InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Katër shenjat e dashurisë së vërtetë!

27 Nëntor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Kulturë, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Katër shenjat e dashurisë së vërtetë!

Dashuria e vërtetë nuk mund të mbërrijë menjëherë, sepse kërkon mjaftueshëm kohë. Mund të thuash se e dashuron vërtet dikë, vetëm nëse e njeh dhe e vlerëson për gjithë virtytet dhe veset e tij.

Gjatë jetës ne përfshihemi në marrëdhënie të ndryshme romantike, duke u përpjekur të gjejmë personin, me të cilin do të kalojmë pjesën e mbetur të jetës sonë. Disa njerëz janë me fat, pasi martohen me personin e parë që duan dhe pas 20-30 viteve bashkë, duhen po njësoj.

Mirëpo shumë të tjerë kalojnë vite, derisa të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Jemi të gjithë ndryshe dhe nuk ka asgjë të gabuar në këtë mes.

Por çfarë është saktësisht dashuria e vërtetë?

“Ekzistojnë lloje të ndryshme dashurish. Gjithsesi, në mënyrë që të mbahet për një kohë të gjatë një marrëdhënie, është e rëndësishme të mësosh të duash me vetëdije”, shpjegon një psikoterapist.

Kur një person gjen më në fund dashurinë e vërtetë, kupton se gjithë koha e shpenzuar dhe sakrificat e bëra ia kanë vlejtur. Gjithsesi, ka edhe raste kur e ke gjetur personin e duhur, por nuk e kupton se ai është shpirti yt binjak. Kjo është arsyeja se pse duhet t’i kushtosh vëmendje disa shenjave që do të tregojnë, nëse partneri yt është dashuria e jetës tënde.

Këto janë karakteristikat që duhet t’i ketë çdo dashuri e vërtetë:

  1. Komunikimi

Komunikimi është një përbërës i rëndësishëm në çdo marrëdhënië, qoftë romantike apo dhe shoqërore. Për t’u siguruar se ke gjetur personin me të cilin do të kalosh gjithë jetën tënde, nis dhe analizo komunikimin tuaj.

Shumë njerëz janë në marrëdhënie me persona që i bëjnë të ndihen mirë, por nuk janë në gjendje të happen me ta për dëshirat apo ndjenjat e tyre. Kjo gjë mund të sjellë probleme në marrëdhënie dhe, në pjesën më të madhe të rasteve, bëhet shkak i debateve dhe mosmarrëveshjeve.

A mund ta shprehësh lirshëm mendimin tënd, edhe në situatat më të vështira? Arrin dot të flasësh në mënyrë të qetë, edhe në debatet e forta? Nëse po, atëherë ti dhe partneri yt keni arritur një komunikim të ndershëm dhe të sinqertë, i cili është një nga komponentët kryesorë të një marrëdhënieje afatgjatë.

  1. Përputhshmëria

Kur flitet për përputhshmëri, nuk flitet vetëm për pjesën fizike, por edhe për atë emocionale dhe shpirtërore. Përputhshmëria fizike ka rëndësinë e vetë, por ajo shpirtërore dhe emocionale i jep marrëdhënies ngrohtësi dhe lumturi.

Por çfarë do të thotë përputhshmëri emocionale? Imagjino sikur ti dhe partneri yt jeni pranë njëri-tjetrit dhe ti mund ta kuptosh mjaft mirë, nëse ai është i lumtur apo i trishtuar thjesht duke i qëndruar pranë.

Nëse marrëdhënia juaj ka arritur në një stad të tillë, atëherë mund ta thuash me siguri që ke gjetur dashurinë e jetës tënde.

  1. Nuk ke frikë për të ardhmen

Një shenjë e sigurtë se ke gjetur dashurinë e jetës tënde, është fakti që nis të mendosh më tepër për të ardhmen. Madje nis edhe të bësh plane për të ardhmen e largët, në të cilën padyshim bën pjesë edhe personi i zemrës tënde.

Nis të mendosh se çfarë shtëpie do ju pëlqente të dyve të blinit, se ku do i çonit për studime fëmijët tuaj, etj. Çfarëdo gjëje që mendon, e ardhmja nuk të tremb më. Mezi pret të dish se çfarë do të sjellë e nesërmja. Gjëja më e rëndësishme është që gjysma jote është pranë teje gjatë gjithë khës dhe pjesa tjetër nuk ka rëndësi.

  1. Raportet me miqtë dhe familjarët e tu janë përmirësuar

Kur gjen dashurinë e jetës tënde, marrëdhënia jote romantike ndikon pozitivisht tek gjithë marrëdhëniet e tjera. Dashuria të mbush me forcë dhe energji pozitive dhe këto sjellin avantazhet e veta në familjen tënde dhe në shoqëritë e tua.

Përgjatë jetës, një person mund të ketë marrëdhënie të ndryshme: të lumtura, ose të trishta. Nëse kujtojmë lidhjet e shkuara që kemi pasur, do t’i rikujtojmë vetes mësime të vlefshme që mund të kemi marrë prej tyre dhe që do të na ndihmojnë për gjetjen e personit të duhur për të kaluar jetën tonë. / bota.al

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com