InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Shtohen provat kundër vaksinës kineze, asnjë dobi! Në Turqi është aplikuar në masë, por…

30 Prill, 2021
in Artikuj, InfoPress
A A
Shtohen provat kundër vaksinës kineze, asnjë dobi! Në Turqi është aplikuar në masë, por…

Efektshmëria e vaksinës kineze vendoset sërish në pikëpyetje. Turqia, e cila ka aplikuar në masë këtë vaksinë që prej fillimit të këtij viti, është duke u përballuar me shifra alarmante të infeksionit, gjë që ka detyruar autoritetet t’iu rikthehen masave kufizuese.

Vaksinimi i rreth 22 milionë qytetarëve me “Coronavac” nuk ka dhënë efektin e pritur, duke bërë që vendi të izolohet për më shumë se dy javë, për të frenuar përhapjen e pandemisë. Në gjykimin e ekspertëve, në rritjen e shifrave të infeksionit mund të ketë ndikuar përhapja e varianteve të reja, sidomos e virusit anglez. Por kjo situatë, shtron pikëpyetje të reja. Në vendin tonë, kanë mbërritur më shumë se 400 mijë doza të vaksinës kineze, të cilat janë aplikuar te të moshuarit. Ndërkohë, prej së mërkurës ka nisur edhe injektimi i dozës së dytë. Ministrja Manastirliu tha se janë planifikuar 10 mijë të moshuar për t’u rivaksinuar. Por, fakti që “Coronavac” nuk ka dhënë asnjë rezultat në vendet që e kanë aplikuar, së fundmi edhe në Turqi rrit mundësinë që edhe vendi ynë të përballet me një valë të re të pandemisë. Zërat kundër vaksinës kineze kanë qenë të shumtë. Kjo jo vetëm për faktin që ka një shkallë të ulët efektshmërie, vetëm 52 për qind, por edhe sepse nuk është certifikuar nga rregullatorët europianë.

Situata

Por, cila është situata e pandemisë për 24 orët e kaluara në vendin tonë? Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 2079 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 118 persona. “Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë”, ka bërë me dije Ministria. Aktualisht në të gjithë vendin, bazuar në informacionin zyrtar numri i të infektuarve aktivë ka zbritur në 19,982. Edhe pse ka pasur një rritje të lehtë të shifrave, e qëndrueshme paraqitet situata edhe në spitalet COVID. Në Tiranë dhe tre spitalet rajonale trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatalitetet

Ndërkohë, të enjten janë raportuar edhe 3 humbje jete si pasojë e koronavirusit, të grupmoshave nga 54-73 vjeç. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54- 73 vjeç”. Prej fillimit të pandemisë, janë 2,389 persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e kësaj sëmundjeje. Por shqetësues mbetet fakti, që sipas INSTAT dhe Regjistrit të Gjendjes Civile përgjatë një viti pandemik janë regjistruar mbi 10 mijë vdekje shtesë, kjo në krahasim me mesataren e 5 viteve të fundit. Kjo do të thotë që goditja e marrë nga pandemia është disa herë më e rëndë se ajo e paraqitur nga autoritetet shëndetësore./Panorama/

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com