InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga Hamdi Ndrecaj-PANTERI: Bijtë e Shqipes e dinë se ku i ka shqipja trojet e veta.

19 Nëntor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Nga Hamdi Ndrecaj-PANTERI:  Bijtë e Shqipes e dinë se ku i ka shqipja trojet e veta.

(Refleksion polemizues: GREQIA KA PRETENDIME TERRITORIALE NDAJ SHQIPËRISË)

Ngjarjet e ditëve të fundit në Bularat të Shqipërisë na paralajmërojnë që me fqinjin tone, shtetin e Greqisë jemi në gjendje lufte, deshtëm apo s’deshtëm. Githçka po shkon në atë drejtim. Shtetit shqiptar që nga dita kur forcat e Sigurisë Shqiptare vranë terroristin grek brenda territorit të Shqipërisë dhe gjatë ditëve në vijim, gjer në ceremoninë e varrimit të terroristit grek, të reaguarit të “Agimit të Artë”, iu cënua e drejta për të qenë shtet sovran, ku neonazistët grekë haptazi cenuan sovranitetin e shtetit shqiptar.

Shteti grek tanimë edhe zyrtarisht kërkon aneksimin e jugut shqiptar, të ashtuquajtur Vorio Epir. A thua është në dijeni shteti shqiptar për një gjë të tillë, apo ndoshta, thjeshtë shteti shqiptar qëllimisht nuk don ta zbatojë kushtetutën e vet për të ruajtur sovranitetin territorial dhe integritetin e tij shtetëror, apo ndoshta pushtetarët shqiptarë janë futur në ndonjë pazar pa dijeninë e popullit, siç ndodhi me varret e të ashtuquajturve ushtarë grekë, të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sido qoftë, populli shqiptar do të dijë si gjithmonë të reagojë, kur është në pyetje territory shqiptar, edhe ashtu i sakatosur dhe i copëtuar në disa shtete fqinje, si rezultat i padrejtësive ndërkombëtare. Shteti shqiptar, në vend që të ngrisë çështjen çame në të gjitha nivelet ndërkombëtare, që shteti fqinj, shteti aspak mik grek që të na i kthejë pronat shqiptare të Çamërisë dhe të reflektojë për të drejtat e arvanitasve të asimiluar anekënd Greqisë, lejon që Greqia të kërkojë edhe më shumë tokë e det nga Shqipëria.

Vallë, mos jemi të përgjumur, apo ndoshta jemi në agun e vonuar për t’u treguar edhe politikëbërësve shqiptarë në të gjitha territoret shqipetare që t’i lënë njëherë e mirë pazaret me tokat shqiptare stërgjyshore, sepse shqiptarët nuk kanë troje e dete për t’i vënë në pazar, ngase ky është edhe fundviti i hapjes së kutisë së pandorës, që popujve të vegjël mund t’u kushtojë shumë shtrenjtë, falë politikave të gabura dhe poplitikëbërësve të qelbur, duke pasur parasysh që historia për ne shqiptarët ka qenë shumë e pamëshirshme gjatë shekujve të kaluar, apo ndoshta shteti shqiptar po mundohet gjithçka ta kalojë në heshtje, sikur nuk po ndodh asgjë, si pasojë e respektimit të fqinjve, por, jo kjo nuk duhet të ndodhë me toka shqiptare, se ka djem e vajza që i dalin zot, saherë tërbohen armiqtë tanë.

Këtë duhet ta dijë edhe shteti grek se me shqiptarët lojërat e fëlliqura shekullore kanë përfunduar njeherë e mirë. Kujdes, mos i njollosni trojet tona! Mos kërkoni haraç për atë që duhet ta ktheni, që na grabitet gjatë historisë, sepse sido që të jetë, çfarëdo që të ndodhë, shqiptarët do të reagojnë si një komb i pandarë: Prishtina, Tirana, Shkupi e Ulqini, dhe vetëm atëherë do ta shohim se sa u vlen lëkura.

Shteti shqiptar urgjentisht të marrë masa kundër deputetëve të Parlamentit Shqiptar, që dolën në krah të terrorizmit grek haptazi dhe të ngrisë akuzë për tradhëti kombëtare kundër tyre. Djallin e Kishës Ortodokse Greke ta largojë menjëherë nga trualli shqiptar dhe focat e rendit të vendosen në të gjitha ato vende, ku ka ndikim politika antishqiptare greke dhe këtë çështje ta shqyrtojë intelegjenca shqiptare me urgjencë për dëbimin e qindra agjentëve greko-serbë nga shteti shqiptar.

Shteti shqiptar, Ministria e Punëve të Jashtme e shtetit shqiptar, me urgjencë të thërrasë Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe të gjitha qendrat e vendosjes, për shak të ndërhyrjes së shtetit grek, paramilitarëve grekë në territorin e Shqipërisë, duke shkeluar në mënyrë terroriste, më flagrante sovranitetin e shtetit shqiptar. Nëse nuk veprohet me kohë, atëherë mund të jetë shumë vonë. Shumë shpejt shqiptarët do të gjenden përballë një agresioni të radhës së Forcave Greke Ultranacionaliste .Prandaj, u themi pushtetarëve të shtetit shqiptar që neser mos të kërkojë nga ne qytetarët shqiptarë anekand Globit, që të rrimë duarkryq e te shiqojme si spektator marrezite e terroristeve grek kunder kombit tone shqipetar, sepse ne e dime shum mire qe politika greke eshte shume mire e koordinuar me politiken serbo- sllave dhe atë ruse, për nje dominim total në Adriatik, gjë që kurrë nuk ka për të ndodhë sa të ketë shqiptarë mbi këtë tokë.

Prandaj ju themi edhe marionetave greke , shqipfolësve të llojit Dule, që kjo tokë ka zot, e zotërtit e saj jemi ne ,nëse dikush nga politikëbërësit e Shqipërisë, qoftë të Kosovës ka përzier këmbët me armiqtë tanë shkullorë, atëherë u themi që fatin tuaj nuk e përcakton me ligji zoti, po vetëm ligji i popullit shqiptar do të jetë i plotëfuqishëm. Pyetene veten se çfarë kërkonte me një ceremoni varrimi parulla e ultra ndytësirave greke në Bularat, siç ishte parulla ”Maqedonia është Greqi! Epiri është Greqi”.

Ndoshta paskeni ngatërruar adresën dhe keni parë hartën e gabuar …Bijtë e Shqipes e dinë se ku i ka shqipja trojet e veta.

Ferizaj .11.11.2018

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com