Në fjalën e tij të parë si president i vendit, Bajram Begaj u shpreh se mbajtja e konferencë së parë ndërqeveritare është një hap i madh.
Ai tha se vëmendja e çështjes së sigurisë kombëtare do të ketë vëmendje të madhe gjatë mandatit të tij si president.
Begaj: Mbajtja e konferencë së parë ndërqeveritare është një hap i madh, një arritje e merituar për të gjithë shqiptarët. Shqipëria, edhe pse e vogël dëshmon me krenarinë, se edhe kombet e vegjël prodhojnë siguri në arenën ndërkombëtare.
Ky fakt dëshmohet nga roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit por edhe qëndrimi për luftën në Ukrainë. Siguria dhe paqja nuk dhurohen por ato sigurohen. Faktorët e rrezikut ka ndryshuar. Vëmendja e çështjes së sigurisë kombëtare do të ketë vëmendje të madhe gjatë mandatit tim. Të ndryshojmë strategjinë kombëtare.











