InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

“At Gjergj Fishta dhe fisi i tij, e kanë origjinën prej familjes Paci, në Domgjon të Mirditës, konfirmonte AT VIKTOR VOLAJ, sekretari më i besuar i Fishtës dhe bashkëpunëtori e bashkudhëtari i ngushtë i tij”

10 Dhjetor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
“At Gjergj Fishta dhe fisi i tij, e kanë origjinën prej familjes Paci, në Domgjon të Mirditës, konfirmonte AT VIKTOR VOLAJ, sekretari më i besuar i Fishtës dhe bashkëpunëtori e bashkudhëtari i ngushtë i tij”

Dr. Rovena VATA

Profesori, filologu shqiptar, frati françeskan AT VIKTOR VOLAJ (1910-1995), deri në momentin e fundit të jetës të tij, promovonte Fishtën dhe veprën e tij, si dhe informonte opinionin, për origjinën e At Gjergj Fishtës dhe fisit të tij, nga familja Paci, në Domgjon të Mirditës, ku i ka lind gjyshi At Gjergjit, Simoni i Ndoc Paci.
At Viktor Volaj, promovonte Fishtën dhe informonte të besuarit e tij, mbi origjinën e At Gjergjit, edhe në vitet e regjimit kur ishte i ndaluar Fishta dhe dënoheshe e persekutoheshe, po të promovohej Fishta dhe vepra e tij. Dëshmon miku i At Viktor Volaj, artisti atdhetar Gjergj Marena, koleksionist i artefakteve historike:
At Viktor Volaj më ka tregu në vitin 1987, se “At Gjergj Fishta dhe fisi i tij janë prej familjes Paci në Domgjon të Mirditës, ku i ka lind gjyshi At Gjergjit, Simon Ndoc Paci”.
GJERGJ MARENA, është larguar vite nga Shkodra në Itali, dhe është një nga koleksionistët më të dalluar të artefakteve historike, në Evropë, që lidhen me figurën e “Skënderbeut”etj.
DESHMIJA E PLOTÊ E GJERGJ MARENES, GJATÊ TAKIMEVE ME MIKUN E TIJ AT VIKTOR VOLAJ, TÊ NJOHUR MES TYRE QË NË VITIN 1980, NË FAMILJEN E LUDOVIK KRAJES NË SHKODER, I CILI ISHTE KUSHRI I AT VIKTOR VOLAJ DHE MIK I GJERGJ MARENES.
-Me At Vitor Volaj jam njoft personalisht ne fillimin e viteve 1980 në Shkodër. Un dhe grueja jeme, Suzana Marena, kishim miqësi familjare me familjen e Ludovik Krajes, kushri i At Vitor Volaj.
Grueja e Ludovikut, Margerita, punonte si llogaritare në Fermentimin e duhanit Shkodër (Fabrika e Cigareve), aty ku punonim unë dhe grueja jeme. Aty lindi miqsia ne mes dy familjeve tona, nga Margerita në njoftem Ludovikun, i cili ishte me origjinë Shirokas dhe punonte ne Parkun e Mallnave Shkodër si baterist. Ishin nji familje model,qytetar,dhe mjaft besimtar katolik. Miqsin ton e filluem në vitin 1975 e deri sot jena miq me kte familje.
Ludoviku ishte kushri me At Vitor Volaj,i cili banonte diku tek lagjeja, Arra e Madhe.
Por tek familja Kraja ai kishte strofullen e vet te ngroht. Nji ose dy her ne jave ai ishte ne shtepin e Ludovikut ku i kryheshin shërbime e nevojshme, lamje rrobash e tjera. Ne shkonim te familja Kraja zakonisht te shtundeve apo te dielave, dhe aty ne nji nga kato vizita u njofta me At Vitor Volaj. Ishte burr i gjat, sy qe i xixillonin. Bisedat e para ishin rreth historisë antike ,Greko -Rromake, fushë të cilën e kisha shum për zemër. At Vitorit i pëlqeu shum ajo çka unë argumentoja. Ma tej filluem historinë e Mesjetës, rreth Venecias e rroli i saj ne Mesdhe aso kohe, lidhjet me Heroin ton Kombtar. Ai kishte nji koncept tjetër nga ai zyrtar i Tiranes,por e shifja se fliste me nënkuptime. Mbasi u njoftem ma mir dhe tue ken i sigurt se isha mik i sinqertë i familjes Kraja, At Vitori u hap rreth At Fishtës.
Me diftoj se kishte punue me At Fishtën, me sa kujtoj edhe si sekretar i tij.
Ishte nji ditë e diele, Maj i vitit 1987. At Vitor Volaj e dinte se isha Mirditor prej bab e nane, dhe me pyeti;-Gjergj, ku kan le prindt tuej në Mirditë?

-Baba ne Fushë-Ars ne vjet 1908, kurse nana ne Domgjon-Srriqe në vjet 1910.
At Vitori qeshi paksa e me tha; -kah nana kenke prej nji vendi me At Gjergj Fishtën.
Un e kqyra i habitun e i thash; -At Vitor, po a nuk asht Zadrimor Fishte, At Gjergji?
Ai vuni buzën ne gaz e vazhdoj;-kështu e din ato qe nuk din gja për origjinën e tij.
At Gjergj Fishta dhe fisi i tij jan prej familjes Paci në Domgjon të Mirditës, ku i ka lind gjyshi At Gjergjit, Simon Ndoc Paci.
Mbas atij zbulimi për origjinën e At Fishtës, me la ndodh me pas kundërshtime nga njerëz te ndryshëm, ata thonin, ku e din ti se asht e vërtet.
Dikuj i thosha edhe burimin,kush e njifte At Vitor Volajn thonte; tash te besoj.
Për të tjerët qe ishin mosbesues nuk u mërzita kurr, ata le te rrin ne terrin e tyne, un e kryeva detyrën teme, i skjarova se At Fishta kishte origjinë Mirditore.
Kjo asht dëshmia jeme per çka me pohoj At Vitor Volaj mbi origjinën e At Gjergj Fishtës.

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com