InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga, Azgan Haklaj: Dibra e Madhe do të nderojnë historinë e saj të lavdishme si një nga kryeqendrat e patriotizmit shqiptar

9 Prill, 2019
in Artikuj, Opinione
A A
Nga, Azgan Haklaj: Dibra e Madhe do të nderojnë historinë e saj të lavdishme si një nga kryeqendrat e patriotizmit shqiptar

Thirrje!

Unioni Artisitik i Kombit Shqiptar i ban thirrje Dibrës së Madhe.

Votoni për vazhdimësinë:

Maqedoni e Veriut në BE.

Njeriu i duhur Hekuran Duka, përfaqësues i BDI-së.

Ashtu si Malësia e Madhe e Ded Gjon Lulit edhe Dibra e Madhe e Gjergj Kastriotit do të përcaktojë qartë vendimin për mbështetjen dhe votimin plebishitarë për Hekuran Dukën dhe BDI-në.
Dibra e Madhe do të nderojnë historinë e saj të lavdishme si një nga kryeqendrat e patriotizmit shqiptar.
Zhvillimet politike në Maqedoni deshmuan rritjen e fuqisë së faktorit Shqiptar, ku protagoniste ishte BDI e Ali Ahmetit e tashmë shqiptarët njihen si popull shtetformues, e me tej si faktor vendimtar në orientimin politik të Maqedonisë së Veriut. 
Ata zyrtarizuan Gjuhën Shqipe që ka folur Gjergj Kastrioti dhe Hyjnorja Nanë Tereza.
Shqiptarët treguan forcë, vizion, durim e qetësi në ruajtjen e balancave etnike të kësaj Republike e cila falë intuitës largpamëse të liderit Ali Ahmeti është anëtare e NATOS dhe kandidate për antarësim në BE prandaj i japin Dibrës së Madhe një simbolikë krejt të veçantë dhe e bajnë fitoren e kandidatit Hekuran Duka të BDI-së një domosdoshmëri politike e patriotike.
Dibra i ka dhanë në shekuj Kombit Tonë armët e pathyeshme, qëndresën e pamposhtur e mendjen e ndritur.
Me Kollosin e Lirisë Gjergj Kastriotin i dha Atdheut Epopenë më të ndritur, Arkitektin e Nëntorit të Parë të Pavarsisë dhe themeluesin e Shtetit Arbërorë.
Besëlidhja e 9 maleve të Dibrës është themeli i qëndresës kundër okupatorëve sllavo- turq të cilët për shekuj me radhë u dyndën me hordhitë barbare në këto treva dhe thyen kokën në bedenat e Kalasë së qëndresës.
Në vitin 1844 Dibra u shqua në përballjen me ekspeditën e Harejdin Pashës.
Qëndresa epike e Dibrës e udhëhequr nga Sheh Mustafa i Zerqanit eshtë memorizuar në vargjet lapidare:
“Gjithë këto vorre kush na i bani 
Dibra vogël e Sheh Zerqani”.
Kur ushtria e Harejdin Pashës hyn në Grykë të Radikës Sheh Mustafa organizon krerët dibranë me në krye flamurtarin Cen Leka në fushë të Gjoricës.
Pashai turk i sheh me neveri e përçmim Cen Lekën dhe shokët e tij kur i shkojnë për bisedime.
Ai mendon se mund ti nënshtrojë e ti blejë lehtë me ato opinga të grisura dhe u premton shuma të mëdha.
Populli e ka gdhendur në këngë aktin burrrëror, krenar, qëndrestar e të pamposhtur:
“Harejdin Pasha more hajvan
S’shitet Ceni me alltan
Se thyej besën që kam dhanë”.
Cen Leka i quajtur ndryshe “Burri i Dheut” vritet bashkë me djalin Zenelin dhe 75 luftëtarë trima.
Luftimet bahen të ashpra.
Debranët qëndrojnë të pamposhtur në Istikame.
“Kush udhëheq tek Istikami
Hazis Dema e Sheh Zerqani”.
Ahmet Leka len dasmën e tij dhe shkon në betejë ne krah të shokëve dhe bie heroikisht.
Akti i tij sublim është përjetësuar në vargjet;
“Ahmet Leka la një nam
U ba dhandërr në Istikam”.
Qëndresa heroike e dibranëve shpartallon ushtrinë turke.
Ky shpartallim pershkruhet bukur nga populli;
“Harejdin Pasha ku e ke lanë ushtrinë
N’Dibër të Vogël basa mi kanë gri 
Jo me pak se 12 mijë
Kanë mbetë në Istikame
E n’vorre s’kanë hi”.
Dibra i ka dhanë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ideatorin, konstruktorin, donatorin, korifeun e saj Iliaz Pashë Dibrën, i cili ishte frymëzuesi i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Dibra e Madhe kësaj rradhe do të votojë kandidatin e BDI-së Hekuran Duka sepse përfaqëson politikën e rrugës Euroatlantike të Maqedonisë së Veriut e cila u arrit falë qendresës së palëkundur të Strategut të luftës dhe arkitektit të paqes Ali Ahmeti, përballë qarqeve antipërendimore, filoruse e konspiracioneve neo-otomane.
Fitorja e BDI-së dhe e Hekuran Dukës është fitore për të gjithë shqiptarët kudo ku ata janë, në shumicë e pakicë.
Eshtë fitore e politikës vizionare, propërendimore e kombëtare.
Eshtë triumfi i Ali Ahmetit që i ka fituar të gjitha betejat me kostumin e gjeneralit apo të politikanit.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar Ju ban thirrje burrave dhe grave, studentëve, rinisë së Dibrës së Madhe të dalin masivisht në votime dhe në mënyrë referendare të zgjedhin si Qytetar të Parë njeriun e duhur Hekuran Dukën.
Votoni për vazhdimin e projekteve të Ruzhdi Latës.
Votoni për Rrugën e Maqedonisë drejt BE pas antarësimit në NATO.
Votoni për flamurin Kuqezi.
Pas Pranverës Tuziane e ka radhën Pranvera Dibrane.
Bashkimi është forca e Dibrës dhe Atdheut.
Votoni kandidatin e BDI-së Hekuran Dukën nr 1.
Votoni BDI-në.

Referencë Gazeta Dibra.

Fotografia e Azgan Haklaj
Fotografia e Azgan Haklaj
Fotografia e Azgan Haklaj

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com