InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga, Erl Kodra: Mbreti i Kaosit

18 Prill, 2019
in Artikuj, Opinione
A A
Nga, Erl Kodra: Mbreti i Kaosit

Kolapsi shoqëror është shembja e një shoqërie komplekse njerëzore. Një shpërbërje e tillë mund të jetë relativisht e papritur, si në rastin e qytetërimit Maya, ose gradual, si në rastin e rënies së Perandorisë Romake.

Kjo është ajo që dimë nga historia. Por ajo që ne nuk e dimë, ose që nuk po arrijmë të kuptojmë, është prag-kaosi ku gjendet krejt shoqëria shqiptare. Edhe disa hapa mbeten; në një atmosferë të ngarkuar me padrejtësi të thella shoqërore dhe dhunë sistemike. Në mungesë të çfarëdo garancie kushtetuese, ditën kur Parlamenti Shqiptar dha shpirtë, opozita shqiptare ndërmori një lloj akti heroik të pashembullt në historinë politike botërore. Përkufizimin i asaj çfarë ndodhi askush nuk po e analizon, për më tepër, Kryeministri shqiptar; njeriu që ka dominuar jetën politike, ekonomike dhe sociale këto 20 vitet e fundit, shton dhunën verbale dhe shtypjen shoqërore, duke e kthyer diskursin e drejtimit të shtetit në një boshllëk të frikshëm institucional. Mbetet vetëm të presim se çfarë do të shpikë tjetër mendia e tij diabolike, fjala vjen emertime të tilla si “opozita e re”, me të cilin është pagëzuar një dyzinë individësh të marrë peng nëpërmjet kërcënimeve me jetën e familjarëve ose blerjes me pare në dorë.

Diçka e përmasave të paimagjinueshme po ndodhë ndërkohë. Injoranca represive nuk njeh një cak moral dhe ligjor, ndërsa Ministri enverist Sandër Lleshaj, një lloj Himleri i vocërr flokëbardhë, mpreh gjuhën plot helm në formën e gazit, ndërsa shembë përdhe shtëpi shqiptarësh dhe kërcënon nominalisht popullin armik. Është i njëjti individ që para disa vitesh na u servir si një figurë konsesuale për President nga gjeniu i letrave Ismail Kadare.

Akti i opozitës shqiptare nuk është diçka që mund të përkufizohet si një lëvizje politike e zakonshme. Mandatet e përfaqësimit politik, në kohën kur ato kishin humbur arsyen e ekzistencës, u zhvlerësuan krejtësisht përgjatë mandatit të dytë të Edi Ramës. Shikoni me vëmendje se çfarë pamje tragjike ka marrë krejt shteti shqiptar;

Edi Rama gjendet gjithandej, në çdo zyrë dhe institucion publik. Jo me politika qeverisëse, jo me programe, por me urdhëra nominal të drejtëpërdrejtë. I rrethuar nga një bandë e stërmadhe çakejsh politik që kërcënojnë dhe kafshojnë shqiptarët. Çdo kush që ka një pikë dinjiteti dhe guximi për të kundërshtuar atë, Edi Rama i hidhet në grykë, me sulm frontal me të gjitha mjetet. Ai nuk pyet nëse sulmi i tij drejtohet kundër studentëve të universitetit, profesorëve, Akademisë së Shkencave, Teatrit Kombëtar dhe aktorëve, mjekëve të spitalit universitar apo minatorëve. Ai nuk heziton të përdorë gjuhë fyese dhe denigruse, posaçërisht raciste dhe të rrezikshme për bashkëjetesën qytetare. Ai vjedh ditën për diell, hapur, egërsisht dhe brutalisht. Edi Rama nuk ndalon agresionin kundër kundërsharëve; domethënë të atyre që ai i konsideron armiqtë e tij personal. Për Edi Ramën opozita shqiptare është diçka e keqe, që duhet eleminuar me çdo kusht, me çdo mjet, me çdo formë.

Shikoni me vëmendje ushtrinë mediatike të Edi Ramës. Një infrasrukturë gjigande mercenarësh, ndër më të sofistikuarat që ka parë ndonjëherë Ballkani dhe Europa. Vampirët televizivë hanë të gjallë çdo zë kundër Edi Ramës, në hapësirën e bollshme që televizonet dhe supergazetarët u rezervojnë çdo natë. Analistë dhe gazetarë me haluçinacione gjenetike, ca qenie të pështira dhe groteske, të zezën e bëjnë të bardhe dhe djallin e kthejnë në ëngjëll. Emra kam përmendur boll, ndaj sonte nuk do t’ua ngacmoj neverinë tuaj.

Prag-kaosi po afrohet. Ai është vetëm dy muaj larg, ndërsa Edi Rama nuk ka ndërmend të ndalë yryshin. Domethënë, nuk ndalon para asgjëje; ndërsa herët në mëngjes me lehtësinë më të pabesueshme shembë 7 shtëpi shqiptarësh, në mesditë, një komando e armatosur rëndë, për të pestën herë, kryen një operacion spektakolar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Miliona euro fluturojnë. Tre ditë më vonë gjenerali Sandër Lleshi përmbytë protestën e qindra mijëra shqiptarëve me gaz; e pas kësaj, triumfalisht, me një gjuhë enveriste kërcënon egërsisht popullin armik. Duket qartë se Edi Rama kërkon të shpërfaqë forcën e tij, ndërsa viktimave të pamundura u heq çdo mundësi komunikimi. Qellimi është strategjik dhe i mirëmenduar; të tregojë forcë dhe qëndrueshmëri para përplasjes finale. Banorët e Bregut të Lumit janë Viktimat e Paranojës para konfrontimit; një lloj prove gjenerale kur kaosi të përfshijë vendin.

Opozita shqiptare vazhdon të rritet vrullshëm, ndërsa ruan qetësinë olimpike. Vendi është mbarsur me lëndë lehtësisht të djegshme, një lloj alkimie e ngjashme me shpërthimin atomik. Opozita është e ndërgjegjshme se nëse bëhet mbrojtësja fizike e breglumasve, ky mund të jetë fillimi i fundit. Vetpërmbajtja e saj nuk është dobësi, Duket qartë se Lulzim Basha po i jep shanset e fundit paqes sociale.

Vijon

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com