InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

VAU-DEJËS/ “Shqipëria ka qenë Europë, qysh se zoti krijoi gjithësinë”, fjala emocionuese e Z. Ermir Shimaj në veprimtaritë “Bashkitë për Europë”

12 Shkurt, 2020
in Artikuj, InfoPress, Lajme
A A
VAU-DEJËS/ “Shqipëria ka qenë Europë, qysh se zoti krijoi gjithësinë”, fjala emocionuese e Z. Ermir Shimaj në veprimtaritë “Bashkitë për Europë”

Zyra e Integrimit të Bashkimit Europian në bashkinë e Vaut të Dejës, në kujdesin dhe anagzhimin e posaçëm të drejtueses së kësaj zyre Znj. Entela Kolaj, realizon para ca ditësh një aktivitet që tejkaloi përmasat lokale dhe u bë kryefjalë e veprimtarive kombëtare me mesazhin e qartë: EUROPA është këtu, është vendlindja JOTE.

Në veprimtaritë e zhvilluara me fokus “BE-ja është destinacioni ynë”, drejtuesja e zyrës së integrimit europian pranë kësaj bashkie, znj. Entela Kolaj, ishte përkujdesur deri në detaje për protokollin e organizimit të një eventi, që e shndërroi bashkinë e vogël në një qendër të madhe të mesazheve dhe projekteve me një vizion të qartë integrues.

Këto veprimtari, ishin përzgjedhur nga drejtuesit e projektit në mënyrë sinjifikative të zhvilloheshin në Njësinë Administrative të Bushatit, zonë e njohur për historikun, kulturën dhe perspektivën e saj, si dhe u harmonizuan me një larmishmëri demonstrimesh, të cilat transmetonin mesazhe fokusuese në dobi të vlerave të përbashkëta dhe të angazhimeve civilizuese.

Foto-Ekspozita e hapur nën kujdesin e veçantë të z. Ermir Shimaj, administrator i qytetit, pasqyruar me foto të tre nismave; “Ndriçimi i Qytetit”, “Oksigjen për Bushatin” dhe “Qytet i pastër”, ishin dëshmi e qartë e vlerësimit dhe përkushtimit të organizatorëve të veprimtarisë, e cila mori vëmendje të madhe dhe u pasqyrua gjerësisht në media.

Znj. Kolaj, organizatorja e zellshme dhe specialistja mjaft kualitative e koordinimit dhe integrimit europian, do të shprehej se : – Puna jonë nuk mbaron këtu, dhe se në të ardhmen do të kemi gjëra konkrete falë bashkëpunimit me koordinimit të duhur me strukturat përgjegjëse të projektit, si dhe falënderon në mënyrë direkte njërin nga bashkëpunëtorët, Ermirin, pasi e cilëson të kudogjendur në shkollë dhe në problematikat e përditshme që ka komuniteti.

Pikante e veprimtarive ishin aspektet e ndryshme të vullnetarizmit, dëshmi e qasjes ndaj vlerave dhe sfidave të BE-së.

Veprimtaria u përshëndet nga përfaqësues të projektit dhe autoritetet drejtuese lokale, të cilët nënvizuar rolin dhe rëndësinë e projekteve të tilla që po implementohen në disa bashki të vendit, si dhe falënderuar zyrën e integrimit të kësaj bashkie për vlerësimin dhe seriozitetin e treguar ndaj rëndësisë së aktivitetit.

Përshëndetjet kulmuan me fjalimin plot ngjyra emocionale të administratorit të qytetit të Buashatit, z. Ermir Shimaj, të cilin ne zgjodhëm ta publikojmë të plotë për vetë përmbajtjen ideore, mesazhin që dha dhe emocionalitetin e audiencës:

Ja fjalimi i plotë:

Ju lutem me mirekuptoni  per emocionet e pa’shmangshme,  Jam I lumtur sot  dhe sigurisht ndihem I privilegjuar qe flas nen emrin e kesaj zone te mrekullueshme dhe shume te lashte gje te cilen jam munduar ta pasqyroj edhe ne banerin qe ndodhet ne holl dhe qe shkurtimisht  perblidhet me emertesen Bushat por qe ne fakt shtrihet mjaft me gjere se kaq.

Ndjese ju lutem, por dy fjale per auto prezantim,  une jam pasardhes I nje familjeje dhe I nje shoqerie  tradicionale ku ne breza  eshte kultivuar ndershmeria, ku edhe e drejta dhe e verteta jane te shenjta ku edhe humanizmi dhe solidariteti ne komunitet pa ndasi te asnje lloji jane konsideruar vlere, vij nga nje familje ku gjithmone  jetesa  eshte perballuar me pune dhe jeta me nder.

