Nuk është vështirë të bëhesh humanist me lekët e qarqeve ekstreme vehabiste e salafiste dhe me djersën e diasporës o Halil Kastrati.
Mirëpo ti s’ke faj aspak, sepse ti e shfrytëzon vaakumin institucional për t’i jetësuar përmes humanizmit të rrejshëm idetë, botkuptimet dhe pikëpamjet tuaja ekstreme, që përshtatën si syri me vetullën me planet e Serbisë, Rusisë, Turqisë dhe shumicës së shteteve arabe, për t’a shndërruar Kosovën në Kandahar dhe për t’a bërë të gërditshme jo vetëm për popullin e saj, por sidomos për shtetet aleate që e kanë krijuar !
Serbia dhe Rusia në bashkëpunim me Turqinë, Indonezinë, Jemenin dhe shumicën e shteteve arabe, që dy dekada në vazhdimësi mosprezencën e saj ushtarake dhe policore në Kosovë e kompenson përmes instalimit të satelitëve të saj shqipfolës në të gjitha pozitat kyçe të institucioneve shtetërore, politike, publike, arsimore, kulturore, shkencore, edukative dhe religjioze.
Prandaj nuk ke faj ti, sepse ti vetëm i zbaton me përpikëri urdhrat e qarqeve ekstreme për t’ia krijuar Kosovës imazhin e Kandaharit dhe për t’a prishur me USA, EU dhe NATO Aleancën pa përkrahjen e të cilave s’mund të ekzistojë si shtet.
Përkundrazi, ka faj pushteti kriminal, gjak e djersëpirës, tradhtar e mercenar që e ka vendosur kokën në prehërin tënd, sepse ti e lufton mjerimin dhe varfërinë që i’a ka shkaktuar vet popullit të tij të verbër, naiv dhe injorant, përmes plaçkës së pronës publike, buxhetit të shtetit, taksave dhe doganave, si dhe përmes privatizimit dhe tenderimit mafioz.
Ky pushtet i përbërë prej të njëjtave fytyra të shëmtuara tash e dy dekada, bënë në vazhdimësi biznes me ekstremizmin fetar, sepse politikën e kupton si biznes, shtetin si firmë private, territorin dhe pasurinë e shtetit si pronë private, ndërsa kufijtë e shtetit si mexha të arave.
Ky pushtet mafioz e varfëron dhe mjeron në vazhdimësi tash e dy dekada popullin e verbër, naiv dhe injorant që e ka zgjedhur me votën e lirë për t’i mbrojtur institucionalisht interesat e tij.
Është po i njëjti pushtet korrupt (me ndryshime të vogla kozmetike) që e ka lejuar depërtimin e ekstremizmit fetar në Kosovë, sepse është korruptuar me lekët e Ambasadave arabe, turke, jemenite, indoneze, ruse dhe pakistaneze në Beograd.
Ndërsa punën e pistë në teren, gjegjësisht instalimin dhe jetësimin e ideve, botkuptimeve dhe pikëpamjeve ekstremiste, vehabiste dhe salafiste në jetën politike, familjare, shoqërore, publike, arsimore, kulturore, shkencore dhe edukative e kanë kryer hoxhallarët dhe imamet trushpërlarë që janë shkolluar në këto shtete dhe që janë frymëzuar nga po të njëjtat ide, botkuptime dhe pikëpamje dekadente dhe ekstreme.
Mirëpo çdo shqiptar atdhetar duhet t’a dijë një herë e përgjithmonë se idetë, botkuptimet dhe pikëpamjet ekstreme nuk mund të instalohen, realizohen dhe jetësohen në teren, pa e korruptuar së pari pushtetin, e tek pastaj edhe shtresën më të varfër të popullit.
Nuk thuhet kot, se aty ku lulëzon varfëria, lulëzon edhe ekstremizmi, dekadenca, gjegjësisht mjegulla dhe errësira e të gjitha formave dhe trajtave.
Dhe pikërisht këtë varfëri, mjegull dhe errësirë ekstreme e kanë shfrytëzuar këta hoxhallarë trushpërlarë, të pafytyrë dhe anti kombëtar, për t’a joshur dhe vërbuar shtresën më skamnore të popullsisë me lekët e pista të Ambasadave të lartpërmendura.
