InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Thuj vetëm emnin, Rudinë!

24 Prill, 2019
in Artikuj, Opinione
A A
Thuj vetëm emnin, Rudinë!

Nga Klarisa Rexhvelaj/

E dashtun Rudinë, çikë Tropoje, bijë e rritun me gjakun e atyne që dhan shpirtin për liri e demokraci.

A din gja ku e ke drejtu timonin ?!

Ti , që në damarë ke gjak veriori, a i ke harrue zakonet tona apo s’ti ka msue kurrë kush ?

E ke harrue që malësori jeton, me bukë e krypë e zemër e ftyrën e bardhë, e ti sot ke zgjedhë me nxi tanën e te babës tanë, megjithëse fort mirë e din se i dekni ndër vorre s’luhet.

Ej bija e sojit t’mirë ku e hupe vedin?!

A thue ke ndergjegje ti ? A thue ke vetëdije se aty jashtë në shesh ka student si unë të lindur në 1998 , viti ku dha shpirt Baba yt e që kurrë se njohëm, por sot brohorasim me zemër “Azem ti je gjallë!” E ecin në rrugën e idealit te ti që na e tregojnë si legjendë të parêt tanë.

Po ti? Ti bijo ku e hupe vedin?!

A thue ne, disa të panjohun e dum Azemin ma shumë se ti?

E na dhimset se çon kryt nji çuplinë që s’njeh limite e shkel mbi eshtnat e idealin e Heroit Tem Të Demokracisë .

Jo besa, ti jo, me mu gjallë s’të la me na mbulue në marre!

Mblidhe vedin bija e soijt t’mirë, mos na korit!

Këto fjalë ti thotë një vajzë Malësie, me një histori të ngjashme me ty, por që ndryshon në një pikë kyçe të historisë. Ndryshe nga ti, mua ma kanë tregue se deri ku kam të drejtë me e shtri hapin, mi kanë mësue kufinjtë e mos me ja rëndue dheun të parëve të mi.

Rudinë, ti nuk më përfaqëson mua, nuk përfaqëson votën teme, nuk përfaqëson Partinë Demokratike që baba yt i hodhi gurt e themelit, nuk përfaqëson Azemin as shokët e tij, as një nga ne.

Të lutem shumë, thuj vetëm emnin Rudinë, ç’veshe vedin nga çdo emërtim tjetër e na e len Azemin ne që dim me e dasht ma shumë se ti, që e mbajmë gjallë, e mbushim me krenari!

Azem ti je gjallë! 
Azem mos ta nin!
Na ke ne bijtë e demokracisë !

Të Lidhura

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com