InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

DEMOKRISTIANËT SHQIPTARË, FORCË EPOKALE

4 Mars, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A

Nga, Zef Morina – kryetar i USHDK-së & zv/kryetar i PSHDK-së

Viti 2020, bashkimi i demokristianëve për kombin tonë. USHDK, përcaktimi i sfidës tonë.

Sot më shumë se kurrë demokristianët mbarë shqiptarë duhet t’i përgjigjen me ndërgjegje të plotë e të fortëbashkuar në nacionalizmin e identitetit tonë mbarë kombëtar, çështjes së integrimit në Euro Atlantik, si dhe shtetit Iigjor e demokratik të pavarur nga askush, përveç mirënjohjes së përjetshme ndaj SHBA-së dhe mbështetjes së fuqive të mëdha Europiane.

Sot ne duhet të udhëhiqemi nga sllogani, koha pēr njëri-tjetrin, mesazhi ynë me dashuri njerëzore pasi po përjetojmë ndarje e tranzicion të gjatë, e të dhimbshëm për të gjithë shqiptarët në trojet e veta e më gjërë. Me besimin në Zot, në familje e në individin e fortë, në mençurinë e tij duhet të jetë orientimi i demokracisë kristiane.

Vetëm demokristianët me historinë e tyre ndërtuan qytetërimin e krishterë, përsa u përket demokristianëve shqiptarë, ata bënë urën e bashkimit, projektuan Shqipërinë e bashkuar, apeluan e sakrifikuan, por u ndaluan si “molla e ndaluar”për të vazhduar rrugën injoranca, allashqiptarizma e çakejtë. Asnjëherë nuk u bë e mundur të buzqeshte fati shqiptarëve për tu drejtuar nga frymëzimi perëndimor pasi djalli qëlloi më mirë në shenjë duke përvetësuar injorancën e shumicës ç’ka do të thotë shqiptar të pa orientuar. Krejt e natyrshme do të kishte pasoja përderisa prej pesë shekujsh ishin nën pushtuesin i cili nuk solli asgjë tjetër, veçse servil, shërbëtor, të paditur e çoroditje, gjë e cila nuk i përkiste gjenezës e identitetit tonë kombëtar.

Por ajo çfarë të trishton është përjashtimi i faktorit kristian nga diktatura komuniste në Shqipëri e fondamentalizmi pseudointelektual në Kosovë, duke përdorur të gjitha mjetet deri në kryqëzimin e elitës demokristiane në trojet tona. Pa u zgjatur nga koha e komunizmit në të dyja trojet shqiptare pasi ajo ishte pjella më e keqe, veçmas për shqiptarët, por edhe postkomunizmi fillimisht në Shqipëri e pastaj në Kosovë krijoi një frymë të shtirur në pluripartizëm duke krijuar hapsira për themelimin e partisë Demokristiane e cila duhej kontrolluar patjetër për ta penguar në zhvillimin e gjërë në frymën e saj properëndimore, ashtu sikurse e njëjta gjë edhe në Kosovë për krijimin e PSHDK-së me plot ndalesa e represion, përjashto vitet e Presidentit Ibrahim Rugova i cili gjithnjë i ka hapur krah vllazëror demokristianëve të Kosovës.

Pra demokristianët në të dyja shtetet shqiptare sot po përdoren si fasadë për politikën shqiptare përballë Europës, më shumë garniturë e makinës fondamentaliste të shteteve shqiptare. Pa u futur thellë në hollësira për të gjithë drejtuesit demokristinë ndër vite, apo demokristianofobinë, ajo çka duhet theksuar sot është ndalesa e uzurpimit apo instalimi i mëndjeve të ngurta, të thara apo pse jo duhet thënë qëllimkeq të atyre që na rrethojnë.

Ne sot jemi krejt të sigurtë te drejtuesit demokristian se kanë qëllim hapje e bashkëpunimi por diku kemi ndalesa të qëllimta nga frakturat brënda nesh ose të manipuluarit. Fakti që sot pranë nesh në Tiranë apo në Prishtinë kemi përqarje me vetëdije apo pa vetëdije, të shitur apo të blerë, kjo dëmton proçesin e rritjes duke krijuar ndarje më shumë të imponuara nga demokristianofobia sesa nga dija e qëllimi.

Unë besoj se forcimi i demokracisë tonë të brendshme për demokristianët mbarë shqiptarë do të rriste prurjet, minimizonte frakturat, frenimin e çdo të padituri, sikurse gadishmëria për hapjen e të gjitha flukseve të mendimit ndryshe, vetëm kështu kjo frymë garanton të arrdhme e besim të plotë për strukturat e demokracisë tonë kristiane. Sot lidershipi demokristian ashtu si në Tiranë edhe në Kosovë është i shëndoshë, me eksperiencë, me qëllim hapje bashkimi e bashkëpunimi, pra kemi ekspertët tanë politik që nga zoti Nard Ndoka nga dy tre politikanët më të zotë e të pa kapur të Shqipërisë së bashku me kryesinë e tij, e deri te Uke Berisha me kryesinë e PSHDK-së.

Vërtetë kemi drejtues të zotët të cilët janë të pakontrolluar nga demokristianofobia, porse na duhet të zgjohemi së bashku si një trupë e vetme duke hapur dyert për demokristianët e ndershëm e krijuar frymën e debatit konstruktiv brënda nesh, si dhe konkurimin e drejtë të secilit sipas meritokracisë. Shumë shpejt sapo të konsultohemi me zotin Nard Ndoka dhe me zotin Ukë Berisha do të caktojmë datën e mbledhjes së kongresit së Unionit Shqiptar Demokristian i cili do të përcaktojë qartë orientimin tonë në të arrdhmen, forcimin e bashkimin afatgjatë.

Është koha për njëri-tjetrin, sot më shumë se kurrë duke jetuar së bashku me qëllim minimizimin e varfërisë dhe kontributin tonë gjithëshqiptar për integrimin e shoqërisë tonë në strukturat EuroAtlantike. 2020 viti i demokristianëve!

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com