InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

ALBIN KURTI ËSHTË I VETMI PASARDHËS I DENJË I UKSHIN HOTIT

12 Prill, 2019
in Artikuj, Opinione
A A
ALBIN KURTI ËSHTË I VETMI PASARDHËS I DENJË I UKSHIN HOTIT

Nga, Lirim Gashi

Unë nuk jam djall që përfiton nga djallëzia, përkundrazi përfitimin ua kam lënë Balozëve të Zi, të pangopurëve të kësaj Republike me pasuri marramendëse dhe drejtësi si kollpite.

Mirëpo një gjë është e sigurt : Po e vendosa unë, që të merrëm profesionalisht me politikë, nuk do ta bëja këtë kurrë nga nevoja për t’u ngulitur në kujtesen kolektive (në manirin e Hashim Thaçit ) si stub stupid i Ekuadorit që e përcakton mesin e botës dhe rreth së cilit lozet vallja e shfrenuar ruse, serbe e otomane me tingullin dhe taktin e Shotes, por pikërisht nga nevoja për ta shpartalluar këtë valle dhe për t’ia ngjitur kuajve të Hasan Prishtines mbrapa, me qëllim që t’i tërheqin zvarrë vallëzuesit e saj me dinjitetin e këtij populli nga ara e mëkateve në drejtim të nevojtores, për t’i hudhur pastaj në gropë, që t’i shijojnë fekaliet e vetëprodhuara, meritat e shtet-rrënimit dhe ,,fitores”.

Mua, më quajnë djall pikërisht ata demonë, të cilëve ua kam dëshifruar hiroglifet dhe muhalifet.

Më quajnë djall demonet të cilëve ua kam shpartalluar mjegullën pas së cilës e mshefin tradhtinë, krimin, mashtrimin dhe shtet rrënimin.

Mjegullën e ngritur lartë për t’i kamufluar metodat e tyre djallëzore që kuterbojnë si nevojtore !!!

Mua më quajnë djall, pikërisht ata demonë që i kam dërguar verbalisht, së bashku me mjegullen e tyre, atje ku e kanë vendin, në depot e mbeturinave historike !!!

S’ka ndjenjë më të mirë për mua, miq të shtrenjtë e mikesha, se sa kur më krahasojnë në kuptimin hulumtues e dëshifrues, demonët e vërtetë të kësaj Republike me vetveten, pa e hetuar fare që po e pranojnë se janë demonë, pra të vërtetën .

Unë fatmirësisht virgjinitetin natyror të shpirtit kurrë në jetë se kam shitur e as s’do ta shes për hir të famës, pushtetit e parasë, me asnjë çmim.

Më parë do ta kaloja jetën me majmunat shpirt-bardhë të kopshtit zoologjik, se sa të bëhëm si ata, që s’lanë mjerim pa i shkaktuar këtij populli për pushtet, famë dhe para.

Fatmirësisht, ata janë aq idiotik sa që s’po ia dalin as që ta keqpërdorin kreativitetin tim si brum për prodhimin e keksave me të cilat do t’a ushqenin njorancen dhe paftyrësinë e tyre solidare, ngaqë s’po e kuptojnë dot se intelekti dhe kreativiteti nuk blehen në Kiosk me para, por arrihen me pak talent e shumë punë, djersë, mundim, vetëmohim, sens për drejtësi, barazi, humanizëm, vetë-flijim, lexim dhe mësim.

E sa i përket karakerit njerëzor të këtyre gjahtarëve të humanizmit brenda dhe jashtë shtetit, atë e ruajnë me fanatizem të zjarrtë në thellësi të xhepit dhe sa herë që e nxjerrin përfundon në kontonumrat e tyre, aq që janë zhvatës dhe grykës të paskrupullt prej natyre.

Unë e di që asnjëri prej miqëve të mi të sinqertë dhe mikeshave. nuk do t’ia mbante anën djallit me qëllim, por pikërisht nga padjallëzia dhe pa e hetuar fare që rendimentet e propagandes së shtet rrënuesve tradhtarë, po i konsumojnë si Abetare.

Respekti, mirënjohja dhe lojaliteti im do t’i takoj përgjithmonë atyre që janë në anën e duhur të historisë dhe realitetit, ndërsa puna dhe përkushtimi im do të jet gjithmonë në funksion ( për aq sa di dhe mundëm ) të ndryshimit të bindjes dhe përceptimit të atyre që s’bindën lehtë se nuk janë në anën e duhur të historisë dhe realitetit, në mënyrë që ta bëjnë këte sa më shpejtë që është e mundur, ngaqë s’kemi kohë dhe njerëz për të humbur .

Respekti im i pafund j’u takon juve që më lexoni dhe inkurajoni cdo ditë, për ta vazhduar punën time në shërbim të mirësisë dhe së vërtetës, ngaqë për mua, pikërisht ky është kuptimi i jetës.

J’u mbaj në zemër dhe mos harroni që nëse një ditë nuk do të jem pjesë e kësaj bote (ngaqë nuk i dihet jetës ) s’dua të më vajtoj asnjëri prej jush që kam vegjetuar se koti si ameba e tkurrur në dimër, ngaqë s’ka lumturi më të madhe, se sa t’ia mbashë anën të vërtetës dhe pasi që sipas bindjes sime, ”mirësia është vetë Zoti’, njeriu, virtuozi, tribuni, humanisti dhe atdhetari me tingujt shpirtëror të së cilit më së shumti ka vallëzuar zemra ime ishte dhe mbetet padyshim Ukshin Hoti.

Mirëpo Ukshini e ka lënë një pasardhës të denjë në çdo aspekt. Një njeri të ndershëm, moralshëm, atdhetar e të ndritur.

Një intelektual të shquar, një politikan të dalluar, një humanist të pashoq e shumë trim me emrin Albin.

Të vërbuarit në tru edhe nëse ia jep mikroskopin për t’i parë gjërat sa më qartë, asgjë nuk i kryen punë, sepse nuk ka instinkt as sa një majmun.

Sepse, nuk është i verbër ai që e ka humbur dritën e syrit, por ai që e ka humbur dritën e trurit.

Fatmirësisht numri i atyre që po e gjejnë dritën e trurit po rritet dita e ditës dhe nëse ky trend vazhdon me këtë tempo, atëherë më së largu në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do t’a kemi për herë të parë në historinë shqiptare të postkomunizmit dhe demokracisë së brishtë një Kryeministër të mençur, të ditur, të guximshëm, atdhetar dhe 100% në tru e zemër shqiptar.

Një strateg burrshtetas që si askush deri me sot, ka vizion, kompas dhe guxim, me emrin Albin.

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com