Nga Dr. Rovena VATA
Në luftën e Kosovës kanë dhënë kontributin e tyre edhe shqiptarët e Shqipërisë, Feriz Trezhnjeva, ishte njeri prej tyre, i cili ka qenë pjesë e betejave, të cilat këto të fundit kanë shenjuar jetën dhe historinë e shqiptarëve, si në Kosovë dhe në Shqipëri, ku krah për krah me legjendën Agim Ramadani, me origjinë gjithashtu nga viset shqiptare (Agim Ramadani me origjinë nga Kaçinari i Mirditës), të cilët luftuan për një kohë të gjatë, së bashku me shqiptarët e Kosovës, për të ardhur deri këtu, ku jemi sot, me një Kosovë të lirë, që ka tashmë një identitet krejt të sajin. Lufta e Kosovës dhe termeti i 26 nëntorit, tregoi se Shqipëria dhe Kosova janë një dhe kanë gjak kuq e zi.
Feriz Trezhnjeva me pseudonimin “Topi”, ishte ndër komandantët më të aftë në trajnimin e luftëtarëve, për përdorimin e armëve të rënda, topave, mortajave dhe kundra-ajroreve, gjatë luftës së Kosovës. Kolonel Feriz Trezhnjeva me origjinë nga Tropoja, sot ai është Këshilltari i Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës.











