InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga, Lirim Gashi: Urime 1 Majin, klasa punëtore ka vdekur për së gjalli!

1 Maj, 2019
in Artikuj, Opinione
A A

Jetojmë në një botë të dominuar dhe kontrolluar nga njerëzit më grykës, më të rafinuar, më djallëzor dhe më krimogjen që i njeh historia.

Në një botë ku pas çdo humanizmi të përmasave botërre strehohet një djallëzi dhe tragjedi e përmasave botërore.

Në një botë aq të koklavitur ku askush kurrë se din se çka është e tija e çka jo.

Kushdo që mendon se shtetet e varfëria, ato në zhvillim, por edhe disa shtete të pasura dhe në shikim të parë të fuqishme, kanë ingerenca mbi territorin e tyre, pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore, kapitalin real, fiktiv dhe efektiv, resurset njerëzore, rezervat shtetërore, sigurinë e shtetit dhe qytetarëve, është po aq naiv sa fëmijët që besojnë në Babadimër.

Sot botën e dominojnë djajtë nga prapaskena që e kontrollojnë qarkullimin e kapitalit monetar dhe financiar, shtypjen e monedhave të reja dhe mbarëvajtjen e bastoreve të ashtuquajtura Berza ku Onkel Sam nga Oklahoma mund të vë bast me depozitat e Ramiz Lladrovcit nga Drenica se a ka Rihanna puhalla nën bluzë apo cica.

Jetojmë në një botë ku depozitat e njerëzve nëpër Banka janë po aq të sigurta sa lëkura e anglezes leshkuqe nën diellin e Sahares në gusht.

Jetojmë në një botë ku iluzioni për drejtësi, barazi, dinjitet, paqe, mirëqenie dhe siguri është po aq real sa mundësia për të shpëtuar nga metastazat e kancerit të pankreasit.

Imagjinojeni vetëm dhjetë sekonda, se sa ka evoliuar imagjinata e njerëzve të mbrapshtë në këtë botë:

E di që nuk besoni ju që nuk shihni as 5 metra para hundës, sepse po të ishit më të kthjellët dhe vigjilent edhe bota do të ishte më e mirë, por pohoj me përgjegjësi të plotë njerëzore, morale, politike dhe juridike, se jetojmë në një botë ku madhësia e cicave të Rihanes mund t’a përcakton dhe vulos brenda disa sekondave tragjikisht fatin e disa mijëra familjeve anembanë globit, vetëm pse j’u mungojnë disa gram silikon për t’u barazuar me cicat e Llollo Ferrarit.

Dhe tash një i mençur turbo tallava mund të thotë, por gjithkush ka të drejtë t’i vë bast lekët e tij kudo, kurdo dhe në çkado.

Natyrisht se po, por sistemi i kalbur dhe mafioz financiar botëror ua mundëson kriminelëve më të mëdhenj të kësaj bote që t’a vënë bast komplet kapitalin e kursyer dhe depozituar të njerëzve që nuk i kanë parë kurrë me sy në jetë.

Dhe pikërisht Fondet Monetare Ndërkombëtare që në shikim të parë duken si ”Organizata Humanitare” janë në fakt ” Shoqata Zjarrfikëse” të zjarreve që i kanë ndezur vet anembanë globit me direktivat e djajve të prapaskenës.

Urime 1 Majin klasës punëtore, njerëzve të thjeshtë, barinjve, bujqve dhe fshatarëve të ndershëm që janë protagonistët kryesor të poemes së Naimit ” Bagëti e Bujqësi ”, poemë kjo e cila më pat shkaktuar telashe të mëdha në Shkollën Ushtarake në Beograd ku e kishim lektyrë, sepse më patën detyruar me përkthy fjalë për fjalë në temperaturën 33 grad në natyrë.

Të Lidhura

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com