Nga Agron PREBIBAJ
Që nga dita e sotme akademisë shkencore universitare i shtohet edhe një dr.shkencash në fushën e gjuhësisë, lëmi i gjërë me të cilin identifikohet çdo komb.
Profesori Dedë Qokaj sot është vendosur përballë komisionit akademik universitar të pesë profesorëve të shkencës së gjuhës e letërsisë, për të sfiduar vonesën e vet në marrjen e gradës shkencore doktor i shkencave në gjuhësi.
I kryqëzuari Dedë Qokaj pas mbarimit të universitetit me rezultate të shkëlqyera i ndaluar për të vazhduar pedagog direkt në Universitetin e Shkodrës si pasojë e biografisë së keqe politike në sistemin komunist, e mosmbështetje, ndoshta më shumë dashakeqësi e strukturave shtetërore të kohës e detyron atë të jetë një mësues i thjeshtë në zonat e thella të Tropojës, ndërsa në këto vitet e fundit të demokracisë mësues në periferi të Tiranës. Megjithatë zoti Qokaj gjatë gjithë kohës ka vazhduar thellimin e gërmimin shkencor në fushën e gjuhë letërsisë duke përgatitur studime shkencore, referate e kumtesa, bashkëpunëtor e drejtues në media. Së fundmi, siç thotë populli më mirë vonë se kurrë. Ai sot finalizon gradën shkencore dr. i shkencave duke marrë produktin e tij ndër vite si dhe duke gëzuar në suksesin e tij, familjen dhe miqtë e tij.
I nderuar Profesor Dedë Qokaj! Sinqerisht sapo e mora vesh lajmin e marrjes së gradës shkencore nga Ju u ndjeva i gëzuar dhe mjaft i kënaqur në këtë sukses tuajin, duke të siguruar se sot gëzohen të gjithë miqtë e kolegët tuaj.
E gëzofsh doktoraturën e qofsh jetëgjatë duke sjellë akoma më shumë studime të vlefshme në fushën tuaj.












