InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ja pse CIA hoqi dorë nga plani për rrëzimin e Enverit

27 Gusht, 2021
in Artikuj, Histori
A A
Ja pse CIA hoqi dorë nga plani për rrëzimin e Enverit

Një libër i ri me titull “Operation Valuable Fiend” (Operacioni “Djalli i vlefshëm”) doli në shitje para pak ditësh në SHBA dhe autor është shqiptaro-amerikani Albert Lulushi Operacioni “Djalli i vlefshëm” titullohet libri që flet për operacionet e fshehta të CIA-s për përmbysjen e regjimit komunist të Shqipërisë mes viteve 1949 dhe 1954, operacione të cilat dështuan për arsyet që autori i librit, Albert Lulushi shpjegon në intervistën e tij për gazetarin Ilir Ikonomi në “Zërin e Amerikës”. Kjo ishte goditja e parë e CIA-s përtej ‘Perdes së Hekurt’.

Pse këtë titull? Çfarë është “Djalli me vlerë”?…kështu e kam përkthyer unë
Origjina e titullit vjen nga emrat e koduar të operacioneve të Agjencisë Britanike dhe asaj Amerikane. Emri i koduar për amerikanët ishte Fiend, që mund të përkthehet si dreq ose djall, dhe për britanikët emri i koduar ishte Valuable, që mund të përkthehet i vlefshëm. Prandaj dhe titulli i libri është ‘Operacioni Djalli i vlefshëm’

Si filluan operacionet e CIA-s dhe britanikëve në Shqipëri. Cila është origjina?
Origjina fillestare ishte dëshira e Agjencisë Amerikane CIA, e cila sapo ishte formuar për të goditur Bashkimin Sovjetik dhe vendet satelite të tyre.

Ata (CIA) e gjetën Shqipërinë si një vend të izoluar fizikisht pas ndërprerjes së marrëdhënieve mes Titos dhe Stalinit. Shqipëria ishte e izoluar nga kampi sovjetik dhe ishte mendimi se me një goditje të përqendruar, regjimi i Hoxhës mund të përmbysej në atë kohë.
Është fjala për vitin 1948 dhe 1949?

Planifikimi filloi nga fundi i vitit 1948 dhe operacionet e para u ekzekutuan më 1949.
Pse CIA zgjodhi pikërisht Shqipërinë dhe jo një vend tjetër përtej ‘Perdes së Hekurt’. Iu duk regjimi në Shqipëri më i lehtë për t’u goditur?

Shkaku i parë ishte se Shqipëria ishte fizikisht më e izoluar nga kampi sovjetik, kështu trupat ruse e kishin të vështirë kalimin për t’i ardhur në ndihmë regjimit të Hoxhës.

Arsyeja tjetër ishte sepse në atë kohë zhvillohej një luftë e ashpër civile në Greqi, mes forcave komuniste dhe forcave antikomuniste dhe siç dihet, regjimi i Hoxhës e kishte hapur kufirin jugor për kalimin e këtyre forcave komuniste në Shqipëri. Dy agjencitë e huaja mendonin se një ndryshim regjimi mund të ndihmonte aspekte të luftës civile në Greqi.

Natyrisht, baza e operacionit ishin grupet e emigrantëve shqiptarë. Po cilët ishin këta njerëz konkretisht?
Ishin tri grupe kryesore, të cilat kishin dalë nga lufta dhe si kundërshtarë të komunistëve. Grupi ndoshta më i madh ishte Balli Kombëtar, grupi tjetër ishin ndjekësit e legalitetit me në krye Abaz Kupin, dhe një grup kosovarësh dhe malësorësh nga Shqipëria Verilindore, me në krye Sait Kryeziun. Të tria këto grupe kishin luftuar komunistët gjatë luftës dhe kur kishin dalë në emigrim u koordinuan nga amerikanët, britanikët dhe agjenci të tjera në rajon kundër regjimit të Hoxhës.

Ku i kishin bazat këto grupe?

Shumica prej tyre ishin emigrantë në Itali dhe në kampe refugjatësh në Greqi. Disa kishin kaluar në Egjipt pranë Zogut, i cili jetonte në atë kohë në Aleksandri. Por shumica e këtyre shqiptarëve jetonin në kushte të dëshpëruara nëpër kampe refugjatësh.

