InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Kush është Sekretari Amerikan i Shtetit të SHBA, Z. Antony Blinken?

23 Maj, 2021
in Artikuj, InfoPress
A A
Kush është Sekretari Amerikan i Shtetit të SHBA, Z. Antony Blinken?

Antony John Blinken, është një diplomat dhe politikan amerikan me origjinë nga Ukraina. Sekretar i Shtetit nën administratën e Biden nga 26 Janar 2021. Nga 2009 në 2013, ai ishte Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Zëvendës Presidentit të SHBA Joe Biden.

Blinken filloi karrierën e tij në Departamentin e Shtetit nën Bill Klinton.

Me vonë Blinken ishte gjithashtu kandidati i Barak Obama për kreun e Departamentit të Shtetit.

Kur Biden ishte senator, Blinken drejtonte stafin e tij në komitetin e punëve të jashtme.

Ai është i diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe Shkollën e Drejtësisë në Columbia dhe ka qenë prej kohësh një shtyllë kryesore e Partisë Demokratike në çështjet e politikës së jashtme. Ka mbaruar të mesmen në Paris.

Blinken, raporton Associated Press, është një pikë referimi për shumë ish-zyrtarë të sigurimit kombëtar që kërkojnë me insistim të madh në angazhimin global të Shteteve të Bashkuara. Me pak fjalë, nën administrimin e Biden, SHBA duhet edhe një herë të jenë “feneri” i demokracisë botërore: duke lënë mënjanë hezitimin e Donald Trump.

Ai ishte një analist për New York Times dhe një analist për CNN, dhe një nga mbështetësit më të vendosur të Russiagate, teoria e pretenduar e bashkëpunimit midis Presidentit Donald Trump dhe Moskës, e cila më vonë u hodh poshtë pas tre vjet hetimesh.

Mbështetës i pranverës Arabe në 2011.

Në 2011-2012, Blinken doli në favor të “burimeve arabe” dhe “forcave të ndryshimit” veçanërisht në Egjipt dhe Libi. (Në Libinë e pas Gheddafit, kemi një shtet të ndarë, të përçarë të shkatërruar me shumë se kurrë dhe pjesa lindore e saj nën regjimin e një gjenerali a.k).

Siç raporton ish Presidenti Barack Obama në librin e tij të fundit “Toka e Premtuar”, në faqen 734, duke folur për Egjiptin dhe mbështetjen e administratës së saj për “Vëllezërit Myslimane”, Obama shkruan se “Këshilltarja Samantha, Denis, Susan Rice dhe këshilltari i sigurisë kombëtare të Joe (Biden) Tony Blinken, ishin të bindur se Mubarak kishte humbur plotësisht dhe në mënyrë të pakthyeshme të gjithë legjitimitetin në sytë e popullit egjiptian.
Menduan dhe vendosën se ishte strategjikisht e kujdesshme dhe e drejtë nga ana morale të mos mbështetnin një president të korruptuar dhe autoritar si Mubarak duke qëndruar në krah të forcave të ndryshimit ”. Forcat e “ndryshimit” që shpejt e çuan Egjiptin në regjimin shtypës dhe islamik të Mohamed Morsi, përfaqësues i Vëllazërisë Myslimane. (Sot kemi në pushtet Abdel Al Sisi, një gjeneral që ka vendosur autoritetin absolut me ndihmën e forcës dhe tankeve a.k).

Blinken dëshironte luftë kundër Assad në 2013.

Antony Blinken ishte një mbështetës i vendosur i ndërhyrjes ushtarake amerikane kundër Bashar al-Assad në Siri. Sipas Financial Times, Blinken, në vitin 2013, mbështeti variantin ushtarak kundër Sirisë pas përdorimit të supozuar të regjimit Sirian të armëve kimike, një rrugë që Barack Obama refuzoi të ndiqte. Mirëpriti publikisht vendimin e Donald Trump për të goditur Sirinë në 2017, si një veprim demonstrues.

Kina dhe Rusia, Korea e Veriut e Irani (politika bërthamore e tyre), Turqia ( e papranueshme që ka blerë misile nga Rusia) dhe Lindja e Mesme, janë dosjet ardhshme të politikës së Blinken, shumë shumë delikate.

Të Lidhura

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com