InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026
in Aktualitet
A A
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Cërrikut dhe përfaqësuese e Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), Gazmira Frakulli, ka dalë me një qëndrim të qartë në mbrojtje të Bashkisë Cërrik, duke kundërshtuar çdo skenar që parashikon shkrirjen e saj në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Frakulli thekson se vendimi për të ardhmen e Bashkisë Cërrik duhet t’u përkasë vetë qytetarëve dhe se çdo ndryshim i kufijve administrativë duhet të kalojë përmes dëgjesave publike, transparencës së plotë dhe konsultimit me komunitetin.

Sipas saj, reforma territoriale nuk duhet ta shndërrojë Cërrikun në një periferi administrative të Elbasanit, pasi kjo do të cenonte identitetin lokal, cilësinë e shërbimeve dhe përfaqësimin e banorëve.

Në reagimin e saj, Frakulli rendit pesë arsye kryesore pse Cërriku duhet të mbetet bashki më vete:

  • Ruajtja e shërbimeve pranë qytetarëve dhe shmangia e udhëtimeve të gjata për çdo procedurë administrative.
  • Mbrojtja e ekonomisë bujqësore dhe zhvillimit rural, duke garantuar që fondet të investohen në nevojat e fermerëve dhe të fshatrave.
  • Ruajtja e përfaqësimit politik, në mënyrë që zëri i Cërrikut të mos humbasë në një bashki shumë më të madhe.
  • Mbrojtja e identitetit historik, kulturor dhe administrativ të Cërrikut.
  • Garantimi i mbështetjes për familjet në nevojë dhe komunitetet më të largëta, të cilat rrezikojnë të mbeten jashtë vëmendjes.

Frakulli argumenton se Bashkia Cërrik, me pesë njësi administrative – Cërrik, Mollas, Klos, Gostimë dhe Shalës – përbën një qendër natyrore administrative për banorët e saj. Zhvendosja e vendimmarrjes në Elbasan, sipas saj, do të rriste kostot, kohën e shërbimeve dhe do të krijonte vështirësi të panevojshme për qytetarët.

Ajo paralajmëron gjithashtu se ekziston rreziku që të ardhurat dhe taksat e mbledhura në territorin e Cërrikut të përdoren për prioritetet urbane të Elbasanit, duke lënë në plan të dytë investimet për bujqësinë, infrastrukturën rurale, ujitjen dhe zhvillimin e agroturizmit.

Në përfundim, përfaqësuesja e PLL apelon që reforma të ndërtohet mbi interesin e qytetarëve dhe jo mbi centralizimin administrativ, duke theksuar se mbrojtja e Bashkisë Cërrik është njëkohësisht mbrojtje e identitetit, zhvillimit, demokracisë vendore dhe së ardhmes së komunitetit.

publikimi i plotë i znj. Frakulli:

Mbrojmë Bashkinë Cërrik, Mbrojmë Identitetin dhe Shërbimet për Qytetarët.

Vendimi për të ardhmen e Bashkisë Cërrik i përket banorëve të tij! Çdo ndryshim kufijsh duhet të kalojë përmes dëgjesave publike dhe transparencës së plot.
Reforma territoriale nuk mund dhe nuk duhet ta kthejë Cërrikun në një lagje periferike të Elbasanit. Mbrojtja e bashkisë sonë është mbrojtje e shërbimeve, ekonomisë, kulturës identitetit dhe zërit të çdo qytetari!
Pse Cerriku duhet të mbetet Bashki më vete:

