InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Analiza/ Basha arriti ta delegjitimojë këtë parlament

15 Janar, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A

Në krye të herës duhet pranuar që rruga e opozitës për ta rrëzuar Edi Ramën nëpërmjet radikalizmit dështoi. Kjo nuk do të thotë aspak që kauza e saj, ashtu siç u prezantua, nuk qe e drejtë. Opozitës nuk i mungoi fuqia, por mbështetja ndërkombëtare për këtë. Ata, të huajt që monitorojnë edhe de fakto këtë shtet e që vendosin për ne, të yshtur nga dekori demokratik e nga lobimi mbresëlënës me mjete që mund t’i hipotizojmë të Edi Ramës, por që nuk i provojmë dot, nuk e kuptuan dhe pranuan dorëzimin e mandateve apo bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Njëanshmëria e tyre e qartë me spirancën hedhur mbi koncepte të tilla e ndjeshmëri të caktuara nuk i lejoi ata të shikonin qartë rastet e tmerrshme të shitblerjes së votës në Dibër, Shijak e të tjerë, paçka se tabloidi “Bild” ua plasi para fytyrës. Me ta, opozita nuk i bëri llogaritë bash si duhej. Për të dytën herë pas kohës së “çadrës”, ligjërimi i saj nuk u përputh me faktet. Përtej kësaj, mes të qenit fasadë në një sistem, i cili me apo pa opozitën në të po shndërrohej gjithnjë deri në piken e degradimit ku jemi sot, në hapësirën e unit të Edi Ramës ajo zgjodhi vetësakrifikimin për të vërtetuar tezat e veta.

Marrëdhënia e Ramës me eksponentët me të kaluar të errët, subjekt i ligjit të dekriminalizimit, po vërtetohet deri në kufijtë e sfidës me kryebashkiakët e tij që po këputen si fiq të thatë nga dega një e nga një. Po kaq në votimet e 30 qershorit, në të cilat qeveria nuk i pranoi komisionerët e opozitës në shkelje të ligjit, po kaq dëshmoi grykësi e dhunim të rezultateve, të cilat u trukuan të kushtëzuar nga pjesëmarrja tejet e ulët në proces. Raporti i OSBE-ODIHR ishte tejet dërrmues për gjithë farsën, e cila u kompletua nga urdia e qyskimbajtësve kundër dyerve të bashkive, në të cilat u futën si llokumi në pako kryetarët e emëruar.

Lufta për të kapur e rrënuar të vetmin institucion që nuk e kanë, Presidencën e Republikës, është po ashtu dëshmi e krizës, që vetëm i zgjeron përmasat. Ligji kundër “shpifjes”, në fakt kundër fjalës së lirë, i kundërshtuar nga të gjitha organizmat kryesorë ndërkombëtarë, është qershia mbi tortën e dekadencës. Ndërkohë që historia e trishtë e këtij viti dikë e merrte përpara, dike tjetër e zinte nën vete, të tjerë i hidhte mënjanë, shumë në rrugë, ca ndër zyra me krye mbi tendera kaosi vendoste themelet e veta me protesta, mungesë institucionesh drejtësie që duken si pëlhura e Penelopës që nuk ngrihen kurrë, abuzime të Policisë me gaz lotsjellës, me rrënime shtëpish dhe buldozerin në derë të Teatrit Kombëtar, me njerëz që ikin me balonë, duke e renditur Shqipërinë në krye të azilkërkuesve në BE, në Europë arritën në një konkluzion të shprehur në nëntë pikat e Bundestagut, shoqëruar me dëbimin nga procesi i integrimit në Europë.

Një nga këto pika është Reforma Zgjedhore si hap i parë për një proces më të mirë zgjedhjesh dhe rregullat e lojës në çdo vend shkruhen bashkë me kundërshtarin. Ndaj, fotografia e kuartetit bashkë me lajmin që e shoqëroi nuk është kataklizmi. Në këtë pikë, sulmet që i bëhen Lulzim Bashës nga ata që u bënë patericat e Edi Ramës në votimet e 30 qershorit, janë thjesht një përpjekje për të fshehur bashkëpunimin e tyre me Kryeministrin tamahqar në përdorim renegatësh. Marrëveshja e majit 2017 dhe ulja në bisedime për këtë reformë nuk kanë asnjë lidhje të dukshme. Opozita ka detyrimin etik të ketë një tezë dhe një qëndrim të vetin për sistemin zgjedhor, ta mbrojë dhe ta shpjegojë atë mes debatit për lista të mbyllura e të hapura.

Ndërkohë, Basha, ndonëse me çmimin e lartë të sakrificës, ia doli të delegjitimojë institucionet dhe ta kalojë vendimmarrjen në tryezën jashtë Parlamentit. Opozita tregoi forcën e saj, duke iu imponuar maxhorances për të arritur një pjesë të qëllimeve të saj përmes Reformës Zgjedhore!

Përfundimi i Reformës Zgjedhore, më 15 mars, i hap rrugë teorikisht zgjedhjeve më me standarde e mundësisë që ato të jenë të parakohshme, mundësi që do të nxiten apo stopohen edhe nga Juri Kim, ambasadorja e re e SHBA-ve në vendin tonë. Nga ana tjetër, pamja e qeshur e Damian Gjiknurit, mecenat të “çunave problematikë të Dibrës”, “hero” epik i dosjes së këtij qyteti, nuk është një ogur i mirë. Ndoshta, opozita do duhej ta tërhiqte pak më shumë litarin para se të ulej krah tij.

Duke ndjekur trajektoren e këtyre zhvillimeve mund të pohojmë që pjesëmarrja e opozitës në bisedimet për Reformën Zgjedhore është veprim i domosdoshëm dhe njëkohësisht kjo pjesëmarrje i heq asaj mundësinë për veprime “revolucionare” nesër, pos rastit kur populli e “tejkalon” opozitën. Do të binim në maraz të madh nëse nuk e themi që problem nuk janë ligjet dhe kodet, por vullneti njerëzor e politik për t’i shpërfillur ato, egoja e çdo analfabeti, batakçiu e hajduti, për t’u bërë pasha e shërbëtor i Sulltanit.

Gazeta Panorama

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 14 prill 2024

14 Prill, 2026

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com