InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

13 Dhjetor, 2018
in Artikuj, Opinione, Politikë
A A
Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

Nga Andi Bushati

Historia e viteve të fundit na ka dhënë një mësim : qeveritë fillojnë e shkërmoqen, kur i del boja propagandës.
Fatos Nano nuk rikuperoi më kurrë në publik, pasi kamerat e një televizioni grek e filmuan duke harbuar me shpurën e tij në një buzuk të Athinës, ndërkohë që vendi ishte i zhytur në zi kombëtare. Më kot makineria e pushtetit të tij u mundua ti fshehë ato pamje, më kot ish kryeministri u përpoq të thurrte alibinë e një problemi shëndetësor. Mjaftoi një lidhje normale për botën e sotme, mes TV Klan të dikurshëm dhe homologut të tij grek, që lideri i rikthyer në pushtet në emër të katharsisit të politikës, të përbaltej për gjithmonë.

Sali Berisha e pësoi edhe më keq. Pasi urdhëroi të shtihej mbi turmën duke marrë katër jetë në 21 janar, ai s’la gur pa lëvizur për të fshehur krimin e tij. Me një idiotësi proverbiale u krijuan legjenda sikur viktimat ishin qëlluar nga afër, me thika me helm dhe pistoleta çadra, madje u shfaqën edhe video të manipuluara që e demostronin këtë.

Por, mjaftuan pamjet tronditëse të gardistit që qëlloi drejt e në mish, të transmetuara me guxim nga Artan Hoxha në Nevs24, që i gjithë ky manipulim i ndyrë të bëhej shkrumb e hi në pak çaste.

Kjo dramë iu përsërit edhe Edi Ramës.

Në krizën më të thellë që ka pllakosur qeverinë e tij prej 5 vitesh, kur i ka dalë boja si një hajdut me çizme dhe kur me mijra studentë kanë pushtuar rrugët, ai u mundua të prodhonte një shfaqe të madhe mashtruese. Ndërkohë që protestuesit e rrefuzojnë me përçmim, ai kërkoi të lërë përshtypjen se ata janë vetëm një grusht i vogël në masën e stërmadhe të 140 mijë studentëve shqiptarë. Për këtë u organizua spektakli i shëmtuar i Top Show. Për këtë ai shpiku identikitin e një manifestuesi të rremë duke veshur me kostumin e kundërshtarit, freshistët dhe zyrtarët e vet.

Çfarë boomerang-u!

Në rrjetet sociale, ata që ai kishte veshur si gjermanë, për ti shitur si partizanë, u demaskuan njëri pas tjetrit, me emër dhe mbiemër. Kulmi arriti kur njëri prej studentëve, doli nga skenari duke demaskuar gjithçka dhe duke e detyruar Ramën ti futej rolit të një kllouni banal.

Nuk duhej më tepër sesa kaq, për të kuptuar se kësaj qeverie nuk i ka mbetur më armë tjetër përpos mashtrimit dhe manipulimit. Por, nuk duhej më shumë as për marrë vesh se atyre u ka dalë boja. Se koha e propagandës ka shteruar.

Të treja historitë e mësipërme, krejt të ndryshme për nga lloji dhe simbolika, i përbashkon një fill i vetëm. Fati i kryeministrave që pas një kohe të gjatë e humbasin sensin e së vërtetës, zhyten në një botë virtuale të pompuar nga obortarët e nënshtruar dhe sahanlëpirësit që u sillen vërdallë dhe fillojnë të besojnë se realitetin e prodhojnë vetë.

Ato dëshmojnë gjithashtu se vjen një moment kur verbëria e pushtetit të bën që mos e kapësh më hohën që ecën përpara.

Fatos Nano besoi me naivitet, deri në fund, se një video e regjistruar në Greqi mund të mos mbërrinte asnjëhrerë në Shqipëri.

Sali Berisha edhe më keq, shpresoi me budallallëk se ai mund të manipulonte një krim aq të dukshëm, ndërkohë që ai ishte kryer përpara qindra kamerave

Me këto shembuj ata treguan se ishin të sfazuar me periudhën që jetonin dhe kjo shënoi dhe fundet simbolike të pushteteve që mbartnin.

E njëjta gjë po i ndodh edhe Edi Ramës. Megjithëse hiqet si një mjeshtër i rrjeteve sociale dhe i komunikimit virtual, ai demostroi një symbylltësi të pashembullt duke dashur të shesë si protestues bythlërirësit e vet të paskrupullt, që u demaskuan sa hap e mbyll sytë në Facebook, Instagram, tek Lolita dhe dhjetra faqe të tjera on line.

Askush, ende as sot nuk mund ta rrokë, se si ai mendoi se mund ti’a hidhte me një marrëzi të tillë, aq fëmijënore. Askush nuk mund ta imagjinojë se ç’qe kjo verbëri që i shty sejmenët e tij të mos e shikonin mbretin lakuriq.

Racionalisht ato janë të pa shpjegueshme.

Po me sa duket ashtu sikurse ndodh me të gjitha pushtetet abuzive edhe këtij të radhës i ka ardhur ora e gafës së pashpjegueshme. E asaj pikës që derdh gotën. Koha e gabimit fatal.

Në rastin e Edi Ramës kjo ishte ngjarja që dëshmoi fundin e propagandës. Dhe kur kjo i ndodh një qeverisjeje që atë e ka si të vetmen armë mbijetese, kuptohet lehtë se ç’do të ndodhë më pas. Gjithçka tjetër është thjeshtë çështje date.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com