InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Analiza e New York Times/ Korrupsioni, tragjedia e afganëve: Afganët që punuan me forcat amerikane dhe ëndërruan bashkë me ta në veçanti vajzat dhe gratë që kishin përfituar nga një sens barazie në shoqëri, u lanë në mëshirën e armikut të tyre më të egër…

17 Gusht, 2021
in Artikuj, InfoPress
A A
Analiza e New York Times/ Korrupsioni, tragjedia e afganëve: Afganët që punuan me forcat amerikane dhe ëndërruan bashkë me ta në veçanti vajzat dhe gratë që kishin përfituar nga një sens barazie në shoqëri, u lanë në mëshirën e armikut të tyre më të egër…

Rënia e shpejtë e Kryeqytetit, Kabulit, nën pushtetin e talebanëve pas dy dekadash të një përpjekjeje ekstremisht të kushtueshme dhe të përgjakshme për të mbajtur në fuqi një qeveri me forca sigurie funksionale në Afganistan, është, mbi të gjitha, tragjike.

Tragjike sepse, ëndrra amerikane e të qënit “kombi i domosdoshëm” që mund t’i japë formë një bote ku vlerat e të drejtave civile, i fuqizimit të grave dhe i tolerancës fetare dëshmuan se ishin thjesht dhe vetëm: një ëndërr.

Më e gjata e luftrave amerikane mori fillimisht emrin në kod “Operacioni Liria e Qëndrueshme” dhe më pas “Operacioni Liria e Rojtarit”. Sërish, pas më shumë se 2 trilion dollarë dhe të paktën 2448 jetë ushtarësh të humbur në Afganistan, është e vështirë të kuptohet se çfarë u arrit.

Është tragjike sepse është e qartë se shumë prej afganëve që punuan me forcat amerikane dhe ëndërruan bashkë me ta- në veçanti vajzat dhe gratë që kishin përfituar nga një sens barazie në shoqëri- u lanë në mëshirën e armikut të tyre më të egër.

Administrata e Biden pati të drejtë kur i dha fund luftës. Por sërish, fundi nuk kish pse të ishte me aq kaos, pa pasur asnjë kujdes për të gjithë ata që kishin sakrifikuar aq shumë me shpresën për një Afganistan më të mirë. Afganë të panumërt që kishin punuar për vite me radhë në krah të trupave amerikane, grupe të shoqërisë civile, organizata humanitare apo gazetarë, përfshirë ata që kishin punuar me New York Times dhe që u gjendën papritur një ditë përballë rrezikut për vdekje, kur talebanët u futën në Kabul, ndërsa liderët e qeverisë afgane, përfshirë edhe presidentin Ashraf Ghani, u nisën drejt aeroportit.

Ishte tragjike, edhe për një arsye tjetër, sepse me ndasinë e hidhur politike në Amerikën e sotme, përpjekjet për të nxjerrë mësime nga kjo tërheqje katastrofike u shndërruan papritur në kundërakuza plot mllef mbi atë se kush e humbi Afganistanin, plot ligësi dhe gënjeshtra.

Brenda pak orëve nga rënia e Kabulit, në SHBA kishin nxjerrë thikat.

Shpejtësia me të cilën kolapsoi qeveria e Afganit ishte shokuese, por fundi i saj nuk kish pse të vinte si surprizë. Kjo humbje e thellë nuk mund të rëndojë vetëm mbi Presidentin Biden, por është detyrë e administratës aktuale të korrigjojë, gjithë çka shkoi keq me planin e tërheqjes. Ushtria amerikane është një superfuqi logjistike dhe duhet të lëvizë tokën dhe qiellin, dhe gjithçka në mes, për të shpëtuar ata njerëz që rrezikuan gjithçka për një të ardhme më të mirë. Burokracia nuk duhet ta pengojnë ndihmën për të shpëtuar aleatët.

Lufta në Afganistan nisi si përgjigje e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s ndaj sulmeve të 11 Shtatorit të 2001, si një operacion për të ndalur strehimin e Al Kaedës në një vend që drejtohej nga talebanët. Se si u shndërrua pastaj në një projekt për zhvillimin e një kombi, ku vetëm në një rast u dërguan 140 mijë trupa ushtarake, kjo është pjesë e dështimit të misionit dhe e vetëkënaqësisë, por edhe e besimit të qëndrueshëm të Amerikës tek vlerat e lirisë dhe të demokracisë.

