=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Çfarë i shkakton gurët në veshka dhe ç’duhet të bëni për të zvogëluar rrezikun

6 Dhjetor, 2018
in Artikuj, Lajme, Lifestyle, Shëndetësi, Të ndryshme
A A
Çfarë i shkakton gurët në veshka dhe ç’duhet të bëni për të zvogëluar rrezikun

Gurët në veshka kanë madhësinë e një kokrrize rëre ose të një topi golfi. Ata përbëhen nga mbetjet kimike kristalore në urinë. Në 4-8 % të njerëzve, ata zhvillohen me kalimin e moshës ose si pasojë e historikut familjar. Janë më të zakonshëm në vendet me klimë të nxehtë, nëse nuk hidratoheni dhe nuk pini lëngje mjaftueshëm, pasi urina bëhet më e koncentruar.

Dhimbja e mesit nën brinjë është një nga shenjat kur këta gurë lëvizin në traktin urinar midis veshkave dhe fshikëzës. Shenjat e tjera janë gjakderdhja në urinë, të vjella dhe temperaturë. Kur këta gurë lëvizin, dhimbjet janë aq të forta sa shpesh kemi dëgjuar t’i krahasojnë me dhimbjet e lindjes. Gati 90 % e tyre kalojnë pa shenja dalluese dhe nuk i ndiejmë fare, por kur një gur ngec, atëherë kemi nevojë për ultratinguj që të shpërbëhet dhe të dalë më pas me urinën. Gurët më të mëdhenj kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, duke përdorur endoskopinë.

Zvogëloni rrezikun duke ndjekur këshillat e mëposhtme
»» Pini rreth 2 litra lëngje në ditë, për të përgjysmuar rrezikun;
»» Agrumet ndryshojnë aciditetin e urinës dhe ulin ndjeshëm rrezikun, ndaj konsumoni portokaj, qitro ose boronicë, e cila gjithashtu ndihmon;
»» Zvogëloni sasinë e kripës që konsumoni;
»» Trajtoni menjëherë infeksionet urinare, sepse disa prej tyre rrisin rrezikun e formimit të gurëve.

GURËT NË FSHIKËZËN E URINËS
Gurët në fshikëzën e urinës formohen nga mineralet në urinë, që forcohen pasi ajo nuk zbrazet e gjitha. Shenjat përfshijnë dhimbje barku, gjakosje në urinë dhe dhimbje në penis ose testikuj. Gurët dalin jashtë nëse konsumoni shumë ujë, por në disa raste trajtimi me lazer ose ultratinguj është i nevojshëm për t’i thërrmuar, ose ndërhyrje kirurgjikale kur janë shumë të mëdhenj dhe të vështirë për t’u thërrmuar.

Të Lidhura

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Artikuj

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave

26 Shtator, 2026
“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026
“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

26 Shtator, 2026
Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

26 Shtator, 2026
Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

26 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

26 Shtator, 2026

TË FUNDIT

PLL reagon pas mesazhit të Ramës: “Nuk mund të fshihet kriza e rëndë ku ndodhet shteti”
Aktualitet

PLL reagon pas mesazhit të Ramës: “Nuk mund të fshihet kriza e rëndë ku ndodhet shteti”

28 Shtator, 2026

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Aktualitet

Martin Henze kërkon hetime deri te Rama: “Shqipërisë i duhet një fillim i ri politik”

27 Shtator, 2026

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Artikuj

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave

26 Shtator, 2026

82 vite nga Masakra e Buzmadhes/ Axhami rikthen në vëmendje 21 viktimat: “Krimet nuk duhet të harrohen”
Aktualitet

82 vite nga Masakra e Buzmadhes/ Axhami rikthen në vëmendje 21 viktimat: “Krimet nuk duhet të harrohen”

26 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com