InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

GJENDJE ALARMANTE NË SHKOLLAT NË KOSOVË

3 Dhjetor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
GJENDJE ALARMANTE NË SHKOLLAT NË KOSOVË

Mentor HAJRIZI

Aspak nuk është e mirë gjendja në shkollat në Kosovë.

Rezultatet e PISA-s po e dëshmojnë qartë dështimin e institucioneve kosovare, përkatësisht të atyre edukativo-arsimore.

Si më parë, po edhe tani për këto rezultate natyrisht se gjykimi i parë është për mësimdhënësit kosovarë.

Kush mendon kësisoj?

Mendojnë të gjithë ata që nuk janë pjesë e arsimit në Kosovë, por natyrisht se mendojnë e gjykojnë gabim.

Aq sa kam përvojë në mësimdhënie, nuk ka mësimdhënës që shkon në shkollë dhe u drejtohet nxënësve me thirrje negative: Mos mësoni! Mos ejani në shkollë! Sillni probleme! Mos i dëgjoni mësuesit!

Thirrja e mësimdhënësve është pozitive, madje unike: Mësoni dhe respektoni!

Fjala më e shpeshtë e tyre dhe më e veçanta është, se, misioni i mësimdhënësit nuk është të qortojë e të largojë nxënësit nga klasa e shkolla, por t’i mësojë ata.

A e dini ju se me sa probleme e sa probleme merren mësimdhënësit? A e dini pse ndodhin këto probleme e pse këto rezultate?

1. Derisa nxënësit i kanë të gjitha të drejtat, kështu do të jetë përgjithmonë ky rezultat. Çfarë të bëjë i gjori mësimdhënës?

2. Mësimdhënësi përdor mjaftueshëm strategji të mësimdhënies bashkëkohore, por nxënësi nuk i merr edhe për bazë dhe tërësisht vjen i papërgatitur në shkollë.

3. Prindërit nuk merren me fëmijët e tyre (pjesa më e madhe) dhe ata (nxënësit) nuk janë aspak seriozë më.

4. Etj.

Po e theksoj prapë se më shumë se secili mësimdhënës, nxënësi ka të drejtë.

E tmerrshme është gjendja në shkollat në Kosovë, e më së paku fajtorë duhet të ndihen mësimdhënësit tanë.

Punën e vlefshme që mësimdhënësi e bën, nuk e bën askush tjetër.

Ministria e Arsimit e Kosovës duhet të nxjerrë ligj të ri, të posaçëm, dhe t’i ndëshkojë të gjithë nxënësit problematikë; t’i ndëshkojë ata nxënës që në vazhdimësi pengojnë procesin mësimor dhe që nuk lejojnë mësimdhënësit ta kryejnë si duhet punën e vet. MAShT-i duhet t’i plotësojë kushtet nëpër shkolla dhe të mundësojë një numër solid të nxënësve nëpër klasa, jo nga 35 e 45.

Përndryshe, gjendja në shkollat tona do të vazhdojë të jetë alarmante e me probleme të theksuara dhe me rezultate të tmerrshme të PISA-s.


Mësimdhënës i Republikës së Kosovës (i indinjuar pa masë me gjendjen në Arsim)

Të Lidhura

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026
Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

TË FUNDIT

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”
Aktualitet

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”

20 Shtator, 2026

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli
Kulturë

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli

19 Shtator, 2026

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com