InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Çfarë është koronavirusi dhe si infektohesh prej tij

27 Janar, 2020
in Artikuj, Shëndetësi
A A
Çfarë është koronavirusi dhe si infektohesh prej tij

Kina ndodhet në një situatë alarmante pas përhapjes së një virusi vdekjeprurës ose siç njihet ndryshe koronavirusi i ri.

Në pak kohë ajo ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve në qytetin e Wouhan, dhe ndërkohë po përhapet me shpejtësi.

Çfarë është koronavirusi dhe a rrezikohet Shqipëria nga transmetimi i saj? Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino shpjegoi llojin sëmundjen dhe se nga çfarë shkaktohet ajo.

Në një mbledhje të task-forcës në Tiranë, për të ndërmarrë masat paraprake të mbrojtjes, Silva Bino tregon se kjo është një sëmundje që transmetohet nëpërmjet rrugëve respirative dhe burimi i saj janë kafshët e egra.

Të dhënat e zbuluara nga shkencëtarët në Kinë janë publikuar në një databazë, që do t’i ndihmonte të njerëzit për të mësuar shkaqet e saj dhe për t’i shtyrë ata të kryejnë teste mjekësore.

Bino: Koronaviruset nuk janë aq për tu trembur sepse ne vazhdimisht infektohemi nga koronaviruset dhe nuk e dimë. Është një familje mjaft e madhe që më së shumti shkakton sëmundje të lehta. Ata janë përhapur kryesisht tek kafshët dhe transmetohen rallë tek njerëzit. Janë zbuluar përreth viteve 60′ dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tilla. Në 2019 u njoh dhe koronavirusi i ri. Katër prej tyre shkaktojnë kryesisht sëmundje të lehta por ata e morën namin me SARS në vitin 2003 dhe në 2012 me MERS. SARS është një sëmundje që u shfaq për herë të parë në Kinë dhe u përhap në disa vende të botës ndërsa sindroma e respirators së lindjes së mesme u shfaq në Arabinë Saudite. SARS u pa se e kishte fillesën nga disa mace të egra që janë në pyll. Ka rëndësi sjellja e njerëzve në lidhje me këto kafshë të gjalla. MERS e pati fillesën tek gamiljet. Qoftë SARS e MERS kanë vdekshmëri të lartë në krahasim me koronaviruset e tjera. Më 31 dhjetor në provicën Wouhan të Kinës, u raportua një klaster me pneumoni që lidheshin me frekuentimin e një tregu për produktet e detit por pas hetimeve të mëtejshme rezultoi se ishte tregëtimi i kafshëve të egra. Kjo është një nga arsyet që Kina ka ndaluar tregtimin e kafshëve të egra. Ne nuk e dimë nëse ka qenë ndonjë kafshë burimi i kësaj sëmundje. Është një sëmundje që ka shumë paqartësi. Në 10 janar ekspertët zbuluan se kishin të bëjnë me një koronavirus të ri. Të gjitha këto të dhënat, të zbuluara nga shkencëtarët kinez janë hedhur në databazë ku mund t’i gjejnë të gjithë. Kjo do t’i ndihmojë ata për të kryer analizat dhe për të parandaluar përhapjen dhe shërimin e kësaj sëmundje. Këto të dhëna po përdoren për të përgatitur medikamente për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

Gjithashtu ajo theksoi se rrezikshmëria që Shqipëria të infektohet nga një sëmundje e tillë, duke qenë se nuk kemi linjë direkte fluturimi me Kinën.

Aktualisht zona ku është përhapur virusi në Kinë është izoluar totalisht për të parandaluar transmetimin e saj jashtë territorit.

Sipas ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Shqipëria ka ndërmarrë masa paraprake për për mbrojtjen dhe kontrollin e këtij virusi.

Bino: Të dhënat paraprake tregojnë që nga pikëpamja e aminoacideve kemi një lloj homologjie me SARS por kjo do të shihet në ditët në vijim. Kemi një përhapje brenda Kinës, në Japoni, Tajlandë Vietnam. Situata klinike nga të dhënat që kemi deri më tani në lidhje me këtë virus, nuk ngjason me SARS-in, kemi të bëjmë me një seri formash të lehta dhe rreziku për vdekshmërinë është 3 përqind. Në lidhje me transmetueshmërinë e saj. Nuk kemi një koefiçent të saj por dihet që ajo merret nëpërmjet rrugëve respiratore. Ne kemi një rrezik me impakt serioz në shëndetin publik. Ky virus nuk është identifikuar më parë tek njerëzit ndërkohë që numri i rasteve vazhdon të përhapet në Kinë dhe jo vetëm. Masat e OBSH-së janë të higjenës respiratore, të kontrollit të infeksioneve dhe kapja e hershme. Ne nuk kemi një linjë direkte me Kinën ndaj dhe rreziku nuk është eminente. Kjo është një emergjencë për shëndetin publik për Kinën por jo për Shqipërinë. Për herë të parë në historinë moderne kemi një izolim në masë për një qytet që të mos përhapet më tej. Janë izoluar rreth 20 milionë banorë në Wouhan. Janë pezulluar të gjitha fluturimet nga Wouhani.

Të Lidhura

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com