Përmes një statusi në profilin e tij facebook, ish deputeti lezhian Eduart Ndocaj, ka zbrazur gjithë “mllefin” e akumuluar ndaj klasës politike në vend, të cilën e akuzon vazhdimisht si të papërgjegjshme dhe korruptive në dëm të fateve integruese të Shqipërisë.
Me një fjalor të mbushur me mallkime, kaubojsi i politikës shqiptare, nënvizon se Shqipëria po vuan pasojat e tranzicionit 30 vjeçar, ku politikanët e vendit janë hajdutët, dallaveraxhinjtë dhe kriminelët më të mëdhenj.
Ky shpërthim i Ndocajt është në vazhdën e qëndrimeve të tij të vazhdueshme, ku herë pas here ai ka lëshuar thirrje për përmbysje të kastës së vjetër drejtuese dhe fatet e vendit ti marrë një elitë njerëzish të mirarsimuar në Perëndim.












