InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Dokumenti/ Firmosën shembjen e Teatrit, por inxhinierët janë të palicencuar

27 Janar, 2020
in Artikuj, InfoPress, Lajme
A A
Teatri Kombëtar, Këshilli Koordinues i Diasporës: Të ruajmë identitetin tonë kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar disa dokumente zyrtare që demaskojnë “inxhinierët” të cilët kanë firmosur pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ky raport u përdor më pas nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës për të vijuar me projektin e shembjes së godinës ekzistuese, por sipas Aleancës mban firmën e ekspertëve të palicencuar.

“Ironia qëndron në faktin e zbuluar se 3 nga 11 inxhinierët dhe arkitektët që unanimisht kanë firmosur Raportin e Vlerësimit të godinës së Teatrit Kombëtar, referuar Regjistrit të Licensave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, janë të paliçensuar”, – shkruan ndër të tjera Aleanca për Teatrin në reagimin e saj e cila bazohet në gjetjet e një kontrolli të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Nga gjetjet e KLSH, ajo që vlen të evidentohet është se në këtë institucion janë të punësuar inxhinierë dhe arkitektë të paliçensuar dhe pa eksperiencë në kundërshtim me ligjin” – thotë Aleanca.

Instituti i Ndërtimit në Vlerësimin Teknik të godinës së Teatrit Kombëtar, në Mars të vitit 2018, ndër të tjera ka dalë në konkluzionin se objekti është jashtë kushteve teknike, por sipas Aleancës u bë pa kryer asnjë analizë.

“Për t’u theksuar nga ky dokument është fakti se këto konkluzione janë arritur pa kryer asnjë analizë profesionale në lidhje me materialet dhe strukturat mbajtëse të objektit dhe asnjë provë laboratorike nuk është kryer për ato. KLSH-ja konstaton në përfundim të auditimit se Instituti i Ndërtimit nuk disponon asnjë laborator tekniko-shkencor dhe kjo ka sjellë në dhënien e oponencave jocilësore duke e kthyer këtë institucion në një zyrë të thjeshtë punësimi” – thuhet në reagim.

“Ky vlerësim teknik i kërkuar në mars të vitit 2018 me kërkesë të Hervin Çulit, drejtor i Teatrit Kombëtar, me sa kuptohet sot, kishte pasur për qëllim jo sigurinë e objektit, por të nxirrte me hir a pahir se godina e Teatrit Kombëtar nuk vlen dhe se duhet shembur. Ishte pikërisht ky dokument, i cili solli më pas një zinxhir dokumentash teknike dhe ligjorë duke bërë të mundur edhe miratimin e ligjit famëkeq “Fusha” më 5 korrik të po atij viti” – e mbyll Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. ©LAPSI.al

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com