InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Fjala e studiueses shqiptare Dr. Rovena VATA, gjatë promovimit të “Lahutës së Malcís” në qytetin e Lezhës, më datë 22.02.2020

23 Shkurt, 2020
in Artikuj, InfoPress
A A
Fjala e studiueses shqiptare Dr. Rovena VATA, gjatë promovimit të “Lahutës së Malcís” në qytetin e Lezhës, më datë 22.02.2020

Jemi mbledhur sot këtu, falë mikut tonë Abidin Krasniqi, prej të cilit, tingulli magjepsës i Lahutës së Malcisë, po dëgjohet deri në Francë, duke ruajtur tingujt dhe muzikalitetin origjinal fishtjan dhe njëkohësisht, duke përcjellë tek francezët emrin shqiptar, gjuhën shqipe, traditat dhe zakonet tona shekullore, e ku vetë Fishta do shprehet në Lahutë të Malcisë:
“Për me ruejtun Fé e zakona,
për me mprojtë këto malet tona,
për me mbajtë kanun e t”Parëve,
me ruejtë erzin e Shqiptarëve”.
(Gjergj Fishta: “Lahuta e Malcís”, f. 149).
Kund nuk kam pâ, që një përkthyes i lindur në Evropë, të mund ta ketë kuptuar, interpretuar dhe prezantuar Lahutën tonë në një gjuhë të huaj, si Abidin Krasniqi, por aty ku flet geni nuk ka si të ndodh ndryshe, pasi ai është djalë Dardanie, me rrënjë lisi shqiptare dhe rrënjë tamli franceze.
Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë kolegëve të mi, që kemi punue dhe studjue veprën e Fishtës, dëshiroj t’i përcjell përkthyesit të kësaj kryevepre, mirënjohjen tonë më të thellë, pasi falë tij, sot po i shtohet albanologjisë shqiptare nëpër botë, një vepër e të madhit At Gjergj Fishta.

Personalisht si studiuese e Fishtës ndjehem sot më krenare, pasi kjo kryevepër e Fishtës, por dhe pasuri e jona, tashmë mund të lexohet edhe në një gjuhë tjetër, në atë frënge, krahas gjuhës gjermane të përkthyer nga Maximilian Lambertz, gjuhës angleze të përkthyer nga Robert Elsie, gjuhës italiane të përkthyer disa herë nga imzot Jul Bonati dhe Ernest Koliqi etj.
Gjithashtu jam e lumtur që gjendem në rrethin më të plotë të gjakut të At Gjergj Fishtës, që përfaqësohet këtu nga pasardhësit e tij, arsimdashës dhe shqiptardashës si AI.


Më lejoni miq të dashur të përfitoj nga ky nder i madh, që më është bërë që të jem pjesë e referuesve të këtij promovimi, të citoj disa nga elementët, që e bëjnë këtë vepër të veçantë në gjininë e vet.
Përkthyesi me vetëdije i ka qëndruar besnik origjinalit, duke përcjellë përmes veprës së Fishtës, historinë dhe psikologjinë e banorëve të Shqipërisë së Veriut.
Këtë fakt vetë Fishta, na e ka lënë të dëshmuar te parathënia e Kanunit të Lekë Dukagjinit, kur shprehet se: “Folklora” âsht pasqyra e kthjelltë e psihes së komit; âsht rrasa mermerit, asht çehja e pashterrshme e gjuhsís e e letersís komtare”.


Lexuesi francez lexon një Fishtë shumë bashkëkohor, pasi në Lahutën e Malcisë në gjuhën frënge, do gjejnë të gërshetuar mitologjinë me historinë, të dyja në mënyrë shumë të saktë.
Shumë fjalë në gjuhën shqipe janë lënë nga përkthyesi ashtu siç janë në origjinal, të papërkthyera në gjuhën frënge, pasi shumë fjalë sot në Lahutë nuk përdoren më dhe është e pamundur gjetja e fjalëve gjegjëse në gjuhën frënge, megjithatë për lexuesin francez ato janë të sqaruara me footnota. E ku Fishta do shprehej në Lahutë të Malcisë:
“Se, maná, ty t’u ngjatjeta!
un jam vetë, po, Ora e Shalës:
motër un me atë Orë t’ Mirditës,
që veron mbi bjeshkë t’ Mundellës,
si ajo drita tue ague;
këto janë Orët e Dukagjinit,
e kemë dalë m’ ketë maje bjeshke,
për me u pá, me u njohtë, me jú;
se zâ t’madh për jú kemë ndie…”
(At Gjergj Fishta: “Lahuta e Malcís”).


Lexuesi francez nuk njihet vetëm me Fishtën që ka shkruar një epope, por njihen edhe me një vepër të cilën mund ta lexosh në tre këndvështrime: si dokument historik, si epope dhe si tekst i thjeshtë letrar.
Fishta edhe pse ishte një prift katolik, françeskan, ai shkruan se “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”! Kur Fishta flet për Zotin, ai nuk e përvetëson atë duke e cilësuar si katolik.


Këto elementë, por edhe shumë të tjera, të cilat do jenë pjesë e një studimi të zgjeruar, tregojnë se nuk do kishte tjetër vepër më përfaqësuese, për tu përkthyer në gjuhën frënge, sesa Lahuta e Malcisë, për të pasqyruar para të huajve, trashëgiminë më të madhe shpirtërore autentike shqiptare, e kush tjetër mund të shprehet si Fishta se:
“Un kam ruejtë gjuhën shqiptare;
un kam mbajtë doke e kanu,
e as për pare, as për timare,
gjak e t’ Parë s’ i kam mohu’.
Gjergj Fishta: “Lahuta e Malcìs”), f. 110
Fishta është personaliteti, i cili ka lidhur dhe vazhdon të lidhë tre kohë, të shkruarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Duke ju kërkuar ndjesë që nuk munda dot t’i përmbaja emocionet e mia, sepse kur flitet për Fishtën ngacmohet tek unë një shqisë profesionale e veçantë, e cila më ka shoqëruar e më ka kalitur dashurinë mbi veprën e të madhit At Gjergj Fishta, ku si mision të jetës dhe punës së tij, kishte bashkimin e shqiptarëve, ku e jep përmes vargjeve në Lahutë të Malcís:
“Preki ’i herë ti n’ tokë të Parëve,
preki ’i herë ti n’ erz të fisit,
edhe ty kanë me t’diftue,
se si dijnë këta me u bashkue”…
(Gjergj Fishta: “Lahuta e Malcis”, f. 120-121).

Falënderojmë organizatorët për këtë aktivitet të rëndësishëm, për promovimin e imazhit dhe veprës së Gjergj Fishtës.
Falënderojmë Besnik Pacin, gjak i familjes së origjinës së At Gjergj Fishtës, në Domgjon të Mirditës. Falënderojmë historianin Paulin Zefin!
Falënderojmë gjithë gjakun e At Gjergj Fishtës, në Zadrimë dhe Mirditë, që janë sot të pranishëm, në krah të Abidin Krasniqit.
Ju faleminderit!
22.02.2020???

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com