 Ndaj sot jam I lumtur sepse  çoj edhe nje hap me tej vlerat e trasheguara nga para’ardhesit e mi dhe veç kesaj permbush nje premtim timin te dhene nje personi te shtrenjte per mua dhe qe ne fakt ai nuk arriti ta degjonte, dhe ky premtim ishte “nuk do te te turperoj kurre dhe do te te bej te ndihesh krenar per tend bir’’  dhe me besoni krenari nuk do te thote pasuri, nuk do te thote material, krenari eshte kjo qe une po perjetoj sot dhe qe eshte fale brumit familjar per sherbim me perulesi dhe respekt per komunitetin.

 Qe te sqarohemi, Une nuk jam me I zgjuari I kesaj treve sepse kjo zone e mrekullueshme ka prodhuar jo pak intelektuale  te te gjitha fushave e deri te graduar me tituj shkencor ama  jo’rastesisht jam ketu para nje paneli kaq te nderuar sot sepse kam vullnetin e forte  dhe deshiren e mire per ti sherbyer  komunitetit dhe vendit tim qe me aq sa di e mundem te jap pastertisht kontributin tim maksimal ne funksion te puneve te dobishme dhe te zhvillimeve pozitive.

Tani ti kthehemi temes per te cilen edhe jemi mbledhur, diku ne fillim’vjeshte fillova te analizoj ne vetvete ate shprehjen “mos prit cka ben vendi yt per ty por bej cka mundesh ti per vendin tend”

dhe duke pas kete shprehje ne mendje dhe sigurisht e nderthurur me shprehje e te madhes nena Tereze “bej pune te vogla me dashuri te madhe” e konsiderova 25 tetorin si moment historik personal (te falenderoj kryetar per besimin e dhene dhe uroj te mos te te kem zhgenjyer).

Te nderuar miq Shqiperia sot eshte vend anetar I NATO-s si edhe e mjaft organizmave te tjera nderkombetare dhe sigurisht ndjekese e zellshme e rruges per integrim dhe anetaresim Europian, ndaj neve sot fatmiresisht nuk na lipset te bejme luftera çlirimtare dhe as te shpallim pavaresine e memedheut sepse keto I kane bere para’ardhesit tane, por neve sigurisht qe na lipset qe çdo mundesi qe na jepet per ti sherbyer vendit ta konsiderojme si privilegj dhe si moment historik personal.

Miq,  Bota , Europa, Shqiperia dhe pse jo edhe Bushati kane egzistuar mijera vjet para nesh dhe sigurisht do vazhdojne te egzistojne edhe mijera vite te tjera pas nesh, ama per ne ky eshte momenti  jone historik  dhe kete duhet ta shfrytezojme maksimalisht  duke dhene shembuj pozitiv ne te mire te se ardhmes duke bere bere pune te mira dhe edhe ne mos mundshim ti perfundojme te pakten te vendosim gurin e themelit te se ardhmes pozitive per brezat qe vijne pas nesh e sigurisht edhe ne respekt te mundit e sakrifices se para’ardhesve tane.

Thene kete e fillova pergjegjesine e kryetarit te qytetit (ndjese por Bushatin nuk e quaj dot fshat sepse qyteterimi I Bushatit eshte I lashte dhe I faktuar tashme) me ri’ndriçimin e qendres se Bushatit, ndriçimi ekzistues ishte demtuar rende ku shumica e ndriçuesve rrugor ishte demtuar dhe riparimi I tyre kishte nje kosto mjaft me te larte se blerja e ndriçuesve te rinj dhe qe sigurisht ishin te kohes per nga cilesia e ndriçimit dhe per me teper kane nje konsum energjie elektrike sa 1/5 e konsumit te energjise qe kishin te vjetrit, dhe kshtu u be ,ishte deshire dhe kontribut personal dhe u realizua blerja e 28 ndriçuesve te rinj LED dhe qe me mbeshtetjen e sektorit te sherbimeve te bashkise u zevendesuan te vjetrit me te rinjte dhe ndryshimi ishte  cilesisht krejt tjeter. Dihet qe drita eshte shprese, shpreh optimizem ndaj edhe ku kishte  me mire se ta filloja me driten duke dasht te perçoj shprese tek bashke’qytetaret e mi!!!

