InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

JEMI TË PADITUR, SEPSE NUK LEXOJMË ME VËMENDJE DHE NUK LOGJIKOJMË DHE ANALIZOJMË SI DUHET

7 Prill, 2019
in Artikuj, Opinione
A A
JEMI TË PADITUR, SEPSE NUK LEXOJMË ME VËMENDJE DHE NUK LOGJIKOJMË DHE ANALIZOJMË SI DUHET

Nga, Lirim Gashi

Mbi 95% të shqiptarëve i analizojnë gjërat bardhë e zi.

Po aq e lartë është përqindja e shqiptarëve që nuk e thonë të vërtetën kurrë deri në fund, sepse janë edukuar nga prindërit e tyre për t’a shpërfillur ndërgjegjen e keqe sa herë që gënjejnë dhe mashtrojnë.

Kjo për faktin se më shumë brengosen se çka do të thonë dhe mendojnë të tjerët për ta nëse e thonë të vërtetën e plotë, se sa për ndërgjegjen e keqe që rezulton nga gënjeshtra dhe mashtrimi.

Dhe këtu fillon kompromisi me vlerat siç janë sinqeriteti dhe ndërgjegja, dhe anasjellas me anti vlerat siç janë gënjeshtra dhe mashtrimi.

Shqiptarët qysh në fëmijërinë e hershme këshillohen nga prindërit e tyre se si të kalkulojnë dinakërisht për të përfituar personalisht nga çdo situatë, pavarësisht çmimit që e paguajnë të tjerët nga kalkulimi, gjegjësisht përfitimi i tyre i pasinqertë .

Dhe kështu ua shkaktojnë fëmijëve të tyre qysh në fëmijërinë e hershme pesë devijime apo mëkate edukative : 1. josinqeriteti, 2.mungesa e ndërgjegjës, 3. egoizmi, 4. krenaria e rrejshme dhe 5. dinakëria.

Shqiptari shumë më tepër brengoset se çka do të thonë dhe mendojnë të tjerët për të, se sa për dëmin që ia shkakton gjysmë e vërteta e tij, gënjeshtra dhe mashtrimi njerëzve që i gënjen dhe mashtron.

Me fjalë të tjera shumë më tepër energji shpenzon për t’a ndërtuar imazhin e tij të rrejshëm, se sa që brengoset për mungesen e guximit për të qenë i sinqertë ndaj vetvetes dhe të tjerëve dhe për t’a thënë haptas të vërtetën, që është bazë e edukimit dhe emancipimit human dhe iluminist, prandaj shërbehet me gjysmë të vërtetën, aktrimin dhe mashtrimin për t’u dukur i mirë në sytë e të tjerëve, meqenëse është edukuar nga prindërit që të mos ketë ndërgjegje të keqe kur aktron sinqeritet të rrejshëm, gjegjësisht kur gënjen dhe mashtron.

Dhe kur edukimit i mungon sinqeriteti që është bazamenti i nderit dhe moralit, ndodh një formim dhe emancipim personal gjysmak, i segmentuar, i deformuar dhe paragjykues.

Kur individi nuk e thotë të vërtetën për hirë të ndërtimit të imazhit të tij të rrejshëm, ai automatikisht i nënshtrohet kalulimit të shëmtuar dinak, egoist dhe populist dhe në këtë mënyrë shndërrohet në mashtrues ordiner, gënjeshtar, hipokrit dhe demagog.

Por gënjeshtar, hipokrit dhe demagog nuk mund të bëhet askush pa synuar përfitim të pandershëm.

Dhe kur njeriu synon në kontinuitet dhe me çdo kusht përfitim të pandershëm, ai nuk shoqërohet me njerëz të moralshëm dhe të ndershëm, por me njerëz të pamoralshëm dhe të pandershëm, sepse për të nuk ekzistojnë vlerat shpirtërore, por vetëm vlerat materiale.

Dhe njerëzit që i dashurojnë vetëm vlerat materiale, shoqërohen vetëm me njërëz të pasur materialisht dhe të varfër shpirtërisht.

Dhe pikërisht këta njerëz janë gjeneratorë të paragjykimeve ndaj shtresës së varfër dhe skamnore , edhe pse varfëria dhe skamja e kësaj shtrese ndërlidhet pikërisht me eksploatimin që ia kanë bërë paraprakisht .

Pra krimineli hipokrit dhe cinik edhe të varfëron deri në mjerim edhe të përqesh, gjegjësisht tallet dhe defrehet me vuajtjet që t’i ka shkaktuar.

E përfitimi i pandershëm nuk arrihet pa u shërbyer me lajthitjen dhe vardisjen e jargosur si mjet që e arsyeton qëllimin e pandershëm dhe pa bërë kompromis me etiken, nderin, moralin, bindjet dhe parimet.