  1. Jo largimit të shërbimeve nga qytetari
  2. Mbrojtja e ekonomisë bujqësore e rurale
  3. Jo humbjes së përfaqësimit politik
  4. Ruajtja e identitetit lokal
  5. Kufizimi ose harresa e shumë familjeve në nevojë
  6. Specifikat Gjeografike dhe Shërbimet e Largëta
    Humbja e aksesit për njësitë e thella: Bashkia Cërrik(189.65km2) përfshin 5njësi administrative: vet qyteti i Cerrikut dhe 4 Njesi Administrative rurale si Mollas, Klos, Gostimë dhe Shalës. Nëse Bashkia Cërrik shkrihet, një banori nga fshatrat e Mollasit apo Klosit do t’i duhet të udhëtojë deri në Elbasan për certifikata, leje apo ankesa administrative – duke trefishuar kohën dhe koston e transportit.
    Qendra administrative ekzistuese: Cërriku funksionon si nyje natyrale gjeografik për këto 4 njësi. Vendosja e qendrës vendimmarrëse në Elbasan e prish këtë ekuilibër natyral lokal.
  7. Ndarja Buxhetore dhe Prioritetet e Zhvillimit
    Sa efikase do te jete shperndarja e te ardhurave ndermjet nevojave urbane dhe nevojave rurale (fshatrave)
    Elbasani ka prioritete madhore urbane (trafiku, mbetjet industriale, zhvillimi i qytetit të madh). Ekziston rreziku real që taksat e mbledhura nga territori i Cërrikut (5 Njesit administrative) të përdoren për të mbuluar “gropat” buxhetore të Elbasanit, në vend që të investohen në kanalizimet, ujitjen apo rrugët dytësore të fshatrave të Cërrikut.
  • Buxheti i garantuar për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Cërrik rrezikon të pakësohet për të mbuluar nevojat më emergjente apo me peshë më të madhe elektorale të qytetit të Elbasanit.
  • Fondet e bujqësisë dhe agroturizmit: Zonat si sulova/Cërriku kanë nevojë për grante e projekte specifike bujqësore. Një bashki e madhe qendrore priret të favorizojë projektet infrastrukturore urbane përkundrejt subvencioneve të vogla për fermerët.

Përfaqësimi Politik dhe Zëri i Qytetarit
Humbja e peshës në Këshillin Bashkiak: Në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, numri i këshilltarëve nga zona e Cërrikut do të jetë minimal për shkak të numrit të popullsisë. Kjo do të thotë se zëri i Cërrikut dhe i njesive administrative nuk do të ketë fuqi votuese për të kaluar projekte apo investime nëse këshilltarët e Elbasanit vendosin ndryshe.

Identiteti Lokal dhe Demokracia Vendore

    Historia dhe tradita administrative: Cërriku ka një histori të konsoliduar si një bashki më vete, me identitetin e vet socio-ekonomik, kulturor dhe komunitar që duhet mbrojtur.

    Vështirësia për të identifikuar dhe mbështetur familjet më të varfra në zonat më të largëta ( Kufizimi i dhënies së ndihmës ekonomike etj.

      Të Lidhura

      Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
      Aktualitet

      Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

      24 Gusht, 2026
      Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
      Aktualitet

      Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

      23 Gusht, 2026
      Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
      Aktualitet

      Shpëtim Axhami: Shqipëria të ketë Ditën Kombëtare të Kujtesës për viktimat e komunizmit

      23 Gusht, 2026
      Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
      Aktualitet

      Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti

      21 Gusht, 2026
      Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
      Aktualitet

      Axhami ngre alarmin për shpopullimin: “Shqipëria po tkurret, kjo krizë demografike nuk mund të injorohet”

      20 Gusht, 2026
      Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
      Aktualitet

      Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

      15 Gusht, 2026

      TË FUNDIT

      Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
      Aktualitet

      Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

      24 Gusht, 2026

      “Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
      Artikuj

      “Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

      23 Gusht, 2026

      Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
      Artikuj

      Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

      23 Gusht, 2026

      Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
      Aktualitet

      Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

      23 Gusht, 2026

      "InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

      @2024 InfoPressAlbania

      No Result
      View All Result
      • KREU
      • Artikuj
      • Opinione
      • Politikë
      • InfoPress
      • Ekonomi
      • Bota
      • Sport
      • Lifestyle
      • WEB TV
      • Të ndryshme
        • Aktualitet
        • Lajme
        • I përzgjedhur
        • Sociale
        • Shëndetësi
        • Histori
        • Kulturë
        • Kuriozitete
        • Horoskopi
        • Show Biz

      © 2024 Infopressalbania.com