Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, përmes një postimi në profilin facebook, ka ndarë me ndjekësit momente të takimit të tij me Sekretarin e Pergjithshëm te CDU, Paul Ziemiak, me të cilin ka diskutuar rreth situatës aktuale politike në Shqipëri.
Në fokus të takimit, ishte dhe roli i Bundestagut Gjerman në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë, rol të cilin kreu i të rinjve demokratë të Shqipërisë e ka çmuar si të rëndësishëm për vetë dinamikën e zhvillimeve politike dhe ngërçit të krijuar si rezultat i mungesës së dialogut politik nga ana e maxhorancës qeveritare.
Në takim, ishte i pranishëm dhe Tobias Rüttershoff, Drejtor i fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung” në Shqipëri, me të cilin krzetari Këlliçi ka nj[ raport pozitiv, duke çmuar së teprmi rolin e këtij fondacioni në proceset demokratizuese të Shqipërisë.