Kur njeriu i nënshtrohet anti vlerave për hirë të përfitimit personal dhe mbi bazën e ndërtimit të imazhit të tij të rrejshëm, ai automatikisht shndërrohet në kameleon pakurrizor dhe në këtë mënyrë pa hezitim e përqafon mentalitetin nënshtrues.

Dhe kur 95% të shqiptarëve e kryejnë me sukses të shkelqyer dhe sjellje shembullore këtë shkollë të edukimit të jargosur vardisës, lajthitës dhe nënshtrues, atëherë pse habiten që e tërë historia e tyre është ndërtuar nën çizmen nënshtruese të okupatorit dhe pushtuesit, kur vullnetarisht e kanë mbajtur kokën nën të ?

Që shqiptarët vullnetarisht e kanë mbajtur kokën nën çizmet e pushtuesve e dëshmon qasja e tyre e papërgjegjshme, pandërgjegjshme dhe jollogaridhënëse ndaj shtet ndërtimit në liri dhe demokraci.

Dikush mund të thotë, por nuk ishte dhe nuk është populli në pushtet, prandaj nuk është fajtor për gjendjen që mbretëron.

E vërteta është, se në asnjë vend të botës nuk është populli në pushtet, por janë përfaqësuesit e tij, e në vendet ,,demokratike” siç jemi ne madje përfaqësuesit e tij të zgjedhur me votën e lirë.

Dhe kur përfaqësuesit e tij në pushtet të zgjedhur me votën e lirë nuk ndëshkohen me votën e lirë dy dekada dhe nuk detyrohen të japin përgjegjësi dhe llogari për abuzimet dhe krimet e tyre shumëdimensionale që në total kanë prodhuar shtet rrënim, atëherë mund të flitet vetëm për prapambeturi kolektive edukative e mentale dhe asesi për emancipim dhe evoluim.

Vetë fakti që as figura më emblematike e kombit Gjergj Kastrioti nuk ka shpëtuar nga baltosja e lëpirësve të çizmes së pushtuesve, është dëshmi që mbretëron koha e djallit, zvarranikut, aksham-demikut, kriminelit, hajnit, kameleonit, klerikut, maskarades, vrasësit dhe mashtruesit e jo koha e punëtorit, bujkut, blegtorit, edukatorit, profesorit, akademikut dhe mësuesit.

Dhe kjo kohë nuk ka pikur si shiu nga qielli, por është krijuar nga tifozët e errësirës të cilëve j’u pengon dielli.

Prandaj edhe nëse të gjithë si një ngritëmi në këmbë për të protestuar kundër të keqes në stilin e Murselit dhe Mileqes, nuk ndryshojmë asgjë pa e pastruar dhe ndryshuar së pari vetveten dhe pa e kuptuar rrënjësisht realitetin dhe të vërtetën.

Sepse vetëm në momentin që e pastron secili prej nesh nga e keqja vetveten, krijohen kushtet për ta kuptuar kolektivisht dhe në të gjitha dimensionet dhe nuancat realitetin dhe të vërtetën.

Hebrenjtë për shembull e kanë kuptuar të vërtetën dhe realitetin e tyre të hidhur në të gjitha nuancat dhe dimensionet, tek pas katarses dhe katrahurës së tyre kolektive biblike të luftës së dytë botërore, apo edhe më saktësisht tek pas konfrontimit të pamëshirshëm me bilancin e kësaj katrahure dhe katarse kolektive të përmasave biblike.

Prandaj e përdorin murin e vajtimit në Jerusalem për t’ia zbrazur pikëllimin e pafund gurëve të lashtë të murit dhe për t’a vazhduar jetën në harmoni më mësimet nga pësimet, sepse ia kanë dhënë besën njeri tjetrit se më parë do vdesin kolektivisht të lidhur dorë për dore, se sa që do e pranojnë një nënshtrim dhe ekspozimin të sërishëm ndaj zhdukjes kolektive të përmasave biblike.

E pyes vetën dhe juve motra dhe vëllezër të dashur, pse nuk ia japim besën tonë autoktone vetvetes dhe njëri tjetrit që do t’a mbrojmë qoftë edhe me çmimin e jetës dinjitetin dhe integritetin tonë njerëzor, etik, moral, kombëtar dhe shtetëror nga çdo armik i brendshëm dhe i jashtëm jo vetëm për hirë të vetvetes, gjakut të martirëve, dëshmorëve dhe heronjve, por para së gjithash për hirë të fëmijëve tanë ?!

Mjafton që të mësojmë nga pësimet e edukimit tonë të mbrapsht që na ka shkaktuar tragjedi, katarsë dhe katrahurë përgjatë tërë historinë sonë kombëtare për t’i hapur fëmijëve tanë shtigje më të dinjitetshme të ardhmërisë.

Deri kur do presim ? Deri kur ?

Derisa t’a ndërtojmë edhe ne si hebrenjtë një mur ?

Të Lidhura

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com