InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nostalgjia për një Perandori të humbur/ Nga Florion Metohu

5 Shtator, 2021
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Dështimi i diplomacisë dhe praktikat e provokacias

Nga Florion Metohu

Në një komunikim me një grup adoleshentësh, në datën 1 shtator në qytetin e Vladivostokut, i cili ndodhet në skajin lindor të territorit të pafund të Rusisë, presidenti Putin nuk e fshehte një fare kënaqësie kur deklaronte se në 20 vjet prani të NATO-s ne Afganistan, rezultati në civilizimin dhe demokratizimin e atij vendi ishte praktikish zero për mos të then negativ.

Është një film i parë nga presidenti rus, por me ndryshimin se kësaj here ai ishte në rolin e spektatorit dhe jo në atë të aktorit, siç ndodhi me Bashhkimin Sovietik (BRRS) kur pësoi një disfatë turpëruese në Afganistan gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar.

Jo më kot ky vend malor quhet ndryshe dhe si “varri i perandorive”. Para sovietikëve kishte qenë perandoria britanike në shekullin e 19 që pesoi të njëjtin fat dhe kështu me rradhe deri te Aleksandri i Madh në periudhën klasike.
Ishte shpërbërja e BRRS, që pasoi disfatën në Afganistan dhe rënien e murit të Berlinit, ajo që sipas shumë studiusve të marrëdhënieve politike, udhëheq veprimet dhe vendimet e liderit rus. Ai ishte një oficer i KGB-s i stacionuar në qytetin e Drezdenit, në Gjermaninë Lindore, kur turmat sulmuan zyrat e tij.

Shaun Walker deklaron se Putin është i motivuar nga një sens i fortë i historisë, dhe si shumë persona të gjeneratës së tij, kolapsi i BRRS pati një efekt të thellë mbi liderin rus.

Nostalgjinë për periudhën e Bashkimit Sovietik Putin nuk e ka fshehur asnjëherë. Në deklaratën e përvitshme që mban para popullit dhe parlamentit rus, në prill të 2005, ai do deklaronte se “Para së gjithash vlen të pranohet se rënia e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit. Sa i përket popullit rus, ajo u kthye në një tragjedi të vërtetë. Dhjetëra miliona bashkëqytetare dhe bashkatdhetarë tanë u gjendën përtej kufijve të territorit rus.”

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2018, në një deklaratë para zyrtarëve dhe simpatizantëve rus, ai do e përforconte mendimin e tij duke deklaruar se po të kishte mundësi që të ndryshonte historinë do të kishte parandaluar shpërbërjen e BRRS.

Është ekzistenca e popullsisë ruse jashtë territorit të sotëm të Rusisë një nga pretekstet që përdor presidenti rus për të rifituar territore ose influencë në ish republikat sovietike.

Mjafton të përmendim konfliktin me Gjeorgjinë në vitin 2008 dhe pushtimin e Krimesë dhe i lindjes së Ukrainës në vitin 2014, për të kuptuar se sa seriozisht i kishte deklaratat për fundin e Bashkimit Sovietik. Këto veprime janë dhe një parajmërim për udhëheqësit e tjerë të ish republikave sovietike. Në qoftëse ata nuk mbajnë një politikë pozitive ndaj Rusisë mund të kenë të njëjtin fat.

Megjithatë, mjetet që përdor Moska nuk janë vetëm ato ushtarake. Ato variojnë nga mbështetja politico – ekonomike që u jep udhëheqësve autoritar europian dhe jo vetëm, siç është Lukashenko në Biellorusi, në organizimin e grushteve të shtetit për rrezimin e qeverive pro BE dhe NATO, siç ishte rasti i Malit të Zi ne vitin 2016. Nuk duhen harruar fushatat konstante të dizinformimit që ka për obiektiv opinionin publik perëndimor, më qëllim minimin e besimit të tyre ndaj institucioneve demokratike, sulmet kibernetike apo shantazheve ekonomike (p.sh. bllokimi i furnizimit me gaz).

Tërheqja e NATO-s nga Afganistani dhe rikthimi në pushtet i Talebanëve duket se i ka dhënë një bindje akoma dhe më të madhe liderit rus se perëndimi dhe vlerat liberal-demokratike janë në një faze kontraktimi dhe se ka ardhur koha që vendi i tij të rimarri pozicioni që i takon në arenën ndërkombëtare, një pozicion që sipas tij, nuk duhet ta kishte humbur kurrë.

 

 

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com