InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Misteri i shpresës së ringjallur në pak ditë

27 Janar, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Misteri i shpresës së ringjallur në pak ditë

Nga Sonila Meço

Ok, reforma zgjedhore hyri në hulli, me gjithë kohën e humbur, dëmet qendrore e anësore, krijimin e një Shqipërie administrative njëngjyrëshe.

Ok, Kancelarja Merkel dha për të satën herë mbështetjen për çeljen e negociatave për Shqipërinë, me gjithë kohën e humbur, dëmet qendrore e anësore të vonesës, edhe pse ende me parlament jokushtetues, pa Gjykatë të Lartë e Kushtetuese.

Ok, Kryeministri shtrëngoi dorën me Merkel-in, si shenjë besimi se marsi është finalja e madhe, megjithëse çdo muaj kalendarik ka patur nderin të jetë afati final. Presidenti poston foton e shtrëngimit të duarve dhe le mesazh të qartë për 9 kushtet e Bundestagut.

Ok, Ambasadorja e re Amerikane, znj. Yuri Kim dha mesazhe të qarta si paraardhësit për të vijuar në bashkëpunim me udhëheqësit shqiptarë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se me anë të drejtësisë së re, tashmë do të ketë më shumë investitorë të huaj që do të vijnë në vendin tonë, duke hapur vende të reja pune.

Ok dhe mbarë në letra e deklarata, ditë gati e përsosur për të ëndërruar.

Ndërkohë çfarë ndodhi, që u ngjall shpresa? Pse u bë kaq rozë panorama kur aktorët politikë, liderët dhe vendim-marrësit janë të njëjtët, që sollën përkeqësimin e Shqipërisë në treguesit e korrupsionit, demokracisë, ekonomisë dhe lirisë së medias?

1. Transparency International publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, Shqipëria ne indeksin e ketij viti renditet ne vendin e 106, ndërkohë, qe ka rënë me 7 vende krahasuar me një vit më parë, e fundit në rajon dhe Europë së bashku me Maqedoninë.

2. Shqipëria vijon të bëjë pjesë në regjimin e demokracisë hibride, me përkeqësim, duke bërë që Shqipëria të zbresë me tre vende (nga i 76-i që ishte një vit më parë). Ky është niveli më i ulët i demokracisë, që nga viti 2014, sipas të dhënave historike të publikuara nga The Economist. Për nga niveli i pjesmarrjes politike si Hondurani e Butani.

3. Liria e medias në Shqipëri ka rënë me 7 vende, duke u listuar në vendin e 82, nga 180 vende gjithsej, sipas organizatës “Reporterë pa kufij”, ku theksohet cënimi i lirisë së medies në Shqipëri.

4. Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për t’u ushqyer jo vetëm në raport me gjithë vendet e tjera të Europës, por edhe me rajonin. Mesatarisht, 44% e shpenzimeve shkojnë për ushqime e pije jo alkoolike, sipas INSTAT, gati 4 herë më e lartë se mesatarja europiane.

5. Në studimin për SME-të, 61% e bizneseve raportojnë se u kanë ikur punonjësit në emigracion.

6. Shqiptarët ulin ndjeshëm konsumin. Inflacioni mesatar 1,4%, më i ulti nga viti 2000. Sipas INSTAT.

7. Bie ndjeshëm besimi i bizneseve dhe konsumatorëve, niveli më i ulët në 3 vjet sipas Bankës së Shqipërisë.

8. Pamjaftueshmëria e fondeve shihet të jetë arsyeja kryesore që i mban shqiptarët larg bankave sipas një vrojtimi të “Global Findex” në lidhje me faktorët kryesorë që pengojnë përhapjen e shërbimeve bankare dhe financiare në Shqipëri. Sipas vrojtimit, vetëm 39% e shqiptarëve mbi 15 vjeç kanë llogari bankare, që është më e ulëta jo vetëm në Europë, por edhe në rajon. Vrojtimi tregoi se, në Shqipëri mungesa e fondeve si arsye për të përdorur bankat është dy herë më e lartë se në Rajon.

9. Shqipëria do të mbetet edhe gjatë vitit 2020 në një monitorim të zgjeruar sa i takon riksut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, sipas MoneyVal.

10. Në vitin 2020, sipas “Numbeo.com”, Tirana krahasuar me territorin e të gjithë Shqipërisë arrin pikët më të larta të ndotjes së ajrit, duke kapur vlerën prej 85.63 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të vitit 2019. Po sipas këtij raporti, Tirana renditet qyteti i tretë me ndotjen më të lartë në gjithë Evropën, pas Tetovës (Maqedonia Veriore) dhe Chelyabinskit (Rusi).

11. Ndëshkim të zyrtarëve të lartë me Drejtësinë e Re? Na përmendni një, se skandalet janë me mijra.

Të na e thonë ku mbështetet ky optimizëm akut, çfarë epifanie ndodhi, që u ngjall një shpresë në deklarata? Ç’mister qarkullon përmbi kokat tona, të gëzojmë edhe ne, populli…

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com