Shpetim AXHAMI, kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit
MOSHËS SË TRETË I DUHET FAMILJA PRANË.
Sot të moshuarve, më tepër se gjithçka, ju mungon ngrohtësia dhe perkujdesja e Familjes së tyre.
1 Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarëve, sensibilizim për më shumë përkujdesje për personat e moshës së tretë.
Kjo përkudesje, të moshuarve në Shqipëri ju mungon, ata jo vetëm po goditen nga rritja e çmimeve dhe për pasojë e kostos së jetesës, por ata po goditen dhe po vuajnë nga vetmia, mungesa e perkujdesjes dhe ngrohtësisë shkaktuar kjo nga mosprania e fëmijve të tyre, larguar këto për jashtë vendit.
Me besim në Zot, më tepër se asnjëherë tjetër sot merr një rëndësi të veçantë forcimi i familjes si baza themelore e një shoqërie të shëndoshë..
Largimet, shpopullimi që sot po i bëhet vendit e për pasojë plakja e shoqërisë e braktisja e moshës së tretë, kanë vetëm një emër, dështim i klasës politike qeverisëse deri më sot ndaj detyrimit qytetar që ata kishin, për zhvillim ekonomik kundrejt një shteti të së drejtës me standarte euroatlantike.
Në këtë Ditë Nderkombëtare të të Moshuarve, në këtë aktulitet të sotëm, shteti duhet të ndërmarrë sa më shpejt paketa ndihme ekonomike në ndihmë të moshës së tretë kjo e braktisur si asnjëherë tjetër në të gjitha drejtimet.
Është gjithashtu detyrim dhe ndjesë publike ndaj moshës së tretë, ish të dënuar politik dhe të persekutuar të tjerë për të ju shlyer çdo detyrim moral e material ndaj tyre.
FAMILJE E QËNDRUESHME, KOMB I FORTË!