InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Opozita vendos: Me 16 shkurt do veprojmë siç do populli, do rrëzojmë kryeministrin

3 Shkurt, 2019
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A
Opozita vendos: Me 16 shkurt do veprojmë siç do populli, do rrëzojmë kryeministrin

Nëse thirrja e qytetarit për kreun e PD do të ishte bërë në Kukës, Tropojë, Memaliaj apo Shkodër, bastione historike të së djathtës, do të ishte mëse normale. Por kur apeli vjen në një nga bastionet kryesorë të PS, pikërisht në Ballsh të Fierit, kjo tregon se situata ka vajtur atje ku nuk mban më. Tashmë ajo që quhet keqqeverisje dhe pushtet i PS-së me krimin, nuk është një realitet që e thonë vetëm opozitarët, por po e provojnë përditë edhe socialistët.

Situata e vështirë ekonomike dhe problemet e shumta me të cilat ndeshen shqiptarët  ka bërë që ndryshimi i modelit të qeverisjes të mos vijë më si kërkesë e politikës, por e vetë qytetarëve. Si rrallëherë në historinë e protestave në vend, qytetarët janë një hap para liderëve të opozitës duke kërkuar jo më tubime formale, ku flasin liderët dhe më pas ikin në shtëpi. Ata duan zgjidhje me 16 shkurt. Në mënyrë më të saktë realitetin në të cilën ndodhen sot pjesa më e madhe e qytetarëve e shpjegon dialogu që ka zhvilluar dje në Ballsh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me banorët e këtij qyteti. Gjatë takimeve në rrugët e Ballshit me banorët,  Basha i është afruar një qytetari me fjalët “si je”, përgjigja e tij ka qenë:

– Për faqe të zezë!

Më tej qytetari ka vazhduar duke iu drejtuar Bashës me fjalët: “O rrëzoje atë, ose ik edhe vetë, Luli”.

– “E keni në dorë ju”,-është përgjigjur Basha, duke i thënë qytetarit se tashmë rrugët politike kanë mbaruar dhe duhet të marrin në dorë fatet e tyre.

-“E kemi ne, por edhe ti. Dilni për zot ose hajde ikim pastaj”,- ka vijuar qytetari, i cili i ka kërkuar Bashës të zgjidhë problemet e naftëtarëve nëse vjen në pushtet.

Në Ballsh deklaratat e një qytetari, që jo detyrimisht është militant partie, merr më shumë vlerë për të kuptuar se çfarë zien në rrethe dhe që politikanët këtu në Tiranë nuk e kuptojnë, të gjithë. Ballshi është një qytet që njihet si bastion i majtë. Me ndonjë përjashtim në zgjedhjet vendore, në thuajse të gjitha zgjedhjet parlamentare Partia Socialiste votohet me mbi 50 përqind të votave. Është një zonë elektorale ku deputetët e PS-së thonë “nuk kemi nevojë të bëjmë fushatë, aty fitojmë edhe duke varur vetëm xhaketën”. Nëse thirrja e qytetarit për kreun e PD do të ishte bërë në Kukës, Tropojë, Memaliaj apo Shkodër bastione historike të së djathtës, do të ishte dukur mëse normale. Por kur apeli vjen në një nga bastionet e PS, kjo tregon se situata ka “vajtur atje ku nuk mban më”. Tashmë ajo që quhet keqqeverisje nuk është një realitet që e thonë vetëm opozitarët, por po e provojnë përditë edhe socialistët e bindur që shohin një diferencë të madhe mes reklamave të pushtetit në ekrane dhe problemeve që hasin përditë.

Apeli i djeshëm drejtuar opozitës nuk është i vetmi. Në Shkodër, një socialist i kërkoi të njëjtën gjë kryedemokratit Basha duke i sugjeruar në mënyrë të prerë, që këtë herë të mos i lodhi njerëzit vetëm me fjalime në 16 shkurt. Mesazhi për kreun e PD është i qartë. Zhgënjimi nga qeveria ka arritur kulmin dhe njerëzit nuk duan më premtime boshe, mitingje festive dhe fasada. Qeveria e PS dhe kryeministri Edi Rama patën mundësinë të tregonin se çfarë mund të bënin për më shumë se 6 vite. Nga opozita dhe kreu i PD-së tani kërkohet zgjidhja e situatës dhe vendosmëria politike për të ndryshuar situatën, duke u përballur me kryeministrin.

Data 16 shkurt po vjen shpejt dhe opozita ka vendosur ta rrëzojë kryeministrin Rama atë ditë duke kërkuar të krijohet një Qeveri për Integrimin në BE, e cila do të garantojë zgjedhje të lira e jo të fituara nga krimi. Investigimet e “Zëri Amerikës” kanë goditur dy shtyllat kryesore të paligjshmërisë së viteve të fundit në Shqipëri. E para është korrupsioni qeveritar që ka arritur nivelet më të larta me koncesionet dhe kompanitë fantazmë. E dyta dhe më rëndë është vjedhja e zgjedhjeve dhe mbajtja në këmbë e një pushteti ilegjitim që nuk ka marrë votën reale të qytetarëve. Që të dyja këto skandale kanë prodhuar varfëri dhe një qeverisje që është shkëputur nga realiteti ku jetojnë shqiptarët. Ndaj dhe thirrja për ndryshim, si në pak raste, po vjen nga qytetarët dhe jo nga politika. Lulzim Bashës si mbetet tjetër veçse të të mos zhgënjejë pritshmëritë që njerëzit kanë ndaj opozitës. Në të kundërt jo vetëm do të humbasë rastin për të ndryshuar historinë e opozitës së gjatë të PD, por edhe një herë mund të akuzohet si bashkëpunëtor i zgjatjes së pushtetit të Edi Ramës.

16 shkurti po vjen dhe opozita duhet të jetë e vendosur,siç është vetë populli.

 

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com