InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Fatos Lubonja: Kryeministri Rama nuk rrëzohet pa dhunë

5 Qershor, 2019
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Fatos Lubonja: Kryeministri Rama nuk rrëzohet pa dhunë

Kriza e rëndë politike po i kthen protestat në një shesh beteje mes qytetarëve që duan largimin e Edi Ramës dhe policisë që detyrohet të zbatojë urdhrat që vijnë nga qeveria. Të dielën shqiptarët ishin dëshmitarë të një përplasje të fortë, por jo të fundit. E shtuna e ardhshme parashikohet edhe më e rëndë. Kryeministri nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të bëjë hapa pas, përkundrazi edhe dje u tall me opozitën duke u treguar burgun nëse pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën. Madje, dje kryeministri nuk foli vetëm për dënime personale, por edhe dënime kolektive duke paralajmëruar se pasojat nuk do t’i vuajnë vetëm ata ndalojnë zgjedhjet, por gjithë familjet e tyre të cilat do bllokohen të lëvizin në SHBA e BE. Edhe sikur t’i japim të drejtë kreu i qeverisë në zbatimin e ligjit për cënimin e zgjedhjeve, dënime të ngjashme kolektive, familjarisht, jepeshin vetëm për “armiqtë e popullit” para viteve ’90. Pas protestave opozita numëron të plagosurit, të burgosurit dhe të helmuarit nga gazi, ndërsa qeveria vijon fushatën për të marrë gjithë pushtetin vendor dhe nuk humbet kohë të bëjë tendera me qindra milionë euro vjedhje. Në këtë kaos vjedhjesh kombëtare dhe arrogance qeveritare ka një debat publik, nëse dhuna që shihet këto ditë është e lejueshme dhe nëse opozita po tejkalon të drejtën e saj për të reaguar. Në çdo rrethanë tjetër dhuna do merrte një përgjigje të fortë refuzuese, por publicisti Fatos Lubonja thotë se Shqipëria ndodhet në një fazë tejet të rëndë. Në një intervistë për “Neës 24”, publicisti njohur shprehet se qytetarët dhe opozita përballë nuk kanë më një mazhorancë normale, por një grup drejtuesish që korrupsionin dhe krimin e organizuar e kanë kthyer në sistem qeverisës. Dhe përballë një sistemi të tillë që i ngjan regjimeve dhe jo demokracive, mënyra e reagimit nuk mund të jetë dialogu, por rezistenca me çdo mjet.  “Këtu nuk bëhet fjalë për krim e korrupsion. Zakonisht ka shtet, por ka dhe krim të organizuar që luftohet nga shtetit. Ndërsa unë jam i mendimit se këtu krimi dhe korrupsioni është i integruar në sistem. Kemi një regjim që duhet rrëzuar. Një regjim që duhet rrëzuar kërkon mjete më të forta se dialogu”,- deklaroi dje Lubonja.   “Opsioni i dhunës është një opsion që bën kambanë alarmi. Kam bindjen sikur të kishin bërë kaq dhunë edhe studentët Rama ikte sot. Për mua ka pak dhunë, s’ka dhunë fare. Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë. Këta janë më të dhunshmit. Ky është sistemi më i dhunshëm. Të fusësh fadromat e të shkatërrosh shtëpitë e njerëzve, e një mijë e një gjëra, kjo është më shumë se dhunë”,- deklaroi Lubonja.

Publicisti i njohur e sheh me rezerva dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve dhe modelin e protestave vetëm sa për të treguar se në Shqipëri protestohet. Lubonja thotë nuk duhet të pritet që të jenë ndërkombëtarët ata që do e rrëzojnë Edi Ramën, por protestat e opozitës të cilat nuk duhet të jenë vetëm me tullumbace. “Kur e pashë protestën e parë me flamuj amerikanë, europianë e tullumbace thashë kjo është kot, se për tullumbace këta nuk duan t’ia dinë fare se tullumbace janë vetë. Duhet të kemi parasysh dhe faktin që këta ndërkombëtarët i bien të njëjtit avaz, nuk ka ndonjë shpresë nga këto lloj protestash. Qeveria thotë ikni nga Shqipëria ose na u nënshtroni ne. Këtu kemi një regjim që duhet rrëzuar”,- shprehet Fatos Lubonja.

Edhe lideri i opozitës Basha ka deklaruar se tashmë mbaruan fjalët. E shtuna, theksoi ai, do jetë fjala e popullit, pra nuk do ta ndalojnë protestën të marrë udhën e dhunës.

Po shkojmë në përplasje me një idiotsi shembullore!

Qamil Xhani

Të Lidhura

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com