Duke marrë shkas nga fjala e z. BEGAJ gjatë betimit të Tij në Kuvendin e Shqipërisë dhe gjatë marrjes së detyrës si presidentit i radhës i RSH, nuk mund të anashkalojmë pa vënë në dukje se;
-Uniteti dhe interesi ynë kombëtar nuk mund të kuptohet kurrë pa Kosovën dhe problemin çam, andaj në fjalën e z.Begaj në KSH duhej të i drejtohej edhe Kryetares së Shtetit Kosovës dhe të prekej problemi çam e ai i Veriut të Kosovës e mbi të gjitha kombi ynë nuk mund të identifikohet kurrë vetëm me shtetin e sotëm aktual shqiptar.
-Fan Nolin, historia e ka përcaktuar tamam ashtu siç ishte, intelektual dhe përkthyes shumë i mirë, por më kryesorja si një bolshevik majtist pro rus, i dështuar si politikan dhe si prift e i përjashtuar nga perendimi, ai kurrë nuk mund të quhet, ashtu si artikulohet në fjalën e Tij, një prej figurave kryesore të një Shqipërie Europiane e ndërkoh të anashkalohen ato figura që vërtetësisht hodhën themelet e shtetit modern shqiptar.
-Në luftën çlirimtare morën pjesë shumë forca e rini nacionaliste antifashiste, artikulimi në këtë fjalim i të qenurit krenar me rininë antifashiste (duke kuptuar atë komuniste) nuk sjell unitet por përkundrazi.
Një pozicionim i tillë që në fjalën e parë si kryetar shteti, që për ne duhej të përfaqësohej me një sistem Mbretëror dhe me Princ LEKA II ulur në Fronin Mbretëror, lë për të nënkuptuar se presidenti i radhës nuk do të jetë ashtu si ne të gjithë e dëshironim, Ai do të jetë një president i varur nga një filozofi majtiste e prej atyre që edhe e emëruan në këtë detyrë të shenjtë ( falë kushtetutës 2008) dhe jo një kryetar shteti mbi palët dhe në shërbim të unitetit mes tyre.
Faleminderit!











