InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

VOA: Shqipëri, paqëndrueshmëri politike para zgjedhjeve

6 Prill, 2019
in Artikuj, Politikë
A A
VOA: Shqipëri, paqëndrueshmëri politike para zgjedhjeve

Shqipëria me paqëndrueshmëri politike në rritje përpara zgjedhjeve dhe vendimit të BE-së. Në qershor Shqipëria do të mësojë nëse Bashkimi Evropian do të vendosë për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Por po në muajin qershor në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe ndoshta pa pjesëmarrjen e partisë kryesore të opozitës. Ndërsa këto dy ngjarje afrohen, në vend po rritet paqëndrueshmëria politike.

Protesta të përjavshme në rrugët e Tiranës ndërsa Bashkimi Evropian përgatitet të marrë vendim nëse do të hapë bisedimet për ta pranuar Shqipërinë si anëtare të re. Protestat janë bërë të zakonshme që kur partia kryesore e opozitës u largua nga parlamenti në muajin shkurt.

Partia Demokratike thotë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit, pa dorëheqjen e kryeministrit dhe formimin e një qeverie tranzicioni.

“Kërkojmë dorëheqjen e Kryeministrit Rama, një qeveri tranzicioni të përbërë nga socialistë që nuk janë të lidhur me krimin, të cilët mbi të gjitha do t’i zgjidhnin duart prokurorëve që të vendosnin përpara drejtësisë politikanët të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e vitit 2017, si dhe do të punonin me opozitën për të çuar përpara reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi”, thotë Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij ka bërë shumë përparime lidhur me reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës. Ai thotë se i takon opozitës të vendosë nëse do të marrë pjesë ose jo, në zgjedhjet e qershorit.

“Ne jetojmë në një vend të lirë, sigurisht që nuk është ende një demokraci e konsoliduar, por ne jemi të fortë sa duhet që jo thjesht vetëm ta kuptojmë, por edhe të sillemi bazuar në parimin sipas të cilit zgjedhjet janë për të gjithë”, thotë zoti Rama.

Ndërkohë ka shqetësime se përshkallëzimi i trazirave politike do të dëmtonte përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në BE. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic i tha Zërit të Amerikës se pavarësisht tensioneve aktuale politike “Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në të gjitha fushat”.

Por ajo shtoi se vendimi i opozitës “për të dorëzuar mandatet pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe minon progresin që vendi ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.
Kur mbeten më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale, pjesëmarrja e Partisë Demokratike, opozitës kryesore të vendit, është e paqartë dhe njerëzit pyesin se sa legjitime do të ishin këto zgjedhje në këtë rast.”

Udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha thotë se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje. Duket se e ardhmja politike e Shqipërisë dhe rruga e saj drejt Bashkimit Evropian, tani për tani, do të vazhdojë të jetë e pasigurt. /VOA/

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com