InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Realisht, nuk është ngjyra e kuqje ajo që i zëmëron demat…

8 Korrik, 2021
in Artikuj, InfoPress, Të ndryshme
A A
Realisht, nuk është ngjyra e kuqje ajo që i zëmëron demat…

Realisht, nuk është ngjyra e kuqje ajo që i zëmëron demat. Demat në fakt janë pjesërisht të verbër në krahasim me njerëzit e shëndetshëm, kështu që ata nuk mund ta shohin të kuqen. Bazuar në librin “Përmirësimi i mirëqenies së kafshëve” nga Temple Grandin, bagëtisë i mungon receptori i retinës së kuqe dhe ata mund të shohin vetëm ngjyrën e verdhë, jeshile, blu dhe të vjollcë.
Të pamurit me ngjyra tek gjitarët realizohet nga një koleksion qelizash konike në pjesën e pasme të syrit (retina). Ekzistojnë tre lloje të qelizave konike: njëri lloj detekton (dallon) kryesisht ngjyrat e kuqe, lloji tjetër jeshilen dhe lloji i fundit detekton kryesisht të kaltërten.
Edhe pse qelizat konike i përgjigjen më fort ngjyrës së tyre kryesore, ato mund t’u përgjigjen edhe ngjyrave të tjera të ngjashme. Pikërisht kjo mbivendosje ngjyrash e ndjeshmërisë së koneve është ajo që ju mundëson të shihni kaq shumë ngjyra.
Për shembull, një ngjyrë e verdhë e pastër stimulon edhe konin e kuq edhe konin jeshil dhe tek ju përjetohet si kombinimin i të verdhës. Nëse në vend që të shikonit një pikë të verdhë të pastër drite, do të shikonit një pikë të kuqe shumë afër një pike të gjelbër me ekuilibrin e duhur, përsëri do të përjetonit të verdhën sepse kone të kuqe dhe kone të gjelbra stimulohen në të njëjtën mënyrë. Ky fakt e bën prodhimin e ekraneve kompjuterike shumë praktik. Në vend që të implantojë një milion piksele në një ekran kompjuteri në çdo pikë, secila me ngjyrë të ndryshme, prodhuesi duhet të ndërtojë vetëm një rrjet pikselësh të kuq, jeshil dhe të kaltër. Njerëzit në të vërtetë në ekran shikojnë një sërë pikash të kuqe, jeshile dhe të kaltërta, por perceptojnë miliona ngjyra. Shumica e gjitarëve, përfshirë demat, janë dikromatë. Kjo do të thotë që ata kanë vetëm dy lloje të ndryshme të koneve, në krahasim me njerëzit të cilët i kanë tre. Demave u mungojnë konet për të kuqen, por kanë kone për jeshilen dhe të kaltrën. Të pamurit e një demi është shumë i ngjashëm me të pamurit e një njeriu që ka verbëri ndaj të kuqes (e njohur si protanopia).
Për ta, një pelerinë e kuqe duket e verdhë në të gri. Është lëvizja kërcënuese, tundëse e pelerinës së kuqe së matadorit ajo që e tërbon një dem, e jo ngjyra.
Marrë nga: “Pyetjet shkencore me përgjigje befasuese”, pyetje të cilës i’u përgjigj Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në Universitetin A&M të Teksasit Perëndimor.

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com