InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

GJYKATA SPECIALE: NJË PADREJTËSI E MADHE KUNDËR DREJTËSISË/Shkruan Hamdi Ndrecaj-PANTERI

9 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
GJYKATA SPECIALE: NJË PADREJTËSI E MADHE KUNDËR DREJTËSISË/Shkruan Hamdi Ndrecaj-PANTERI
Gjykata Speciale dhe Dhomat e Specializuara të saj, në realitet iu imponuan Kosovës si një bumerang i symbyllësisë së politikës nga politikëbërësit e Republikës së Kosovës. Vërtet është e padrejtë që Kosova dhe Çlirimtarët e saj të përballen me një padrejtësi të tillë, por një gjykatë e tillë shpresojmë të jetë e drejtë për shqiptarët. Është një padrejtësi e madhe që u bëhet shqiptarëve, ngase nuk e trajton asnjë rast të krimeve serbe që janë bërë në Kosovë, krime këto të zgjeruara gjer në gjenocid kundër popullatës shqiptare gjatë periudhës së luftës.
Por, mendoj unë se fajtore është vetë politika kosovare për gjithçka. Nëse është aluduar nga të huajt që mos rastësisht pjesëtarët e UÇK-së paskan kryer krime, pse vallë, shteti i Kosovës, nuk ka krijuar mekanizma per t’i hetuar ato krime, qofshin edhe të sajuara nga dikush dhe të vërtetohej se janë apo nuk janë krime reale. Nuk është dashtë aq gjatë të presim që dikush nga jashtë të na kushtëzojë dhe imponojë një padrejtësi të tillë, që nuk mund ta quajmë drejtesi, sepse drejtesia selektive nuk mund të quhet drejtësi në asnjë formë. Nëse thirremi në fakte që pse nuk janë përfshirë sebët në këtë gjykatë, atëherë shtrohet pyetja sepse Kosova, Prokuroria e Shtetit, Gjykatat nuk kanë ngritë thuajse asnjë padi konkrete me emër e mbiemër kundër asnjë serbi të përfshirë në krime dhe gjenocid kundër popullit shqiptar gjatë periudhës 1997-1999, por përkundrazi, shteti i Kosovës, ish- kryeministri Thaçi gjatë kohës sa ishte kryeministër pat amnistuar mbi 600 ish-paramilitarë serbë dhe fomacione tjera në veri, duke i uniformuar me uniformë të Policisë së Kosovës.
Pra ky ishte një paradoks i llojit të vet, por edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe më vonë në Parlamet z. President i tanishem i RKS pat deklaruar në kohën sa ishte kryeministër, që Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosevës, gjë që nuk ndodhi kurrë. Me vonë solli në Parlament Votimin e kësaj gjykate për ta bërë të plotëfuqishëm funksionalitetin e kësaj gjykate, sa të padrejtë, aq edhe absurd. Edhe pse një pjesë që parlametarëve e kundërshtuan, pjesa tjetër që ishte në pozitë dhe qeveri e votuan atë dhe e futën në kushtetutën e Republikës së Kosovës. Gjersa në atë kohë Shoqatat e Dala nga Lufta u gjetën të paafta për ta kundërshtuar një gjë të tillë dhe një pjesë dërrmuese e veteranëve u gjetën të përçarë dhe nuk ishin unikë për ta kundërshtuar, sepse pjesa më e madhe po i besonte qeverisë se gjoja UÇK-ja do ta tregojë pastërtinë e saj dhe do të dalë faqebardhë, që këtu nuk kam asnjë dyshim, por dyshimi është i patjetërsueshëm te politika e Kosovës se në realitet çfarë lojërash ka luajtur dhe pse.. Një gjë duket qartë se ka subjekte polike të Kosovës që kanë deponuar akuza të panumërta në kurriz të luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, të ndihmuar edhe nga Individë me influencë edhe nga politika e shtetit Shqiptar e sidomos nga krahu opozitar i shtetit amë, duke u dalë krah hetuesve serbë dhe atyre ndërkombëtarë .
Pra ku ishte shteti i Kosovës? Ku janë gjykatat dhe organet e hetuesisë? Ku janë katër serbët e arrestuar në Graçanicë nga Policia e Kosovës, të cilët po mblidhnin gjoja fakte për trafikim organesh gjatë kohës së luftës? Ku është serbi që u kap nga Policia e Kosovës me plot eksploziv në qendër të Prishtinës. Populli dëshiron ta dijë çka ndodhi me këta të arrestuar serbë, të cilët ishin koka të Shërbimit Sekret Serb? Çfarë ndodhi me policin shqiptar që ishte arrestuar në atë kohë që po i ndihmonte agjentët serbë për të mbledhur fakte? Pse shteti i Kosovës i fshehu të gjitha këto? Pse shteti i Kosovës i fshehu të gjitha këto? Dhe si përfundim, pse pala bashkëbiseduese e Republikës së Kosovës pranoi të gjitha këto marifetllëqe në kurriz të UÇK-së dhe të popullit shqiptar të Kosovës..
FERIZAJ 2018..

 

Të Lidhura

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com