E KUQJA
E kuqja më veshi, përpara se ta zgjidhja unë.
M’u ngjit në shpirt si aroma e
një trëndafili të sapoçelur.
Ka shijen e verës së pirë në gotën e vetmisë.
Ka aromën e puthjes
mbetur ngjizur mbi buzë të kujtesës.
Dashuria u bë gjaku im.
Çdo rrahje zemre shqipton emrin e saj.
Ndaj, vishem me të kuqe,
sepse lulet e dhimbjes,
këtë ngjyrë kanë…
Kam zgjedhur t’i dua
gjer n’vuajtjen e mbramë…







