InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

”Revolucioni studentor” vazhdon edhe sot, para kryeministrisë dhe ministrisë së arsimit

12 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Opinione, Politikë, Sociale
A A
”Revolucioni studentor” vazhdon edhe sot, para kryeministrisë dhe ministrisë së arsimit

-Dje protesta më madhështore në Shqipëri. Të rinjtë mbushen rrugët e Tiranës dhe gjithë qyteteve kryesore, ata kërkojnë plotësimin e kushteve nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që qeveria akoma nuk po jep përgjigjen pozitive.

-Sot do protestohet, kryesisht, para kryeministrisë. Ministrja e Arsimit është e pafuqishme të bindë kryeministrin, ndaj studentët janë mbledhur, paqësisht, para zyrës së Edi Ramës në bulevardin kryesor të kryeqytetit për t’i thënë “firmosi 8 kërkesat tona dhe të kthehemi në mësim!”.

Në ditën e tetë të tubimeve të studentëve nuk mund të flitet më vetëm për protesta, por për një revolucion studentor që ka nisur në gjithë Shqipërinë. Në Tiranë u zhvillua një nga tubimet më madhështore në 28 vitet e fundit. Pjesëmarrja ishte më masive se çdo tubim tjetër partiak ose jo partiak që është zhvilluar në vend. Studentët bllokuan gjithë Rrugën e Durrësit, nga rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” dhe deri në hyrje të Sheshit Skënderbej, duke dëshmuar se është një protestë që tejkalon pritshmëritë edhe të vet organizatorëve të saj. Tashmë nuk bëhet fjalë për një grupim studentësh, por për gjithë rininë dhe shoqërinë shqiptare që kërkon ndryshim dhe një revolucion paqësore për vendin. Këtë e dëshmon dhe pjesëmarrja masive e protestuesve në qytetin e Vlorës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe shumë e shumë të tjerë.

Si rrallë herë në protestë morën pjesë dhe maturantët e gjimnazeve. Pavarësisht se urdhri i Ministrisë së Arsimit ishte për të mos lejuar që gjimnazet t’u bashkohen protestave, thirrja e të rinjve ishte më e fortë se çdo pengesë që qeveria ka vendosur këto ditë përballë të rinjve. Studentët qëndruan në shesh përballë Ministrisë nga ora 10:00 deri në orën 16:00, kur ishte vendosur dhe afati për Kryeministrin Edi Rama. Nga ana e qeverisë dhe kreut të qeverisë nuk pati asnjë reflektim për kërkesat e tyre. Në shënimet që bëri në Facebook kreu i qeverisë më shumë i provokoi studentët sesa u përpoq që t’u jepte zgjidhje për kërkesat e tyre. Kreu i qeverisë foli sërish për negociata duke kërkuat të bisedojë me studentët. Ndërkohë që nga dita e parë e protestës kushtet e studentëve kanë qenë të qarta. Ata kanë deklaruar se kryeministri vetëm duhet t’i plotësojë ato dhe nuk ka çfarë të diskutojë. Por kreu i qeverisë duket se ka gjetur një mënyrë tjetër për të zbehur protestën, përçarjen e saj. Dhe dje u pa qartë ndikimi i qeverisë kur mbaroi dhe afati i vendosur nga studentët. Siç kishin deklaruar më herët, pas orës 16:00, nëse qeveria nuk do të reagonte studentët do të niseshin drejtë Kryeministrisë për të vijuar protestën në shesh pa ndalim. Në këtë moment, një pjesë e vogël e studentëve, të cilët me pavetëdije ose të futur nga qeveria, deklaruan se do të vijonin të qëndronin të Ministria e Arsimit. Kjo deklaratë, e një grupi të vogël, krijoi paqartësi në fillim dhe dha përshtypjen se studentët nuk janë të bashkuar. Pas këtij momenti erdhi dhe deklarata e parë e kryeministrit në rrjetet sociale, duke thënë se “partitë e opozitës përçanë studentët”. Në fakt, nëse është dikush që kërkon të përçajë protestën ajo është vetëm qeveria. Vetëm asaj i intereson që studentët të mos kenë një qëndrim, të mos kenë  një listë të përbashkët kërkesash dhe për më tepër të mos kenë as një vend të përbashkët ku mblidhen të gjithë.

Kjo lojë e qeverisë për të krijuar disa zëra të ndryshëm brenda protestë, kjo edhe me anë të rinjve të FRESH që ndodhën në protestë,  dje u kuptua qartë nga gjithë organizatorët e protestës. Madje dhe nga ata të rinj që thonë se kërkesat e tyre në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë politike. Dhe përgjigja ndaj skemës së Edi Ramës erdhi menjëherë. Shumica e studentëve zgjodhën që të mos qëndrojnë më te Ministria e Arsimit dhe as të protestojnë nëpër rrugët e Tiranës, në mënyrë të veçuar, por të mblidhen të gjithë para godinës së Kryeministrisë. Tashmë e kanë kuptuar se nëse kanë një problem për arsimin, ai nuk zgjidhet të Ministria e Lindita Nikollës, por aty ky bëhen politikat për arsimin dhe rininë, te Kryeministria.

Studentët arritën që në pak ditë, kauzën e tyre të drejtë për të ulur pagesat dhe për kushte dinjitoze ta kthejnë nga një shqetësim të pak organizatave të tyre, në një problem kombëtar. Falë tyre tashmë gjithë shqiptarët janë gati t’i mbështesin kërkesat dhe të kërkojnë sa më parë realizimin e kushteve për arsim falas. Por që të arrihet kjo duhet që presioni qytetar të bëhet para qeverisë për ta detyruar që të mos vjedhë më koncesione, por të mendojë për rininë dhe studentët.

Dje studentët e transferuan protestën nga Ministria e Arsimit te Kryeministria, jo si lëvizje politike, por si veprim të detyruar nga heshtja e kryeministri Edi Rama dhe provokimi i tyre.

Të Lidhura

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com