Nisma e dyte per nga koha e startimit ishte e dyta sepse n’fakt kishte mjaft kohe me heret qe e mendoja pra behet fjale per nismen  “Oksigjen per Bushatin”. Siç edhe e thashe kishte kohe qe vrisja mendjen, nderkohe testova opinionin se sa mund te ja arrinim, konsultohesha me specialiste te fushes dhe merrja informacion se si mund te ishte rruga me e mire e realizimit te idese se pyllezimit te malit rreze se cilit shtrihet  Bushati dhe jo vetem.  Pasi krijova bindjen se mund te ja dalim u be publike ideja dhe sigurisht ne te njejten kohe duke garantuar transparence maksimale nisma mori mbeshtetje te kenaqshme nga nje pjese e konsiderueshme e banoreve ktu por edhe e nje pjese te mire te bashke’qytetareve qe jetojne jashte atdheut e  deri ne skajet me te largeta te globit(I falenderoj shume per aktin dhe jam shume krenar per ta) kontribute vullnetare  kto qe bene  te mundur mbjelljen e mbi 2000 fidaneve te pishes dhe e gjitha u realizua fale nivelit te larte te qytetarise se zones.   Natyrisht qe jam I lumtur per gjithçka u realizua deri tani sepse te gjithe bashke I dhame jete nje nisme qe fare pak kemi degjuar te realizohen ne Shqiperi. E kjo nuk ishte e gjitha, sepse permes kesaj nisme  veç  fidaneve te pishes  hodhi rrenje edhe ideja e parkut publik te qytetit I cili veç atraksionit çlodhes do jete edhe burim zhvillimi ekonomik dhe mjedis I kendshem social-kulturor per zonen.

Nisma e trete u bazua tek mjedisi, duke pasur parasysh qe nje ambjent I paster sigurisht qe eshte cilesi me e mire jetese ndermora nismen per mjedis te paster dhe qe u titullua “Ambjent I pater eshte cilesi jete”. Ne bashkepunim me kliniken dentare  I-Dental (Edison te falenderoj dhe te jam shume mirenjohes per kontributin tend ne vazhdimesi)  beme te mundur blerjen dhe sjelljen e 50 koshave te mbeturinave qe vendosen neper  trotuare dhe qe ne ditet ne vazhdim do bejme montimin dhe paralelisht sensibilizimin e opinionit qe te gjithe te tregohemi koshient per rendesine qe ka ruajtja dhe perkujdejsja per ambjentin dhe respekti ndaj natyres.

E kto nuk ishin e gjitha, sepse paralelisht me zhvillimet permes nismave u perpoqa fort t’u qendroj prane shkollave duke u munduar me sa mundesi qe ishin qe ti poltesonim nevojat e tyre, dhe ti suportonim nxenesit qe te jene sa me te perqendruar ne mesime dhe te mos ndjenin mangesi ne abjentet shkollore dhe ne fakt po se beme per ta per ke tjeter duhet ta bejme atehere!!  Ata jane e ardhmja jone dhe e ardhmja e vendit ndaj e meritojne gjithe vemendjen dhe perkushtimin  tone.

Po keshtu gjate kesaj kohe relativisht te shkurter sepse po flasim per nje periudhe kohore  rreth tremujore, identifikuam problematikat akute dhe ato pikat kyçe te kolektoreve kullues ne menyre qe te shmangnim permbytjet  e pa’arsyeshme te rrugeve gje e cila shkaktonte mjaft kaos e problem ne jeten e qytetareve kur kishte reshje shiu qoft edhe mesatare. Fale mbeshtetjes se bashkise ja arritem ti eleminojme kto probleme, edhe pse duhen nderhyrje te tjera qe problemi marre zgjidhje afat’gjate.

A keni plane dhe endrra te tjera dhe a mbyllet ketu lista e deshirave dhe objektivave, mund te pyesni??!!! 

Jo sigurisht qe jo , ky eshte vetm fillimi. Duke qene person I punes me shume se sa I fjales le te ja leme kohes zhvillimet e ardhshme dhe te flasim me vepra me mire.

Por per çka arritem deri ketu nuk mundem te mos bej ca falenderime!!

 Kristjan te falenderoj qe koinçiduam duke pare te njejtat endrra ne ato moment dhe u be biseda e pare bashke ne lidhje me kete pergjegjesi.

Ardjan te falenderoj per mbeshtetjen e pakursyer ne vazhdimesi.

Kryetar Marku te falenderoj per besimin e dhene dhe per mbeshtetjen e pa’reshtur  tenden dhe qe per mua ishte dhe do vazhdoje te jete beso,j jo vetem dere e hapur por edhe nje mik qe te pret me shume dashamiresi dhe interes ne funksion te te puneve te dobishme per komunitetin tone.

Falenderoj perzemersisht te gjithe personelin e bashkise qe me gadishmerine e tyre per te sherbyer dhe punuar na I lehtesuan gjerat e ktu do veçoj sidomos sektorin e sherbimeve publike per devotshmerine ne pune dhe vete’sakrifikimin,me qellimin e mire te realizimit te objektivave dhe qe me jane gjendur prane  vertete shume.   

