InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Lulzim Basha shtyu sot zgjedhjet e 30 qershorit

4 Maj, 2019
in Artikuj, Opinione
A A
Lulzim Basha shtyu sot zgjedhjet e 30 qershorit

Alfred Lela

Lulzim Basha ishte sot, bashkë me armatën opozitare, në paraqitjen e propozimit të detyrave apo misionit të qeverisë Tranzitore. Pas së hënës së Pashkës, kur aleatët e vegjël të Bashës dolën në një konferencë shtypi, dhe një ditë më vonë shkuan në Presidencë, duke krijuar edhe ata një ‘pol ndërmjetësimi’ apo negociate, ky është hapi i dytë i opozitës për të bërë publik faktin se, përveç ‘gjuhës së rrugës’ ajo po fut në përdorim edhe ‘fjalorin e opsioneve’ që përfshin dialogun politik mes palëve.

Tryeza e opozitës sot, me përfaqësues të shoqërisë cilvile, medias, botës akademike etj., dha shenjën e opsionit të dialogut edhe pse e mban gishtin mbi butonin e taktikës politike ‘street style’. Qeveria, ka folur edhe ajo për dialog, brenda frazës së vakët, dhe ndoshta hileqare, ‘flasim për çdo gjë, por pa prekur kushtetutën’. (Nuk ka gjë se prononcimi është absurd, duke qenë se Rama është një prej bashkëautorëve të një qilizmi të thellë në Kushtetutë në vitin 2008).

Opozita ndoshta e ka patur në mend këtë ‘ekzigjencë’ të mazhorancës, pasi pikat e paraqitura në platformën e sotme janë të gjitha ‘brenda kornizës kushtetuese’. Siç edhe theksohet në dokumentin e opozitës, ama, legjislacioni nuk mund të zëvendësojë vullnetin e munguar politik.

Në gjurmë të gjetjes së këtij vullneti politik, me sa duket, mund të shpjegohet edhe gjuha e platformës së paraqitur sot. Një dokument politik në të gjitha rastet, por jo i politizuar. Dokumenti bënte një eksursion mbrapsht në faqet e librit të zgjedhjeve në Shqipëri, duke ilustruar me shembuj dhe data ‘ngecjet’ edhe ‘çlirimet’.

Platforma e opozitës, me gjërat që vëren dhe thotë se duhen rregulluar, është, pavarësisht teknikalitetit dhe jopolitizimit, një trakt eksploziv. Ai tekst kërkon qeveri Tranzitore, kur duhet të kërkonte qeveri Tranzitore Emergjence Kombëtare. Plagët e sistemit zgjedhor të identifikuara aty e bëjnë pak të dyshimtë misionin e kësaj qeverie të kërkuar nga Basha dhe të tijtë.

Një qeveri, sado teknike, tranzitore me kompetenca anti-mafia, me një paketë speciale zgjedhjesh etj., nuk do të mund t’a kullonte gjakun e keq që rrjedh në venat e zgjedhjeve shqiptare. Ose, në rastin shpëtues për këtë duhet kohë. Sa kohë? Të pakën jo 4 javë të shkreta sa ç’pati qeveria teknike e dy viteve të shkura.

Sigurisht, i duhen edhe kompetenca.

Të paktën jo aq sa ç’patën ministrat e shkretë teknikë të qeverisë së 17 majit, të cilëve u shërbeu ‘ministeriali veror’ sa për të shtuar një vijë në c-vijat e e tyre. Kompozicioni kohor do ta zbulojë edhe seriozitetin e platformës opozitare. Që do të thotë, nëse Basha pranon me ngut një ‘paketë shpëtimi’ dhe futet në zgjedhjet e 30 qershorit, (të cilat janë në kalendar dy muaj prej tash), propozimi opozitar nuk është më shumë se një ritakim me qeverinë teknike të dalë nga pakti i 17 majit.

Lulzim Basha, duke ofruar një paketë të shpëtimit të zgjedhjeve, ka shtyrë apo ka lajmëruar mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit. Në mos, e gjitha është ‘tërhiqe-e-mos-e-këput’.

Të Lidhura

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com