InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Diplomacia amerikane shans i fundit për krijimin e qeverisë VV-LDK!

15 Janar, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Albin Kurti në kurthin e Edi Ramës

Nga Enver Bytyçi

Dje ka patur zhvillime të reja në Kosovë. Edhe një dritë shprese është shfaq dhe mesa duket për pak kohë vendi do të ketë qeverinë, të cilën qytetarët e kanë votuar. Ambasadori amerikan Kosnett ishte në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nëse shohim fotografinë e shfaqur duket qartë se Isa Mustafa dhe Agim Veliu janë hallka e zgjidhjes së konfliktit dhe e formësimit të koalicionit qeverisës në këtë subjekt politik. Vjosa Osmani nuk është problemi.
Po ashtu ambasadori Wolker ka zbritur në Prishtinë. Ai njihet si fans dhe avokat i Albin Kurtit në SHBA. Kjo do të thotë se Wolker ka ardhur nw Kosovë me një mesazh për mikun e tij në krye të Vetëvendosjes. Kësisoj amerikanët edhe kësaj radhe i ndanë rolet dhe bënë për Kosovën atë që nuk duan e nuk dinë ta bëjnë politikanët e saj. Uashingtoni pa dyshim mbështet një qeveri të përbashkët të Vetëvendosjes dhe të Lidhjes Demokratike. Çdo përpjekje për ta dëmtuar këtë koalicion shkon kundër interesave amerikane në Kosovë. Dhe interesat e kundërta me amerikanët kanë bekimin e Serbisë e të Rusisë më së pari.

Zhvillimet e djeshme janë pa dyshim një hap i rëndësishëm në arritjen e një marrëveshjeje midis dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit. Por jo vetëm kaq. Këto zhvillime ishin paralajmërim për presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Ky i fundit prej ditësh i bën presion Albin Kurtit sa i përket mandatimit të tij në krye të ekzekutivit. Aq shumë e frynë mediat proserbe të Kosovës “ultimatumin” e Thaçit, sa u duk sikur për qeverinë vendos presidenti dhe jo sovrani. Në fakt Hashimit i duket vetja sovran, ose sulltan i Kosovës. Njeriu, përfshirë dhe presidentët dhe kryeministrat, shpesh herë bëjnë atë që ua merr mendja të bëjnë. Nuk bëjnë atë që kërkon kushtetuta dhe ligji.

Por kreu i Vetëvendosjes po dje iu përgjigj zotit Thaçi me një letër publike dhe e paralajmëroi atë që të heqë dorë nga presioni dhe ultimatumet e tipit Milosheviç! Sepse afatet kushtetuese fillojnë pas mandatimit të kandidatit për kryeministër e jo kur t’i dojë qejfi presidentit. Pra, kemi të bëjmë me lëvizje të diplomacisë amerikane edhe si paralajmërim për rolin destruktiv të Hashim Thaçit në lojën politike. Ky rol duhej demantuar. Më mirë se diplomacia amerikane nuk mund ta bënte askush tjetër. Vizita e Kosnett në LDK dhe ardhja në Prishtinë e Wolker është një paralajmërim jo vetëm për forcat regresive në LDK e VV, por edhe për rolin negativ të presidentit të vendit, i cili në vend që të ndihmojë për zgjidhjen e krizës, i fryn zjarrit të përçarjes, me qëllim moskrijimin e qeverisë.

Veç kësaj Albin Kurti, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani duhet ta lexojnë mirë lëvizjen e fundit të amerikanëve. Ata duhet t’i lënë menjanë interesat vetjake e të partive që përfaqësojnë dhe t’i japin fund konfliktit për ndarjen e përgjegjësive. Eshtë momenti që të realizohet marrëveshja e koalicionit dhe të krijohet qeveria e re e Kosovës. Kostoja e moskrijimit të kësaj qeverie është tashmë e lartë, shumë e shtrenjtë. Dëmet që i shkaktohen vendit nga kriza e mosbesimit midis VV dhe LDK-së janë të mëdha.

Nëse këto dy subjekte nuk do të merren vesh dhe nuk do të bëjnë kompromis edhe në këtë rast, kur diplomatët dhe miqtë amerikanë po japin mesazhe të qarta, atëherë koston do ta paguajnë qytetarët e Kosovës. Por kosto elektorale do të ketë edhe për Vetëvendosjen dhe LDK-në. Çdo interpretim tjetër i lëvizjeve të fundit është e duhet konsideruar i gabuar.
Është momenti i fundit për ta krijuar qeverinë e re. Eshtë koha kur tashmë shteti do të duhet të kishte institucionet e veta. Duhet medomosdo të parandalohet ardhja e PAN në pushtet. Duhet një qeveri e cila të realizojë aspiratën e shqiptarëve për drejtësi dhe shtetësi të plotë.

Edhe në këtë rast shpëtimi i fatit, imazhit dhe shtetësisë së Kosovës duket se është ndihma amerikane. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Por së paku ta ndihmojmë diplomacinë amerikane dhe lehtësojmë ndihmën e saj ndaj nesh!

Të Lidhura

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com