Ne administraten e bashkise gjate ketyre muajve takova mjaft njerez pasionant dhe te perkushtuar ne pune por nuk mund te rri pa veçuar njeren, dhe ajo eshte znj. Entela , nje njeri qe veç profesionalizmit te larte mbart edhe vlera te rralla qe pak.kund mund ti hasesh, Miresia dhe Dashuria e saj nderthurur me perulesine ne sherbim ndaj njrezeve te zakonshem e ben ate njeri ,person te rralle dhe qe une jam I datyruar ta falenderoj me gjithe zemer per gjithçka te mire qe arritem bashke.

Dua ti mbyll falenderimet me nje super falenderim per komunitetin e mrekullueshem  qe kjo zone ka , mirenjohje per  çdo kontributor qe mbeshteti nismat por edhe shume te tjere qe edhe pse ne kushte te vogla ekonomike ndoshta, por mbi xhepin personal prevaloj zemra e madhe  e tyre e solidaritetit ne komunitet dhe ju bashkuan nismes qoft edhe fizikisht e ktu dua  te veçoj Xhelalin 75 vjeçar qe sfidoj moshen e  ju ngjit malit me lopate ne dore dhe e dha ndihmen e vet me shume zell dhe me  deshiren e mire qe brezat e ardhshem  ti gezojne keto pune dhe ai e deshironte qe ne kete momen te linte gjurmen e tij. Perulem para te gjithe qytetarise  se Bushatit dhe jo vetem   qe treguan se kjo zone I ka rrenjet e thella ne lashtesi dhe qe I perket vetem vlerave pozitive.

Te nderuar pjesemarres ne kete ngjarje te veçante dhe shume domethenese per vendin tim;  Europa e endrrave tona nuk mbiu nga toka kshtu siç eshte  tani, por ishin dhe jane njerezit qe me pune te vazhdueshme dhe sakrifica kane bere dhe vazhdojne te bejne, e si produkt I ketij perkushtimi  kemi  sot Europen e  shume’deshiruar.

 Europa dhe rendi demokratik te cilin sot jetojme e ka te shenjte lirine e fjales. Sigurisht qe nje dite nuk do jemi ne keto kushte apo pozita qe jemi tani. Prandaj nese duam te mos e privojme veten nga e shenjta liri e fjales, ne sot duhet te tregohemi te pergjegjshem. Neser kur dicka ndoshta nuk do na pelqeje, apo ndoshta mund te mos jemi dakort,  do jemi goje’mbyllur nese  sot  nuk   pekushtohemi me devotshmeri e ndershmeri ne kryerjen me se miri te pergjegjesive te marra persiper nga te gjithe ne dhe te mos pendohemi neser per çka kishim mundesi te benim por nuk e beme.

Shqiperia ka qene Europe qysh se zoti ka krijuar gjithesine. Ne Europen e kemi ketu ne Shqiperine tone. Zoti na ka bekuar me te gjithe te mirat e mundshme dhe na ka dhuruar nje vend qe çdo pellembe toke e ketij vendi sjell zhvillim pozitiv dhe mundesi te shumta  jetese. E kemi  detyrim qe te nxisim dhe te mbeshtesim  zhvillimet pozitive ne shoqeri , e per te bere kete me se pari duhet te operojme me vizion dhe humanizem, humanizmi sigurisht eshte vlere e rrale, humanizmi eshte ndjenje, eshte dashuri qe nuk ka çmim qe mund te blihet, nuk ka vlere monetare apo materiale qe te jep ate kenaqesi shpirtnore qe humanizmi ta jep. Prandaj, ne te gjithe bashke,  edhe ne mos mundshim te bejme pune te medha, t’pakten ta jetesojme shprehjen e  shenjtes Nena Tereze “bej pune te vogla me dashuri te madhe”   Le te jete kjo motoja jone e te perditshmes, dhe suksesin e kemi prane pastaj.

 Ju falemnderit te gjitheve per pjesemarrjen ne kete dite  te shenuar.

Ju uroj shume suksese ne pune e ne jete dhe paçi gjithmone bekimin e zotit.

 JU FALEMINDERIT.  

Të Lidhura

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla
Artikuj

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

2 Tetor, 2025
A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus
Artikuj

A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus

28 Shtator, 2025
Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025
“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale
Artikuj

“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale

12 Shtator, 2025
Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali
Kulturë

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali

6 Nëntor, 2025

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025

FOTO/ Divorci me vëllain e Belinda Ballukut, “kunji” i Rozanës për Nedën: Po mbiemrin do ta mbash?
Show Biz

FOTO/ Divorci me vëllain e Belinda Ballukut, “kunji” i Rozanës për Nedën: Po mbiemrin do ta mbash?

6 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com