InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Modeli “Wolf Warrior” i diplomacisë Kineze

25 Prill, 2020
in Artikuj, InfoPress
A A
Modeli “Wolf Warrior” i diplomacisë Kineze


Nga Florion Metohu


Ndërkohë që beteja me pandëminë e koronavirusit dhe gara kundër kohës për të gjetur një kurë dhe vaksin vazhdon, duket se një front i ri për kontrollin e informacionit po shfaqet gjithnjë e më fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Dhe asnjë vend nuk ka qënë më shumë aktiv në këtë front se sa Kina.


Përveç një fushate të gjerë propagandistike e cila synon të lavdëroj modelin politik kinez në suksesin e përballimit të pandemisë si dhe lidershipin që ajo po tregon në “ndihmën umanitare” ndaj vendeve të tjera, vihet re një agresivitet në rritje ndaj çdo zëri kritik që vë në pikëpyetje këtë linjë narrative të importuar nga lindja e largët.


Përfaqësuesit diplomatik kinezë kanë filluar një mbrojtje agresive sa herë që vendi i tyre akuzohet se ka fshehur pandeminë në fillimet e saj dhe nuk ka vepruar aq shpejt sa të frenojë përhapjen në të gjithë globin.


Sipas ekspertëve ndërkombëtar, ata i përkasin një gjenerate të re të diplomatëve të ashtuquajtur “Wolf Warrior”, sipas filmit kinëz me të njëjtin emër, me nuanca të theksuara patriotike ku aktori kryesor është një komando kineze me muskuj, që shfaqet në rolin e heroit duke “vrarë njerëz të këqij perendimor” në Afrikë dhe Azinë Juglindore.


Ambasadori kinez në Suedi, Gui Congyou ka shfaqur irritimin e tij ndaj gazetarëve suedez, duke i krahasuar ata me një boksier të peshave të lehtë që, nën petkun e lirisë së fjalës, kërkojë të sfidojnë një boksier të peshave të rënda si Kina.

Ambasada e Kinës në Berlin i dërgoi një letër të hapur Bild duke akuzuar tabloidin për veprime pa integritet në fajësimin e pandemisë ndaj Kinës dhe llogaritjen prej 160 miliard euro që kjo e fundit i detyrohet Gjermanisë në dëmtime për mos kontrollimin e saj.

Ambasada kineze në Spanjë ka postuar në faqen e saj zyrtare se “Liria e shprehjes ka kufij”, si përgjigje ndaj një politikani të ekstremit të djathtë që postoi një video satirike ku shihen “antitrupat spanjollë që luftojnë viruset e mallkuara kineze.”


Por nuk mjaftohen vetëm me sulme ndaj fjalës dhe shtypit të lirë. Ata janë bërë dhe burime të “Fake news” të cilat janë amplifikuar nga aparatet mediatike propagandistike. Një tekst pa autor, i postuar në faqen e internetit të ambasadës kineze në Francë këtë muaj akuzoi pa fakte stafin e azileve të pleqve franceze se i linte të moshuarit e prekur nga koronavirusi të vdisnin, duke sjell një reagim të ashpër të administratës franceze.


Ajo që e bën më shqetësuese, është fakti se përveç se shpërndajnë fakë news, diplomacia kineze mundohet të bllokoj dhe publikimin e fakteve që provojnë këtë fushatë dizinformuese. Sipas katër burimeve dhe korrespondencës diplomatike të shqyrtuara nga Reuters, Kina u përpoq këtë jave të bllokojë një raport të Bashkimit Evropian që pretendonte se Pekini po përhapte dezinformata në lidhje me shpërthimin e koronavirusit.


Raporti përfundimisht u publikua këtë të premte, megjithëse disa kritika ndaj qeverisë kineze ose u riformatuan ose u heqon fare, një shenjë e aktit balancues që Brukseli po përpiqet të mbaj duke shmangur përplasjet në marrëdhëniet me Kinën.

Raportin e riformatuar mund ta lexoni në: https://euvsdisinfo.eu/eeas-special-report-update-2-22-april/


Katër burime diplomatike i thanë Reuters se raporti fillimisht ishte planifikuar për t’u publikuar në 21 prill, por ishte vonuar pasi zyrtarët kinezë u vunë në djeni të këtij raporti.

Një zyrtar i lartë kinez kontaktoi përfaqësuesit evropianë në Pekin në të njëjtën ditë për t’u thënë atyre se, “nëse raporti do të publikohet me atë përmbajtje do të ketë efektë shumë negative për bashkëpunimin e ndërsjelltë.

Korrespodenca citonte zyrtarin e lartë të ministrisë së jashtme kineze Yang Xiaoguang të thoshte se botimi i raportit do ta bënte Pekinin “shumë të zemëruar”
Është e qartë se për Pekinin zyrtar nuk është i pranueshëm asnjë version tjetër i fakteve që shpjegojnë krizën shëndetësore dhe ekonomike që ka pllakosur gjithë botën, përveç versionit të tij. Një version që nga njëra anë mohon çdo përgjegjësi të Kinës për fshehjen dhe përhapjen e pandemisë së koronavirusit dhe nga ana tjetër e përshkruan atë si një model politiko/ekonomik më i mirë se ato të shoqërive perëndimore.


Të vetmen sjellje që Pekini pranon nga partnerët ndërkombëtar është përulja dhe adhurimi ndaj saj, shëmbullin më grotesk të së cilit na e jep Serbia e cila në mes të Beogradit ka shpalosur një foto gjigande të liderit kinez me mbishkrimin.

“Faleminderit vëlla Xi”, apo të gjestit qesharak të presidentit Aleksander Vuçiç që përulet duke puthur flamurin kinez, një veprim që do e ket bërë të plasi nga inati dhe zilia edhe vet Putin, padronin e vet tradicional.


Të gjithë ata që u mahnitën dhe u zilosën nga modeli kinez dhe “efikasitetin” në përballimin e pandemisë duhet të kenë parasysh se nënshtrimi dhe çensura janë karakteristikat e atij modeli dhe nga shumë produkte që importohen nga Kina, tw shpresojmë qw ky të jetë një nga ato të cilave u vendoset embargo në shoqëritë tona.

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com