InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shqipëria, ky kamp i madh internimi!

30 Janar, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Shqipëria, ky kamp i madh internimi!

Nga Elona CASLLI

Kushdo, që ka jetuar në diktaturë, e njeh mirë domethënien dhe plagën e fjalës internim. Të degdisnin diku larg, në një zonë të harruar dhe tanimë, ti u përkisje atyre “ të internuarve”.

Të internuarit trajtoheshin si rast i izoluar në pavionin e infektivit. Dukej, se ndonjë sëmundje do ta zinte pjesën e shëndetshme të shoqërisë, po të komunikonte me ta.

Lind pyetja: A kanë mbaruar internimet në Shqipëri?!

Detyrimi për të qëndruar në një vend të caktuar (në një fshat, qytet, krahinë etj) për një kohë, pa pasur të drejtën për t’u larguar që andej, është forma e internimit, që përdorej në kohën e qoftëlargut.

Detyrimi për të qëndruar në një vend të caktuar ,(në një fshat, qytet, krahinë etj) për një kohë, pa pasur të drejtën për të fituar të drejtën tënde, është forma e internimit, që përdoret në kohët moderne.

Sa shqiptarë qëndrojnë në këtë vend dhe nuk kanë të drejtën për të kërkuar të drejtën e tyre?!
Sa shqiptarë jetojnë me dinjitet në këtë kamp të madh internimi që quhet Shqipëri?!
Sa shqiptarë i japin zë mendimit, fjalës apo revoltës së tyre të brendshme?!

Të traumatizuar nga çka mund të ndodhë të nesërmen, të nënshtruar dhe të bindur ndaj udhëzimeve të gardianëve, që përfaqësojnë pushtetin, dehemi çdo çast me iluzionin e lirisë, duke qenë krejt të vetëdijshëm, se liria si koncept dhe ne si shoqëri, jemi dy vija paralele.

Në këtë rrugëtim paralel, e vështrojmë me bisht të syrit lirinë dhe me shpresën absurde se paralelet takohen një ditë, vazhdojmë t’i nënshtrohemi internimit dhe paradoksalisht ndonjëherë ndihemi edhe të lumtur brenda tij.

Post Scriptum- Gardianët e kampit na vëzhgojnë dhe na vlerësojnë!

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com