Dokumentat afgane të publikuara në Washington Post, përfshirë një përpjekje konfidenciale në programin “Mësim i fituar” i ndërmarrë nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit, dha një panoramë shkatërruese të korrupsionit, paaftësisë, mungesës së motivimit dhe fenomene të tjera negative mes forcave të Armatosura afgane, të cilat Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin t’i shndërronin në një ushtri serioze.

Një zyrtar i Marinës tha se afganët e shikonin policinë e tyre si “një nga institucionet më të urryera” në Afganistan. Të tjerë zyrtarë treguan për grabitje sistematike nga ana e ushtarëve dhe e oficerëve, po ashtu edhe humbje të jetëve të ushtarëve- 60 mijë të vrarë që nga viti 2001, sipas njërit prej tyre- që qeveria i mbante sekret. Korrupsioni ishte aq i përhapur në vend, saqë shumë afganë nisën të pyesin, nëse e keqja më e madhe ishte qeveria që kishin, apo talebanët.

Pentagoni dhe Kongresi amerikan kanë fajin e tyre për fiaskon dhe sigurisht, edhe për raportet rozë që paraqisnin herë pas here. Por ajo që Shtetet e Bashkuara apo aleatët mund apo duhet të kishin bërë ndryshe- edhe sikur ajo klishe banale që thotë se Afganistani është varri i perandorive të përsëritej edhe një herë tjetër- është një debat ku duhet të jenë pjesë politikanët, ekspertët dhe historianët për vitet e ardhshme.

Përgjegjësia bie mbi të dyja partitë. Ishte presidenti Xhorxh W.Bush që shpalli luftën dhe më pas e zhvendosi fokusin drejt Irakut, ende pa arritur stabilitetin në vend.

Presidenti Barak Obama synoi tërheqjen e trupave amerikane, por në vend të kësaj, i shtoi numrat. Presidenti Donald Trump firmosi marrëveshjen e paqes me talebanët në 2020 për një tërheqje të plotë në maj.

Kur Biden hyri në zyrë, disa Departamente të Mbrojtjes e këshilluan të mbante një grup të vogël kundër terrorizmit në Afganistan ende për disa vite. Por Biden kujtoi eksperiencën e Vietnamit dhe si një veteran i marrëdhënieve me jashtë në Senat, e kuptoi se disa mijëra trupa për disa vite më shumë në Afganistan nuk do ta parandalonin fitoren e talebanëve.

Në 6 Prill i tha stafit që të gjitha trupat ushtarake duhet të ishin jashtë Afganistanit në 11 Shtator. “Unë isha presidenti i katërt në detyrë me një prezencë ushtarake në Afganistan- dy republikanë, dy demokratë” tha ai më vonë “Nuk do t’ia kaloja këtë luftë një të pesti”. Ishte një vendim që u mor me kurajo dhe zgjuarsi. Presidenti e dinte shumë mirë se si do të reagonin kritikët e tij- si po reagonë ata sot. Gjithnjë do të ketë një “nëse”, që nëse trupat ushtarake amerikane të do të kishin qëndruar më gjatë, rezultati do të kishte qenë ndryshe.

Biden vetë nuk është treguar i sinqertë kur ka fajësuar Trump për marrëveshjen me talebanët, për të cilën tha se “i vendosi talebanët në pozicionin ushtarak më të mirë që kishin qenë që nga 2001”. Ka qenë e qartë prej kohësh, që një tërheqje e amerikanëve, kurdo apo sido të kishte ndodhur do ta dorëzonte Afganistanin në dorë të talebanëve edhe një herë tjetër.

Lufta duhej të merrte fund. Por administrata Biden duhej dhe kishte mundësi të kujdesej më shumë për ata që rrezikuan gjithçka drejt një të ardhmeje më të mirë, sado iluzive që rezultoi ëndrra e tyre.

Të Lidhura

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
Artikuj

“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

17 Prill, 2025
Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri
Artikuj

Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri

14 Prill, 2025

TË FUNDIT

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!
Show Biz

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!

13 Korrik, 2025

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara
Show Biz

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara

13 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 13 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 13 Korrik 2025

13 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com