është një gabim. Nuk është vetëm një reagim i keq në një ditë të keqe.

Është një botë e tërë që ndonjëherë ne nuk e njohim.

Prandaj, ndoshta përgjegjësia e një drejtuesi nuk është të jetë pa errësirë. Është ta njohë errësirën e vet dhe të mos e përdorë atë për të gjykuar të tjerët. Sepse drejtuesi nuk provohet kur gjithçka shkon mirë. Provohet atëherë kur përballë tij qëndron dikush që e ka lënduar.

A arrin të vendosë drejtësi pa u bërë i padrejtë?

A arrin të vendosë kufij pa poshtëruar?

A arrin të jetë i fortë pa u bërë i ftohtë?

A arrin të zbatojë ligjin pa harruar njeriun?

A arrin të flasë, pa e kthyer fjalën në armë?

Ndoshta aty qëndron drita.

Jo në mungesën e errësirës, por në zgjedhjen për të mos e ushqyer atë. Dhe ndoshta kjo është ajo që më riktheu te pyetja e pedagoge Eldës, pas pesë vitesh. Ne nuk jemi vetëm drita jonë.

Jemi edhe mënyra se si sillemi me errësirën tonë dhe me errësirën e të tjerëve.

E imja, të paktën, qëndron në të njëjtin bosht: Komunikimi.

Aty ku një fjalë mund të jetë ujëvarë dhe aty ku, në një çast të keq, mund të dalin edhe lakuriqët e natës. Por zgjedhja është e imja: Cilën do të nxjerr nga vetja?

Etleva Kacanja

Nëndrejtore pranë Shkollës Profesionale “ Beqir Çela”, Durrës

Të Lidhura

Domosdoshmëria e femrës njerëzore e intelektuale/ Shkëlqimi i znj. Arta Gj. Pjeternikaj, 12 vite notere
I përzgjedhur

Domosdoshmëria e femrës njerëzore e intelektuale/ Shkëlqimi i znj. Arta Gj. Pjeternikaj, 12 vite notere

6 Dhjetor, 2024
Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, Basha mesazh ngushëllimi: Ikonë e artit shqiptar! Do të mbetet i paharruar
Aktualitet

Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, Basha mesazh ngushëllimi: Ikonë e artit shqiptar! Do të mbetet i paharruar

5 Dhjetor, 2023
Parashikimi i motit 6 Nëntor 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 18 Nëntor 2023

18 Nëntor, 2023
Horoskopi ditor, e enjte 28 shtator 2023
I përzgjedhur

Horoskopi, e shtunë 7 tetor 2023

7 Tetor, 2023
Humbi zgjedhjet e 14 majit, ish-kryebashkiaku i Pukës emërohet nënprefekt i qytetit
Aktualitet

Humbi zgjedhjet e 14 majit, ish-kryebashkiaku i Pukës emërohet nënprefekt i qytetit

4 Tetor, 2023
“Tetori Rozë”, Ministrja Koçiu: Përfitoni nga programi ynë i mamografisë falas në të gjithë vendin
Aktualitet

“Tetori Rozë”, Ministrja Koçiu: Përfitoni nga programi ynë i mamografisë falas në të gjithë vendin

1 Tetor, 2023

TË FUNDIT

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com