InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Edi, Edliri dhe deliri!

29 Janar, 2019
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Edi, Edliri dhe deliri!

Nga Elio Laze

U njoha ditën e djeshme me rastin e Edlir Rekës. Djaloshit 20 vjeçar nga Berati i cili duke ndërtuar një histori suksesi në kokën e vet doli nëpër televizione duke dhënë intervista si triumfator i konkurseve ndërkombëtare në pikturë.

E ndoqa intervistën e Rudina Magjistarit me shumë vëmendje dhe kam vlerësimin maksimal për të si gazetare për formën e intervistës dhe “zbardhjes” së të vërtetave të mashtrimit të Edlirit. Pashë edhe shumë reagime në rrjetet sociale, ku Edlirin e tallën, e shanë dhe e përbuzën.

Edliri nuk është e keqja e këtij vendi. Edliri është produkt i kohës ku po jetojmë. Edliri jeton në delirin e tij. Dhe nuk është i vetmi.

Kemi jetuar 45 vite të komunizmit në delir të plotë. Barkun bosh ama krenarë. Një popull “Edlir” që jetonte në delir duke besuar se ne ishim një superfuqi botërore. Ishim 2 milionë e kusur “Edlirë” që besonin që politikën botërore e bënin ata të mbaruarit e Amerikës, Rusia e madhe dhe Shqipëria.

Ne që besonim që ishim vend super i zhvilluar e të tjera delire që qarkullonin në kokat e Edlirëve shqiptarë.

Më pas erdhi demokracia. Por deliri nuk na u nda. Jetuam disa vite në delir me besimin që po jetohej ëndrra e demokracisë, kur në fakt po jetohej thjesht një kaos i pakuptimtë. E po ashtu në delir të plotë, morëm armët dhe vramë njëri tjetrin. Sepse si Edliri edhe shqiptari jetonte në delirin e më të fortit dhe më zemër hekurit. Dhe deliret e “Edlirëve” nuk përfunduan.

Sot në vitin 2019 njësoj si Edliri që nuk është piktor ne kemi profesorë me tituj dhe grada shkencore që nuk kanë bërë as shkollën e mesme. Ne kemi vrasës që në delir të plotë morën mandate deputetësh dhe miratojne ligje për 3 milionë e kusur “Edlirë”. Ne kemi tutorë prostitutash si drejtorë të përgjithshëm.

Ne kemi trafikantë ose skafistë më saktë që në delir u maskuan si njerëz të ligjit dhe bënë drejtësi në këtë vend. Në delir të plotë ne sot kemi nja 1milion e kusur juristë që diplomat i blenë thjesht se kishin 1500 euro në xhep. Por nuk është këtu fundi i delirit të “Edlirëve”.

Kemi që në 2013 që pranojmë të na qeverisë një delirant, i cili ashtu si Edliri nuk është as piktor, as shkrimtar dhe as politikan. Është një delirant që nën pushtetin e parave, bandave, drogës, krimit dhe korrupsionit mban nën sundim një popull të tërë që jeton në delir.

Edliri, fytyra e të cilit u mor publikisht në TV Klan, është produkt i delirit ku kemi me dhjetëra vite që jetojmë.
Fillimi i fundit të delirit tonë, do të jetë dita kur edhe deliranti Edi si kryeministër piktor të trajtohet në media njësoj si Edliri piktor jo kryeministër.
Deri në atë ditë, unë besoj që Edliri është një delirant pa asnjë impakt publik.
Deliri i kryeministrit po rrezikon seriozisht këtë vend.

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com