Përmes korruptimit të politikanëve gjysmë analfabet, mafioz, kriminel dhe anti kombëtar, këta imamë dhe hoxhallarë trushpërlarë i’a kanë hapur rrugën vetvetes për të dëpërtuar legalisht dhe zyrtarisht në jetën politike, religjioze, publike, shkencore, kulturore dhe edukative dhe për t’a rrezikuar jo vetëm sekularizmin politik të shtetit, por dhe çdo lëmi të jetës politike, publike, arsimore, sociale, edukative, kulturore dhe shkencore.
Ndërsa përmes korruptimit, vërbimit dhe trushpërlarjës së shtresës më skamnore ata e kanë përhapur aq masovikisht islamin ekstrem, sa që nuk kanë pasur vend të mjaftueshëm në xhamitë ekzistuese për t’i pritur dhe përcjellur të gjithë ata njerëz injorant e trushpërlarë, prandaj e kanë dhjetfishuar numrin e objekteve fetare.
Në anën tjetër politikanët e lartpërmendur e kanë shfrytëzuar ndërtimin e xhamive për të përfituar materialisht nga allash vereshi biznesor me imamet ekstremist, ndërsa këta të fundit i kanë shfrytëzuar këto objekte për t’a zgjeruar ndikimin e tyre në popull.
Ndryshe nuk mund të shpjegohet depërtimi aq i suksesshëm i emrave si Fuad Ramiqi, Ferid Agani, Gëzim Kelmendi, Shefqet Krasniqi, Naim Tërnava etj..në jetën zyrtare politike dhe religjioze të shtetit.
Ndryshe nuk mund të shpjegohet as gatishmëria e aq shumë të rinjve dhe të rejave shqiptare për t’iu bashkangjitur hordhive religjioze ushtarake fashiste të shtetit islamik (që njihet me emrin IS-is) në Siri, Irak, Avganistan e gjetiu.
Ndryshe nuk mund të shpjegohet as fakti që Kosova e kryeson bindshëm ranglisten e shteteve evropiane që kanë eksportuar më së shumti luftëtar të IS-ist.
Ndryshe nuk mund të shpjegohet as fakti që Naim Ternava në vend se të detyrohet nga organet juridike shtetërore për të dhënë llogari dhe përgjegjësi ligjore për shndërrimin e BIK-ut në çerdhe dhe oazë të ekstremizmit fetar, ai është shpërblyer me postin e Patriarkut të lartmadhërishëm dhe të përhershëm të institucionit më të rëndësishëm fetar të shtetit, me ndihmën e pushtetit.
Prandaj humanisti në thonjëza i bënë kushtrim pa ndërgjegje të keqe, hezitim, ngurrim dhe frikë xhematit të tij trushpërlarë për xhihad fashist, apo edhe më saktësisht për terrorizëm ndaj jo besimtarëve, sepse vepron në përputhje të plotë me idetë, botkuptimet dhe pikëpamjet e tij dekadente dhe me direktivat e Ambasadave të shumicës së shteteve arabe, Jemenit, Indonezisë, Turqisë dhe Rusisë në Beograd që e paguajnë për t’a shndërruar Kosovën në Kandahar.
Ai i jo vetëm që i bënë kushtrim xhematit për terrorizëm ndaj jo besimtarëve, por edhe për terror ndaj femrave që nuk i nënshtrohen diskriminimit të meshkujve trushpërlarë, ekstrem patriarkal dhe narcis .
Ai nuk mjaftohet më kaq por i bënë kushtrim edhe prindërve për t’i mallkuar fëmijët e tyre nëse shprehin interesim për t’a vijuar mësimin në shkollat moderne sekulare dhe jo në shkollat dekadente fetare.
Ai në këtë mënyrë i bënë kushtrim edhe mbarë popullit shqiptar për t’iu bashkangjitur dhe nënshtruar ideve, botkuptimeve dhe pikëpamjeve të tij dekadente dhe ekstremiste fetare, sepse i kupton dhe shet si edukatë humane, ashtu siç e kupton dhe shet me sukses shembullor veprimtarinë e tij në teren si humanizëm të pashoq
Prandaj jo rastësisht Kosova është shndërruar në Kandahar të ekstremizmit fetar, në Mozambik të varfërisë dhe mjerimit, në Kore Veriore të izolimit, në Bollywood të edukatës, kulturës dhe muzikës tallava, në Casablanca të spiunimit dhe në Puf politik të Xhavitit, Kadriut dhe Hashimit.











