Kreu Artikuj Psikologët tregojnë 4 gabimet qe po jua shkatërrojnë lidhjen

Psikologët tregojnë 4 gabimet qe po jua shkatërrojnë lidhjen

Psikologu Dr. John Gottman mund të tregojë shenjat e një marrëdhënie që është drejt fundit. Nëse i bëni këto gjëra në lidhjen tuaj, atëherë ta dini se kjo romancë do të përfundojnë dhe nuk do të ketë një fund të lumtur. E dimë që është e vështirë një ndarje, por nëse i bëni këto 4 gjëra në lidhjen tuaj, ta dini se nuk keni gjë në rregull me partnerin/partneren.

Kritikat

Kritika është një mënyrë që përfshin sulmin dhe fajësimin e personit tjetër. Mos e kritikoni partnerin duke përdorur fjalët “gjithmonë” ose “kurrë”. Kjo e lë partnerin tuaj të sulmuar dhe nuk ka një përgjgje për t’u mbrojtur. Nëse i thoni shpesh kritika, nuk do të fitoni asgjë tjetër veçse do ta largoni nga vetja.

Nëse dëshironi ta ndryshoni sjelljen e tij, psikologët rekomandojnë:

-Tregojini çfarë nuk shkon tek ai pa përdorur fjalën gjithmonë dhe kurrë.

-Pyesni për atë që keni nevojë në një mënyrë pozitive.

Mospërfillja

Në 4 dekadat e tij të hulumtimit, Dr. Gottman zbuloi se mospërfillja çon çiftet drejt divorcit. Kur ju komunikoni me partnerin me përbuzje, ju tregoni mosrespekt ndaj tij. Nëse jeni mësuar që edhe me njerëzit e tjerë të flisni me tallje, sarkazëm, me siguri edhe me partnerin flisni me përbuzje. Është shumë e dëmshme sepse e bën partnerin tuaj të ndihet i pavlerë dhe i parëndësishëm.

Çfarë duhet të bëni?

Herës tjetër që do të debatoni me partnerin, duhet të ulni dozën e komenteve përbuzëse. Përpiquni t’i thoni atij gjëra të mira dhe t’i tregoni sa e lumtur jeni me marrëdhënien që keni krijuar.

Vetëmbrojtja

Problemi i tretë është vetëmbrojtja dhe zakonisht është përgjigje ndaj kritikave. Kjo nënkupton se nxirrni justifikime dhe luani rolin e viktimës së pafajshme, kur partneri ju fajëson për diçka. Madje ju ia hidhni fajin atij për çdo gjë. Ju nuk i merrni seriozisht argumentet e partnerit dhe madje edhe për veprimet tuaja nuk mbani përgjegjësi.

Nëse zakonisht thoni gjëra të tilla si: “Unë nuk bëra asgjë të gabuar” ose “Nuk është faji im, është faji juaj”, atëherë ju jeni njeriu tipik që vetëmbroheni.

-Merrni pak kohë për ta dëgjuar në mënyrë aktive partnerin tuaj.

-Merrni përgjegjësinë kur duhet.

-Thoni se ju vjen keq në një mënyrë të ndershme.

Kundërshtimi

Kundërshtimi lind kur 3 pikat e mësipërme akumulohen deri në atë pikë që bëhen të mëdha. Kjo ndodh kur vendosni një mur mes jush dhe partnerit duke u larguar nga argumentet dhe zgjidhja e problemeve mes jush. Kundërshtimi është shkatërrues sepse kjo gjë e bën partnerin tuaj të ndihet i refuzuar dhe i braktisur.

Çfarë duhet të bëni në këtë rast?

Nëse keni nevojë për kohë për t’u sqaruar për një çështje, atëherë merrni frymë thellë dhe qartësoni mendimet tuaja. Tregojini partnerit tuaj se ju nevojitet një moment tjetër për të biseduar. Vetëm në këtë mënyrë partneri juaj do ta kuptojë se po përpiqeni të kujdeseni për veten dhe marrëdhënien tuaj.