Si dërgoheshin këto grupe? Si arriti CIA t’i organizonte dhe t’i hidhte në Shqipëri?

Kishte ndërhyrje nga toka dhe deti. Metoda më e preferuar e CIA-s ishte parashutimi nga ajri, britanikët preferonin më shumë zbarkimin nga deti. Nga vitet 1952, 1953 dhe 1954, shumica e zbarkimeve ishin nëpërmjet kufirit grek.

Me siguri ka qenë shumë e vështirë hedhja e këtyre grupeve në Shqipëri?
Ishte shumë e vështirë, sidomos nga ata që parashutoheshin.

Në qoftë se shikon stërvitjen dhe trajnimin që një ushtarak i zakonshëm merr për të kryer rënien me parashutë dhe ta krahasosh me trajnimin që CIA u dha agjentëve shqiptarë, mund të kuptohet se sa guxim dhe kurajë kishin këta agjentë për t’u hedhur nga aeroplani. Shumica e tyre hidheshin për herë të parë me parashutë. Operacionet e para të viteve 1950 dhe 1951 nuk kishin njerëz në tokë që të sinjalizonin apo t’u tregonin vendin për t’u hedhur dhe ndoshta kjo është një nga arsyet që shumë prej të zbarkuarve pa mjete dhe municione binin në vende të gabuara dhe u ndoqën nga forcat e ndjekjes dhe të Sigurimit.

Ju provoni në librin tuaj se dështimi i operacioneve të CIA-s dhe Agjencisë Britanike nuk erdhi kryesisht si rezultat i tradhtisë së Kim Filbit, por erdhi për shkaqe të tjera. Si keni arritur ju ta provoni këtë? Në çfarë dokumentesh jeni mbështetur?

CIA i ka deklasifikuar të gjitha dokumentet e operacioneve në Shqipëri dhe këto janë nxjerrë nga Arkivi Kombëtar në Uashington.

Po të vihet re janë tri valë operacionesh në kohë; më 1949-ën, Filbi ishte akoma me detyrë në Turqi dhe nuk ishte në dijeni të këtyre operacioneve. Gjatë operacioneve të ‘50 dhe ’51, Filbi ishte i pranishëm, por ai u largua nga Uashingtoni me dyshimin se mund të ishte bashkëpunëtor sovjetik.

Filbi erdhi në Uashington si sekretar i Ambasadës britanike, në mos gaboj?

Ajo ishte mbulesa diplomatike, por roli i Filbit ishte koordinues midis zbulimit britanik dhe agjencive të zbulimit amerikan CIA-s, FBI etj.

Po të shihet, dështimet më të mëdha të këtyre operacioneve ndodhën gjatë viteve ’52, ’53 dhe ’54, dhe s’ka asnjë dyshim që në atë kohë Filbi nuk kishte asnjë dijeni për operacionet sepse ishte larguar nga shërbimi britanik.

Sidoqoftë, Filbi, një pjesë të informacionit duhet t’ua ketë dhënë sovjetikëve?
Teorikisht ndoshta po, por po të shikosh detyrat nga zbulimi sovjetik për Filbin në Uashington ishin më shumë për sekretet bërthamore të Amerikës, ose për të kontrolluar pozitën e CIA-s si një agjenci e re informacioni dhe zbulimi në Amerikë.

Për mendimin tim, një operacion në Shqipëri ishte diçka që dhe sikur Filbi të kishte informata, sovjetikët nuk do ta rrezikonin zbulimin e një agjenti kaq të rëndësishëm për diçka me vlerë kaq të vogël.

Të Lidhura

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025
XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

TË FUNDIT

“Jezusi i Tropojës”, qytetarët e zhgënjyer me cilësinë e ulët të statujës (FOTO
Aktualitet

“Jezusi i Tropojës”, qytetarët e zhgënjyer me cilësinë e ulët të statujës (FOTO

28 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 28 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 28 Gusht 2025

28 Gusht, 2025

Rriten sërish temperaturat? Parashikimi i MOTIT për ditën e mërkurë
Aktualitet

Rriten sërish temperaturat? Parashikimi i MOTIT për ditën e mërkurë

27 Gusht, 2025

Jennifer Aniston gati për hapin e madh me partnerin e ri: Martesa e tretë po afron
Show Biz

Jennifer Aniston gati për hapin e madh me partnerin e ri: Martesa e tretë po afron

27 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com