InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VIDEO/ “Efektin e epidemisë nuk e kemi parë ende”, Pëllumb Pipero: Ja kur mendoj se përfundon karantinimi

15 Mars, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Shëndetësi
A A
VIDEO/ “Efektin e epidemisë nuk e kemi parë ende”, Pëllumb Pipero: Ja kur mendoj se përfundon karantinimi

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me skype me studion e lajmeve të Fax News, ka treguar detaje nga situata në të cilën ndodhet vendi për shkak të përhapjes së koronavirusit duke thënë se ky është vetëm fillimi.

Ai ka deklaruar se parashikon që karantinimi totale të zgjas rreth 3-4 javë ndërsa pandemia deri në 4 muaj duke bërë apel nga ana tjetër, që të zbatohen të gjitha këshillat e dhëna deri më tani si dhe kufizimet që janë vënë.

Pipero tha gjithashtu se askush nuk mund të flasë për shifra por bazuar tek përvoja e vendeve të tjera, për çdo person që rezulton pozitiv ka një histori prej 10-15 personave të tjerë që e kanë marrë infeksionin

“E kam konsideruar këtë epidemi si një “Ajsberg” në kuptimin e asaj që shohim dhe asaj që nuk shohim. Mendoj se efektin e kësaj epidemie nuk e kemi parë ndërsa në 2-3 javët në vijim do të shikojmë të tjera shifra. Në 10 raste të konfirmuara përfshihen edhe 10-15 raste të tjera në bazë të eksperiencave të kolegëve tanë në Kinë dhe Itali. Jemi në fillimet e saj dhe askush nuk mund të flasë për shifra apo se sa do të zgjas. Të paktën do të kalojnë 4 muaj për të thënë se kaq ishte për këtë vit, por kjo nuk është e thënë të jetë edhe koha e karantinimit për të cilën mendoj se është 3-4 javë.

Për masat do thoja se janë adekuate, të domosdoshme, drastike por ende nuk janë ekstreme. Duke pasur në konsideratë se e vetmja mundësi për të ulur shkallën e përhapjes është të kufizojmë kontaktet. Për mua janë masa të marra në kohën e duhur. Nëse bëjmë pyetje “Pse” unë them se kurrë s’duhet të pyesim ‘pse’ për dje por çfarë do të bëjmë në vijim. T’ia lëmë kohës të na gjykojë, edhe ne mjekët marrim kritika dhe na thonë pse nuk u bë kjo. Secili të mbrojë veten dhe duke mbrojtur veten, mbron edhe edhe shoqërinë, na lehtëson dhe na ndihmon edhe ne të tjerëve. Nuk janë pak të shtruar në spital, janë 17. Infektivi i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar skenarin e parë, në varësi do të shtrihen në masa të tjera të parashikuara nga qeveria. Stafi mjekësor nuk rrezikohet, është i rrezikuar dhe ekspozuar. Jemi njerëz dhe mund të gabojmë, harrojmë të veshim diçka shumë të vogël për mbrojtjen personale”.

Pipero ka folur edhe për 2 mjekët që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke thënë se edhe mjhekët gabojnë, ndërsa ka argumentuar se në rastin konkret ndodhi për shkak të mosbashkëpunimit mjek-pacient.

“Sa i takon 2 mjekëve pozitiv, ka ardhur për shkak të mos njohjes së situatës dhe mosbashkëpunimit për historinë e udhëtimit. Çdo qytetar që ka udhëtuar në zonat e transportimit të sëmundjes të telefonojë, të mos vrapojë drejt nesh dhe të infektojë edhe ata që e shoqërojnë apo edhe stafin mjekësor. Ata që kanë pasur kontakt me persona që kanë rezultuar pozitiv, duhet të vetëkarantinohen, dhe nëse kolla sidomos, temperatura dhe problemet në frymëmarrje vijojnë pas 14 ditësh, të marrin në telefon 127. Një thirrje edhe për personat në tërësi, të mos telefonojnë ju lutem në çdo rast urgjencën.  Frika dhe paniku janë aleati i virusit, i yni është kujdesi, ndiqni sa më shumë e korrektësisht këshillat, uji dhe sapuni janë mjetet më të mira edhe pak alkool s’do ishte keq”, tha Pipero.

Të Lidhura

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025
“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
Aktualitet

“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

11 Korrik, 2025
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i MOTIT për sot
Aktualitet

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i MOTIT për sot

11 Korrik, 2025
Zbulohet EMRI i modeles së famshme që hyri në burgun e Korçës për një takim “special” me Laert Haxhiun (FOTO)
Aktualitet

Zbulohet EMRI i modeles së famshme që hyri në burgun e Korçës për një takim “special” me Laert Haxhiun (FOTO)

11 Korrik, 2025
TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë
Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

9 Korrik, 2025
Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025

“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
Aktualitet

“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

11 Korrik, 2025

“Më ka marrë tre vjet…”/ Rudina Dembacaj zbulon si humbi 30 kilogramë: Ishte e tmerrshme…
Show Biz

“Më ka marrë tre vjet…”/ Rudina Dembacaj zbulon si humbi 30 kilogramë: Ishte e tmerrshme…

11 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com