InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Bie numri i doktorantëve të rinj, pas 2018 tre herë më pak diploma

28 Korrik, 2021
in Artikuj, InfoPress, Sociale
A A
Bie numri i doktorantëve të rinj, pas 2018 tre herë më pak diploma

Numri i të diplomuarve me doktoraturë ka pësuar rënie vitet e fundit si rrjedhojë e bllokimit të studimeve në këtë cikël nga sektori publik.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se tre vitet e fundit, 2018-2020, numri i personave që morën diplomë në doktoraturë ka pësuar rënie të ndjeshme me gati tre herë në raport me vitet 2015- 2017 (shih grafikun).

Nga viti 2015 në vitin 2017 më shumë se 2060 persona morën diplomën e doktoraturës, ndërsa gjatë periudhës 2018-2020 e morën këtë diplomë vetëm 727 persona ose tre herë më pak se gjatë 2015-2017, periudha për të cilat ekzistojnë të dhënat zyrtare.

Numri i doktorantëve ra vitet e fundit për shkak se sektori publik vendosi që të mbyllë studimet në këtë cikël nga viti 2014-2020.

Vetëm në 2020-n, u rihap sërish e drejta e studimit. Universitet publike i mbyllën studimet në këtë cikël si pasojë e fluksit të lartë të diplomave, ku si rrjedhojë u rritën së tepërmi edhe plagjiaturat (deri në nivelet e lartë të administratës publike).

Pas vitit 2011 dhënia e doktoraturave u liberalizua, pasi përveç universiteteve shtetërore kjo e drejtë i’u dha edhe privatit.

Në vitin 2019 INSTAT numëroi 346 doktorantë të papunë. Kjo kategori në të cilën përfshihen edhe personat me PHD zunë 0.2 për qind të totalit të të papunëve.

Të dhënat mbi papunësinë sipas nivelit arsimor janë një pasqyrë e qartë e mospërputhjes së sistemit arsimor në vend me tregun e punës.

Diplomat e arsimit të lartë më së shumti janë për ekonomi, shkenca shoqërore dhe juridik, teksa nevojat për punë janë në bujqësi dhe turizëm.

Në të gjitha ciklet e studimet edhe doktoratura, dominojnë gratë të cilat zotërojnë dyfishin e diplomave.

Numri i të diplomuarve në arsimin e lartë në vitin akademik 2019-20 ishte afërsisht 33 mijë studentë ndër të cilët vajzat përbënin 65,3 %. Edhe për doktoraturat raportet gjinore janë të njëjta.

Peshën kryesore në diplomat e marra sipas fushave të studimit në arsimin e lartë, e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit për të dyja gjinitë. Gratë preferojnë të studiojnë dhe diplomohen më shumë në biznes, administrim dhe ligj (28,4 %), shëndet dhe mirëqenie (16,3 %) dhe art dhe shkenca humane (13,0 %).

Ndërsa burrat preferojnë të studiojnë dhe diplomohen më shumë në biznes administrim dhe ligj (29,3 %), inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (20,0 %), shëndet dhe mirëqenie (9,2 %).

Modeli ekonomik që Shqipëria ofron nuk kërkon fuqi punëtore më njohuri të larta dhe aftësi të spikatura, teksa precedentët se më shkollë të lartë përfundon kamerier ose ne call center, po shtyjnë të rinjtë gjithnjë e më shumë të reduktojnë përshkallëzimin e njohurive./Monitor

Të Lidhura

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

TË FUNDIT

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com